By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Qyteti ku mund të hash ushqim gurme për vetëm një euro
November 3, 2025
Protesta e paguar në Ambasadën e Ukrainës në Varshavë – provokim rus për 40 dollarë?
November 3, 2025
Picula: KE-ka qenë padrejtësisht e butë ndaj autoriteteve serbe
November 3, 2025
Sveçla: Serbia po vazhdon me veprime destabilizuese ndaj Kosovës
November 3, 2025
Keqinformimi ndikoi në zgjedhjet lokale 2025
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zelensky nis bisedime me Erdoganin para samitit të NATO-s
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Zelensky nis bisedime me Erdoganin para samitit të NATO-s
Rajon / Botë

Zelensky nis bisedime me Erdoganin para samitit të NATO-s

Kosova Times
Last updated: 2023/07/08 at 10:27 AM
Kosova Times Published July 8, 2023
Share
SHARE

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, tha se bisedimet e tij me liderin turk Rexhep Tajip Erdogan do të mbulojnë samitin e NATO-s të javës së ardhshme në Lituani, garancitë e sigurisë dhe një marrëveshje të eksportit të grurit ukrainas me Rusinë që Turqia ndërmjetësoi vitin e kaluar.

Zelenskiy njoftoi temat që do të diskutohen në bisedime teksa mbërriti në Stamboll më 7 korrik në pjesën e fundit të turneut të tij.

“Ne po përfundojmë një ditë të ngarkuar në Turqi. Negociatat me presidentin Erdogan. Koordinimi i qëndrimeve në lidhje me formulën e paqes, samitin e NATO-s, garancitë e sigurisë dhe iniciativën e grurit”, tha Zelenskiy.

Tema të tjera për t’u diskutuar janë kontratat e rindërtimit dhe mbrojtjes, shtoi ai.

Zelenkiy ka qenë në turne dy ditët e fundit për të mbledhur mbështetjen për një ftesë për t’iu bashkuar NATO-s, përpara samitit të aleancës ushtarake javën e ardhshme.

Ndalesa e tij e parë ishte Bullgaria, ku mori garanci për mbështetje nga kryeministri Nikolai Denkov dhe nënshkroi një deklaratë për integrimin e Ukrainës në organizatat perëndimore, përkatësisht në NATO dhe BE.

Në një ndalesë në Sllovaki në fillim të 7 korrikut, Zelenskiy u takua me presidenten sllovake Zuzana Caputova dhe kryeministrin Ludovit Odor për të diskutuar situatën në vijën e parë të luftës së Ukrainës dhe aspiratat e Kievit për samitin.

Presidenti ukrainas më pas udhëtoi për në Pragë, ku u takua me kryeministrin çek Petr Fiala, i cili tha se e ardhmja e Ukrainës qëndron në Bashkimin Evropian dhe NATO-n, ndërsa premtoi mbështetje të mëtejshme -duke përfshirë helikopterët ushtarakë – për Kievin ndërsa lufton për të zmbrapsur trupat ruse të cilët nisën një pushtim të plotë në shkurt të vitit 2022.

“Ukraina po lufton gjithashtu për ne, për sigurinë e të gjithë Evropës”, tha Fiala.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me Fialan, Zelenskiy bëri thirrje për armë me rreze të gjatë, duke thënë se pa to “është e vështirë jo vetëm të kryesh një mision sulmues, por edhe të kryesh një operacion mbrojtës”.

Një tjetër armë që ka kërkuar Ukraina, municionet thërrmuese, do të dërgohen në një paketë të ardhshme nga Shtetet e Bashkuara, konfirmoi më 7 korrik këshilltari për sigurinë kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan. Sullivan u tha gazetarëve se Uashingtoni do të sigurojë armët e diskutueshme, duke u thënë gazetarëve se është ” gjëja e duhur për të bërë.”

Kievi ka premtuar se do t’i përdorë municionet me kujdes, tha Sullivan.

Sullivan komentoi gjithashtu aspiratat e anëtarësimit të Ukrainës, duke thënë se rruga e Ukrainës drejt NATO-s do të diskutohet por nuk do të vendoset në samit.

Kyiv “ka ende hapa të mëtejshëm që duhet të ndërmarrë përpara anëtarësimit” dhe “nuk do të bashkohet” në kohën e tanishme, tha Sullivan.

Përderisa shumë aleatë perëndimorë, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n, kanë nxitur të zotohen për mbështetjen e tyre të plotë për Ukrainën për aq kohë sa duhet për të fituar betejën kundër Rusisë, disa ndarje janë shprehur në shpejtësinë me të cilën Ukraina mund të futet në BE dhe NATO-s.

Përveç samitit të NATO-s të javës së ardhshme, bisedimet e Zelenskiy në Stamboll pritet të mbulojnë Iniciativën e Drithërave të Detit të Zi, një marrëveshje për transportimin e grurit nga portet e Detit të Zi të Ukrainës që do të përfundojë më 17 korrik.

Rusia deri më tani nuk ka rënë dakord për rinovimin e marrëveshjes sipas së cilës Ukraina ka qenë në gjendje të dërgojë grurë në tregjet globale pavarësisht luftës. Moska ka thënë se nuk sheh asnjë bazë për të rinovuar marrëveshjen përtej 17 korrikut për shkak të pengesave për eksportet e saj të grurit dhe plehrave.

Turqia, e cila ndërmjetësoi marrëveshjen vitin e kaluar, ka kërkuar zgjatjen e saj.

You Might Also Like

Picula: KE-ka qenë padrejtësisht e butë ndaj autoriteteve serbe

VMRO-ja fitoi në 54 komuna dhe Qytetin e Shkupit, VLEN renditet e dyta me 9 komuna, LSDM e treta me 6 dhe AKI e katërta me 4 komuna

Një grua shtatzënë britanike (19) lirohet nga burgu në Gjeorgji. “Nuk e prisja këtë”

Kryeministri çek bie dakord për qeverinë me partitë e ekstremit të djathtë dhe euroskeptike

Rusët lëshojnë nëndetëse bërthamore me ‘armë të Ditës së Gjykimit’

Kosova Times July 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

KDI: Ligji i (ri) i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Kosova Times Kosova Times May 2, 2024
Kremlini nuk beson se Turqia po furnizon Ukrainën me bomba thërrmuese
Zelensky: Rusia shkatërroi 30% të termocentraleve të Ukrainës
Osmani: Egërsia e regjimit kriminal serb u manifestua edhe ndaj shtatzënës
28 Nëntori, Haradinaj: Nderim përjetë heronjve, nderim Isa Boletinit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?