By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Agjentët sekretë italianë të picave
August 8, 2025
Si po zhvillohen mashtrimet dixhitale në industrinë e ushqimit dhe hotelerisë?
August 8, 2025
Një luginë e jashtëzakonshme zvicerane me 72 ujëvara
August 8, 2025
Mustafa: VV bëri përpjekje të qëllimshme për kapje Kuvendi
August 8, 2025
Pasoja evidente të ngërçit politik në ecuritë ekonomike
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Talibanët ndalojnë organizatat suedeze në Afganistan pas djegies së Kuranit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Talibanët ndalojnë organizatat suedeze në Afganistan pas djegies së Kuranit
Rajon / Botë

Talibanët ndalojnë organizatat suedeze në Afganistan pas djegies së Kuranit

Kosova Times
Last updated: 2023/07/11 at 12:11 PM
Kosova Times Published July 11, 2023
Share
SHARE

Administrata talibane tha të martën të gjitha aktivitetet e Suedisë në Afganistan duhet të ndalohen pas djegies së Kuranit jashtë një xhamie në kryeqytetin suedez muajin e kaluar.

“Pas fyerjes së Kuranit të shenjtë dhe dhënies së lejes për fyerje të besimeve myslimane…Emiratet Islamike të Afganistanit urdhërojnë ndalimin e të gjitha aktiviteteve të Suedisë në Afganistan”, tha Zabiullah Mujahid, një zëdhënës i administratës talibane në një deklaratë për media.

Që kur talibanët morën kontrollin në vitin 2021, Suedia nuk mban më një ambasadë të hapur në Afganistan.

Urdhri pritet të ndikojnë në organizatën joqeveritare suedeze, Komitetin Suedez për Afganistanin, i cili ka një prani të konsiderueshme në të gjithë vendin, duke ofruar ndihmë në kujdesin shëndetësor, arsimin dhe zhvillimin rural me mijëra punonjës ndihmës të përfshirë.

Muajin e kaluar, një emigrant irakian në Suedi dogji Kuranin jashtë një xhamie në Stokholm, duke shkaktuar zemërim të gjerë brenda botës myslimane.

Komiteti Suedez për Afganistanin nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment mbi urdhrin e talibanëve. Administrata talibane nuk dha detaje se cilat organizata do të prekeshin.

Sektori i ndihmës në Afganistan tashmë është përballur me sfida të mësha për shkak të kufizimeve të ndryshme, duke përfshirë kufizimet për punonjëset femra dhe një ulje të financimit për planin vjetor humanitar të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara.

Këto rrethana tregojnë se vendet donatore po zvogëlojnë mbështetjen e tyre financiare.

Më 29 qershor, një person grisi dhe më pas dogji Kuranin para xhamisë qendrore të Stokholmit të Suedisë. Ai kishte leje që të protestonte para xhamisë të mërkurën, që përkoi me ditën e parë të Festës së Kurban Bajramit.

Por, pavarësisht se kishte dhënë leje për këtë protestë, policia suedeze më pas nisi një hetim për këtë rast.

Autorizimi i policisë për këtë protestë u bë disa javë pasi Gjykata e Apelit në Suedi refuzoi një vendim të policisë për të ndaluar dy protesta në Stokholm, ku përfshinin edhe djegien e Kuranit.

You Might Also Like

Identifikohen emrat e gati 123,000 ushtarëve të vdekur rusë

Pesë skenarë, një luftë dhe tre udhëheqës: Nga fitorja e Putinit te një përsëritje e Afganistanit Sovjetik

Izraeli po kalon në pushtimin total të Gazës. NBC: Trump i bërtiti Netanyahut

Ka mbërritur reagimi i parë i Kinës ndaj takimit vendimtar midis Putinit dhe Trumpit

Djali (4) lirohet nga spitali në Angli, viziton gjyshen. Vritet nga autobusi

Kosova Times July 11, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Walz pranon nominimin gjatë Kuvendit të demokratëve

Kosova Times Kosova Times August 22, 2024
Listat e pritjes, 4 milionë italianë heqin dorë nga vizitat ose testet
Haradinaj: Dyfishimi i pagave për sektorin e sigurisë në Kosovë, urgjencë
Osmani takoi komandantin e ri të KFOR-it
Gjimnazi i dikurshëm i Prishtinës, monument i trashëgimisë kulturore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?