By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump kërkon 1 miliard dollarë për anëtarësim në Bordin e Paqes për Gazën
January 18, 2026
Paçarizi mohon ndikimin në procesin zgjedhor, kërkon hetim nga Prokuroria
January 18, 2026
Ushtarët italianë të KFOR-it zhvillojnë stërvitje në Kosovën perëndimore
January 18, 2026
Nisin hetimet pas dyshimeve për abuzime gjatë numërimit të votave
January 18, 2026
Tërmkolli:Fenomeni i vjedhjes së votave ka qenë gjithmonë i shprehur në LDK
January 18, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosovarët janë në kredi 4.1 miliardë euro
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Kosovarët janë në kredi 4.1 miliardë euro
Ekonomi

Kosovarët janë në kredi 4.1 miliardë euro

Kosova Times
Last updated: 2022/10/04 at 9:08 AM
Kosova Times Published October 4, 2022
Share
SHARE

Bankat komerciale në Kosovë i përcaktojnë individualisht normat e interesit, bazuar në politikat e tyre afariste. Nga Shoqata e Bankave të Kosovës, theksojnë se ka një rritje të lehtë të normave të interesit për kredi të korporatave jo financiare, përderisa ka një ulje për ekonomi familjare.

Bazuar në ligjet dhe rregulloret në fuqi, bankat komerciale në Kosovë i përcaktojnë individualisht normat e interesit, bazuar në politikat e tyre afariste. Përfaqësues të bankave komerciale në Kosovë nuk pranojnë të flasin para mikrofonit për rritjen e interesit të kredive.

Nga Shoqata e Bankave te Kosovës, në një përgjigje për Radio Kosovën konfirmojnë se është një rritje e lehtë normave të interesit për kredi të korporatave jo financiare, përderisa ka një rënie të lehtë të normave të interesit për kredi të ekonomive familjare.

Norma efektive për kredi të lëshuara për korporatat jo financiare në fund të muajit gusht 2022 ishte 6.05 për qind për dallim prej fundit të vitit 2021 kur ishte 5.72 për qind, ndërsa për ekonomitë familjare në muajin gusht 2022 ishin 5.89 për qind për dallim që ishte 5. 95 qind, thuhet në përgjigjen elektronike nga Shoqata e Bankave të Kosovës.

Përfaqësuesi nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, Agim Shahini, thotë për Radio Kosovën se rritja e interesit bankar dobëson ekonominë dhe investimet.

“Të gjitha bizneset në Kosovë,  përkundër vështirësive për të marr kredi dhe përkundër që interesi ka qenë i lartë edhe në të kaluarën, tashmë është bërë më i lartë, dhe kjo do të mund ta dobësojë konkurrencën ekonomike në vend, qoftë ajo, prodhuese, shërbyese apo tregtare”, thotë Shahini.

Për ekspertin e ekonomisë, Safet Gërxhaliu, rritja ka ardhur si pasojë e rritjes së normave të interesit nga Banka Evropiane Qendrore. Ai thotë se 40 për qind e biznesmenëve në Kosovë kanë nevojë për mjete financiare.

“Nëse vazhdohet kjo ngufatje dhe ky trend, kam frikë se shqetësimi më i madh do të jetë rritja e borxheve të këqija, sepse me këtë formë të zhvillimit dhe me këtë mungesë të  dialogut publiko-privat dhe me këtë mungesë të mbështetjes së sektorit privat, do të jetë shumë e vështirë që sektori privat të përballojë kthimin e borxheve kredive, e ku shumica e bizneseve është në kredi bankare”, shprehet Gërxhaliu.

Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës tregojnë se norma mesatare e interesit në kredi të reja për periudhën e gushtit ishte, 5.99 për qind. Në Kosovë veprojnë 11 banka komerciale dhe vlera e kredive për muajin korrik, ka arritur në 4.1 miliardë euro, thotë për Radio Kosovën, Kushtrim Ahmeti, zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kosovës.

You Might Also Like

Bananas Foster: Një recetë për një ëmbëlsirë të ngrohtë që do të hahet me akullore vaniljeje

Qyteti emocionues italian ku askush nuk dëshiron të qëndrojë

Mus çokollate dhe orizi: Një mrekulli e ëmbël e bërë vetëm me dy përbërës

Kjo sallatë është perfekte për drekë, mund të mbahet në frigorifer për disa ditë

BQE: Pse inflacioni i ushqimeve vazhdon në Evropë

Kosova Times October 4, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Sarrazin e Frangesh takohen edhe me krerët e Listës Serbe

Kosova Times Kosova Times November 10, 2022
Arrestohen dy të dyshuar dhe konfiskohen 800 gram heroinë
“Jetë e padurueshme”: Banorët e Shipitullës të lodhur nga mihja e afërt e qymyrit
Dy persona nen pranga, kapen me armë dhe fishekë
Në Samitin për Klimën miratohet marrëveshje për shmangie të lëndëve djegëse të papërpunuara
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?