By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sanksione të pezulluara dhe propozime për metale të rralla
August 14, 2025
Mbyllet afati, KQZ mblidhet për certifikimin e 9 subjekteve politike
August 14, 2025
Vizita e parë e Nënë Terezës në Shqipëri
August 14, 2025
Evropa po digjet, me emergjenca nga Greqia në Portugali
August 14, 2025
Horoskopi ditor për 14 gusht 2025
August 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vendkalimet nëpër hekurudhë, mungesa e sinjalistikës paraqet rrezik|
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Vendkalimet nëpër hekurudhë, mungesa e sinjalistikës paraqet rrezik|
Lajme

Vendkalimet nëpër hekurudhë, mungesa e sinjalistikës paraqet rrezik|

Kosova Times
Last updated: 2023/07/09 at 10:17 AM
Kosova Times Published July 9, 2023
Share
SHARE

Janë vendkalime të pashmangshme për automjetet dhe qytetarët. Por kalimi mbi hekurudha në vazhdimësi është përcjellë me rreziqe e madje edhe me humbje jete. Nga vendkalime mbi hekurudha në shumicën e rasteve ngasësit e veturave po pësojnë më fatalitet.

 

Në fshatin Videjë të Klinës, para disa ditësh, nga një aksident mes një veture dhe një treni ka humbur jetën një 25-vjeçar.

Ky nuk është rasti i vetëm pasi vendkalimet në hekurudha ndër vite po paraqesin rrezik për ngasësit e automjeteve, por edhe për kalimtarët të cilët nuk kanë alternativë tjetër.

Banorët e fshatit Videjë të Klinës, të cilët duhet të kalojnë përmes hekurudhës, ankohen për mungesë të sinjalistikës teksa thonë se ndihen të rrezikuar gjithnjë.

Nga Policia e Kosovës tregojnë për numrin e aksidenteve tren -automjet përgjatë tre vjetësh:

Në vitin 2020 11 aksidente.

Në vitin 2021 13 aksidente.

Në vitin 2023, periudha janar – qershor, 5 aksidente.

Banorët e fshatit Videj të komunës së Klinës ankohen për mungesë sinjalizimi.

“S’ka sinjalizim, s’ka hiq, nuk është rasti i parë që ka ndodhë, ka ndodhë edhe me herët, këtu i ka gjuajt tre vetë, tre djem të ri, e rrezikshme është shumë”, tha banori, Lekë Marku.

“Për ne është shumë i rrezikshëm kalimi në hekurudhë, për shkak se sinjalizime ka vetëm në tabela e jo në drita apo me diçka rampa apo diçka tjetër. Për ne është shumë rrezik dhe nuk është vdekja e parë që ndodhi tani por po ndodhin shpesh, i lus institucionet përkatëse që të ndërruarin masa, para se të ndodhë keq e më keq”, tha banori, Jozef Mriaj.

Ndërsa nga Infrakos, për RTK, kanë thënë se ka bërë identifikimin e mungesave të sinjalizimit të shenjave vertikale në kryqëzimet hekurudhë-rrugë në të gjitha vendkalimet derisa thanë se dhe në vazhdimësi i informojmë organet kompetente për mungesën e tyre.

“Hekurudhat e Kosovës në tërë rrjetin e saj hekurudhor kanë gjithsej 275 vendkalime legale, ndërsa 28 prej tyre janë vendkalime të mbrojtura. Në këtë rrjet hekurudhor kemi gjithsej 33 vendkalime ilegale ose vendkalime të egra dhe pa pëlqim nga Infrakosi. Ky numër ndryshon sepse kohë pas kohe rrënohen nga njësitë punuese të Infrakos Sh.A, por fatkeqësisht prapë kthehen në qarkullim. Viti 2022 është përmbyllur pa asnjë rast të aksidentit me fatalitet, ndërsa nga janari e deri në korrik të vitit 2023 fatkeqësisht i kemi dy raste me fatalitet”.

Sipas Infrakosit janë dy nënkalime hekurudhore ku probabiliteti i rrezikshmërisë është zero. Ngasësve të automjeteve në vendkalimet në hekurudha u bëhet apel për kujdes të shtuar.

You Might Also Like

Mbyllet afati, KQZ mblidhet për certifikimin e 9 subjekteve politike

Të enjten ulen temperaturat në Shqipëri, reshje lokale në zonat malore

Gjendja në pikat kufitare, pritje deri në 90 minuta në Merdar

Moti sot kryesisht me diell

Partitë shqiptare bëhen bashkë në garën zgjedhore në Graçanicë

Kosova Times July 9, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Sheiku i përshëndet i gëzuar një tifozeje brazilian, reagimi i gruas së tij shkaktoi kaos në internet

Kosova Times Kosova Times November 30, 2022
Gratë e dhunuara nga një prift slloven kërkojnë heqjen e mozaikëve të tij
“Bixhozi” i Macronit me zgjedhje: Çka do të thotë për Ballkanin?
Vuçiq bëri shtatë përfundime pas vendimit të Dodik, duke thënë se kjo është kriza më e madhe e pasluftës
“Wagner” hapi qendra rekrutimi për mercenarët në 42 qytete të Rusisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?