By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA: Turqia nuk duhet ta kushtëzojë pranimin e Suedisë në NATO me anëtarësimin në BE
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA: Turqia nuk duhet ta kushtëzojë pranimin e Suedisë në NATO me anëtarësimin në BE
Rajon / Botë

ShBA: Turqia nuk duhet ta kushtëzojë pranimin e Suedisë në NATO me anëtarësimin në BE

Kosova Times
Last updated: 2023/07/10 at 9:57 PM
Kosova Times Published July 10, 2023
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara mbështesin përpjekjet e Turqisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Por, Uashingtoni nuk beson që Ankaraja duhet ta lidhë anëtarësimin e saj në bllokun evropian me pranimin e Suedisë në NATO.

“ShBA-ja për vite me radhë ka mbështetur aspiratat e Turqisë për në BE dhe vazhdon t’i mbështesë ato”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matt Miller.

“Megjithatë, ne nuk besojmë se kjo duhet të jetë pengesë për pranimin e Suedisë në NATO”, shtoi Miller.

Më herët gjatë 10 korrikut, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se BE-ja duhet të hapë rrugën për anëtarësimin e shtetit të tij, para se Parlamenti turk të miratojë aplikimin e Suedisë për t’iu bashkuar NATO-s.

Duke folur përpara nisjes së tij për samitin e NATO-s në Vilnius të Lituanisë, Erdogan tha se pranimi i Suedisë varet nga zbatimi i një marrëveshjeje të arritur verën e kaluar gjatë samitit të aleancës në Madrid, duke shtuar se askush nuk duhet të presë që Ankaraja të bëjë kompromise.

Qëndrimi i Turqisë për Suedinë mbetet i njëjtë, duke u shprehur se Stokholmi nuk e ka trajtuar sigurinë e Ankarasë me seriozitet.

Ndër vite, Suedia e ka akuzuar dhe kritikuar Turqinë për abuzim dhe shkelje të të drejtave themelore të njeriut dhe standardeve demokratike të jetesës, gjë që ka irrituar politikanët në Ankara.

Ndërsa, në anën tjetër, Turqia pretendon se Suedia është duke strehuar anëtarë të grupeve që autoritetet turke i konsiderojnë terroriste.

Në samitin e NATO-s në Vilnius do të diskutohet për një sërë çështjesh, përfshirë edhe pranimin e Suedisë.

You Might Also Like

Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të

Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse

VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet

Kroati fiton gjashtë çmime Eurojackpot me nga pothuajse 60,000 euro secila

VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet

Kosova Times July 10, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rezultatet deri më tash

Kosova Times Kosova Times November 6, 2024
Sekretari i Shtetit i SHBA-së njoftoi shterimin e sanksioneve të reja kundër Rusisë
Rusia riaktivizon botet e saj, objektivi i ri janë zgjedhjet gjermane
Në Ekuador, mjekët deklaruan të vdekur një grua 76-vjeçare. Por ajo filloi të marrë frymë, tashmë e shtrirë në një arkivol
NYT: Rusia ka marrë iniciativën në pjesën më të madhe të frontit në Ukrainë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?