By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Guvernatori i BQK-së merr pjesë në seancën plenare të IMFC-së
October 18, 2025
Kosova pranohet ne Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian
October 18, 2025
Vritet ne Turqi Abakar Abakarov, i Telegram “Utro Dagestan”, dyshohej se organizoi trazirat në aeroportin e Makhachkalasë
October 18, 2025
A është kjo rruga që Putini planifikon të ndjekë për të arritur në Budapest?
October 18, 2025
Gazetarët amerikanë zbulojnë: Asgjë nga Tomahawk për Ukrainën!
October 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Opozita maqedonase ndërpret kontaktet me pushtetin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Opozita maqedonase ndërpret kontaktet me pushtetin
Uncategorized

Opozita maqedonase ndërpret kontaktet me pushtetin

Kosova Times
Last updated: 2023/07/09 at 5:01 PM
Kosova Times Published July 9, 2023
Share
SHARE

Opozita maqedonase ka njoftuar ndërprerjen e të gjitha kontakteve me qeverinë e kryeministrit, Dimitar Kovaçevski, sa i përket ndryshimeve kushtetuese, por edhe çështjeve tjera dhe se “tani e tutje do të fokusohet vetëm në kërkesën për zgjedhje të parakohshme parlamentare”.

Organet drejtuese të VMRO DPMNE-së, këtë javë, sipas kryetarit të saj, Hristijan Mickoski kanë vendosur ndërprerjen e çdo kontakti me qeverinë, përveç atyre që kanë të bënë me zgjedhjet parlamentare në vjeshtë.

“Nuk do të kemi asnjë komunikim me qeverinë. Këtë javë kemi pasur një seancë të Komitetit Ekzekutiv të partisë dhe kemi marrë vendim unanim që si VMRO-DPMNE t’i ndërpresim të gjitha komunikimet zyrtare në nivel bilateral me përfaqësues nga qeveria. Ka vetëm një gjë, ajo është të ulemi dhe të pajtohemi për zgjedhjet, kur do të mbahen zgjedhjet, si do të zhvillohen zgjedhjet, në çfarë mënyre – me një qeveri teknike, pa një qeveri teknike, pra do të flasim vetëm për atë që është e lidhur me zgjedhjet”, ka deklaruar Mickoski.

Vendimi i VMRO DPMNE-së vjen në kohën kur partitë në pushtet po kërkojnë mbështetjen e opozitës për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, të domodoshme për vazhdimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ndryshimet duhet të bëhen për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e kushtetutës si popull shtetformues, ashtu siç parashihet me atë që njihet si “propozim francez” për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë për identitetin dhe gjuhën maqedonase dhe aspektet historike.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani tha të dielën se vendimi i VMRO DPMNE-së dëshmon, sipas tij se “partia opozitare as nuk dëshiron dhe as nuk synon të përballet ndonjëherë me ndonjë sfidë që ka të bëjë me shtetin, por se qëllim parësor ka marrjen e pushtetit”.

Osmani tha partitë në pushtet kanë plotësuar të gjitha kërkesat e opozitës por “për VMRO-DPMNE-në, rëndësi kanë vetëm autoriteti dhe pushteti”.

“Pres të punojmë me këtë parti deri në ditën e fundit. Por nëse kjo nuk jep fryte, duhet të punojmë paralelisht me deputetët që nuk duan të mbeten peng i ambicieve dhe duan të mbështesin perspektivën evropiane të shtetit ”, ka thënë Osmani.

Pavarësisht se nuk ka siguruar dy të tretat e votave në Kuvend, Kryeministri Dimitar Kovaçevski të premten njoftoi se ndryshimet kushtetuese së shpejti do të dërgohen për miratim në Kuvend.

Kryeministri Kovaçevski ka hedhur poshtë kërkesën e opozitës për zgjedhje duke ia bërë me dije se zgjedhjet e radhës do të jenë të rregullta, në vitin 2024.

Opozita maqedonase nuk i jep mbështetje me arsyetimin se “Sofja do të vazhdojë me kushtëzime tjera edhe sikur pakica bullgare të bëhet pjesë e preambulës së kushtetutës maqedonase”.

VMRO DPMNE-ja ka thënë se do të mbështetë ndryshimet vetëm në rast se ato hyjnë në fuqi paralelisht me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, por kjo kërkesë e saj është kundërshtuar edhe nga Brukseli me arsyetimin se korniza negociuese nuk mund të ndryshohet.

Bashkimi Evropian në disa raste ka bërë të ditur se ndryshimet duhet të miratohen pasi ato nuk rrezikojnë as gjuhën e as identitetin maqedonas, siç pretendon opozita maqedonase.

You Might Also Like

Moisiu: Liria e Kosovës u fitua me gjak, udhëheqësit e UÇK-së nuk janë kriminelë

Autobusët nga Kosova nisen drejt Tiranës për protestën gjithëkombëtare

John Bolton përballet me 18 akuza për informacion të klasifikuar RTKlive

Presidenti heq dorë nga makinat e Shërbimit Kombëtar të Sigurisë

Osmani e Tërnava flasin për forcimin e pozitës ndërkombëtare të shtetit

Kosova Times July 9, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Gecaj: Çdo intervenim në veri të bëhet në koordinim me KFOR-in

Kosova Times Kosova Times December 27, 2024
FSK do të zhvillojë trajnim në Bradash të Podujevës
Haradinaj: Me AAK-në në Obiliq do të vazhdojnë projektet e mëdha
CIA e pranon se puçi që e mbështeti më 1953 në Iran ishte jodemokratik
A do të arrestohej Netanjahu po të vinte në Gjermani?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?