By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 16 dhjetor
December 16, 2025
Dhëndri i Trump heq dorë nga ndërtimi i një hoteli në Beograd?
December 15, 2025
Korçë, përkujtohet Faik Konica në 83-vjetorin e ndarjes nga jeta
December 15, 2025
Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike
December 15, 2025
Berat Gjimshiti shpallet `Lojtari i Vitit i Kombëtares`
December 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Fillon zbatimi i projektit për lajmërimet në shtëpi për pensionistë në të gjitha komunat
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Fillon zbatimi i projektit për lajmërimet në shtëpi për pensionistë në të gjitha komunat
Financa

Fillon zbatimi i projektit për lajmërimet në shtëpi për pensionistë në të gjitha komunat

Kosova Times
Last updated: 2023/07/08 at 4:03 PM
Kosova Times Published July 8, 2023
Share
SHARE

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se ka filluar me angazhimin ekipeve mobile me qëllim të lajmërimit të pensionistëve në të gjitha Komunat e Republikës së Kosovës.

Nga ky shërbim do të përfitojnë:

  1. i) pensionistët që janë në dhe mbi moshën 80 vjeçare, dhe
  2. ii) pensionistët që për shkaqe shëndetësore nuk mund të paraqiten fizikisht për vazhdimin e pagesës së pensionit, pa marrë parasysh moshën.

Ky shërbim ka filluar të zbatohet fillimisht në regjionin e Prishtinë (Komuna e Prishtinës, Fushë Kosovës, Drenasit, Lipjanit, Podujevës, Obiliqit dhe Graqanicës), si pilot-projekt, nga muaji shkurt i këtij viti, duke qenë i kufizuar me moshën 85+. Ndërsa tani zgjerohet edhe në të gjitha komunat, si dhe përfshihen të gjithë pensionistët 80+ dhe secili pensionist që për shkaqe shëndetësore nuk mund paraqitet fizikisht.

Paraqitja e kërkesës për këtë shërbim bëhet në adresat elektronike si në vijim:

Për regjionin e Prishtinës – pensionet.pr@rks-gov.net;

Për regjionin e Mitrovicës – pensionet.mi@rks-gov.net;

Për regjionin e Prizrenit – pensionet.pz@rks-gov.net;

Për regjionin e Pejës – pensionet.pj@rks-gov.net;

Për regjionin e Gjilanit – pensionet.gji@rks-gov.net;

Për regjionin e Ferizajt – pensionet.fe@rks-gov.net; dhe

Për regjionin e Gjakovës – pensionet.gjk@rks-gov.net

Kërkesa mund të paraqitet individualisht nga pensionisti apo nga çdo preson tjetër që e paraqet në emër të pensionistit. Kërkesa duhet të paraqitet së paku 7 (shtatë) ditë para datës kur pensionisti duhet të lajmërohet fizikisht, pranë zyrave të Departamentit të Pensioneve.

Kërkesat e tilla janë vlefshme vetëm nëse konfirmohet pranimi i shkresë elektronike kthyese, përndryshe kërkesa duhet të përsëritet.

Në kërkesë pensionistit duhet të paraqesin të dhënat si në vijim:

  1. a) emri dhe mbiemri i pensionistit;
  2. b) numri personal i pensionistit;
  3. c) numri i telefonit të pensionistit (nëse ka – preferohet numër i mobilit);
  4. d) numri i telefonit të një personi të afërt të pensionistit; dhe
  5. e) adresa e banimit të pensionistit dhe përshkrimi shtesë lidhur me adresën.

Pensionistit do t’i konfirmohet që kërkesa është pranuar, dhe pas verifikimit të të dhënave sipas kritereve të përcaktuara më lartë, do të njoftohet për realizimin e vizitës përafërsisht 24 orë më herët, përfshirë këtu edhe ditët e vikendit.

Pensionistët të cilëve nuk ju aprovohet kërkesa për shkak të mos plotësimit të kritereve, duhet të vazhdojnë të paraqiten për lajmërim tek zyrat e pensioneve.

Andaj, ftojmë pensionistët që i plotësojnë kushtet për këtë shërbim dhe të afërmit e tyre të shfrytëzojnë këtë shërbim. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Çmimet e energjisë elektrike vazhdojnë të rriten, me indeksin GME në 119 euro

Lufta kundër falsifikimit të parasë temë e takimit Ismaili-Vitagliano

Guvernatori Ismaili në panelin e FMN-së foli për qëndrueshmërinë financiare

Dollari dobësohet, euro forcohet

Regjistrimi i bizneseve mund të bëhet edhe përmes platformës e-Kosova

Kosova Times July 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Bislimi takohet në Budapest me kryetarin e Komitetit për Punë të Jashtme të Hungarisë, flasin për objektivat e Kosovës për integrim

Kosova Times Kosova Times May 13, 2024
Të paktën 16 të vrarë nga sulmet ruse në Odesa dhe Vinitsja
T’i përqafosh dallimet: Sindroma Down s’e pengon Ndaloren të punojë
Edhe 40 të huaj në mesin e protestuesve të arrestuar në Iran
Sulmohet fizikisht një efektiv në pikën kufitare të Jarinjës, policia në ndjekje të autorit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?