By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Elena Liptser, avokatja e Khodorkovsky-t në rastin Yukos, ka vdekur
September 6, 2025
Zelensky: Putin mund të vijë në Kiev për bisedime
September 6, 2025
Fëmijët e rrëmbyer u kthyen në Ukrainë
September 6, 2025
Merluc me limon dhe patate
September 6, 2025
Ademi: Humbja në Bazel është vetëm një betejë e humbur, jo fundi i rrugës
September 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Biden dhe Zelensky do të takohen në Vilnius në kuadër të samitit të NATO-s
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Biden dhe Zelensky do të takohen në Vilnius në kuadër të samitit të NATO-s
Uncategorized

Biden dhe Zelensky do të takohen në Vilnius në kuadër të samitit të NATO-s

Kosova Times
Last updated: 2023/07/11 at 11:59 AM
Kosova Times Published July 11, 2023
Share
SHARE

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti amerikan Joe Biden do të takohet me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë samitit dy-ditor të NATO-s në Lituani.

Duke folur në Vilnius përpara samitit, këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan tha më 11 korrik se Biden dhe Zelensky do të takohen të mërkurën për të shqyrtuar se “si Shtetet e Bashkuara së bashku me partnerët janë të përgatitur që të angazhohen në mënyrë afatgjatë për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet tani, si dhe për të penguar agresionin në të ardhmen”.

Samiti do të diskutojë mbështetjen e mëtejshme ushtarake të NATO-s për Ukrainën në mbrojtjen e saj kundër agresionit rus dhe lidhjet e saj të ardhshme me aleancën, duke përfshirë perspektivat e anëtarësimit.

Këshilltari i lartë i presidentit Zelensky, Mykhailo Podolyak i tha Radios Evropa e Lirë më 11 korrik se Zelenskiy dhe Biden do të bisedojnë gjithashtu për mundësitë e përshpejtimit të ndihmës ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë avionët dhe raketat me rreze të gjatë.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Sullivan deklaroi se NATO do t’i ofrojë Ukrainës një udhërrëfyes për zbatimin e reformave që përfundimisht do të çonin në anëtarësimin e saj në aleancë.

Megjithatë, ai nuk dha detaje për një afat kohor se kur kjo mund të ndodhë.

Duke folur në Vilnius më 11 korrik, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se Ukraina do të marrë një “mesazh pozitiv në rrugën e anëtarësimit”, së bashku me garancitë dypalëshe të sigurisë.

Stoltenberg tha gjithashtu se aleatët duhet të bien dakord që të heqin kërkesën për një Plan Veprimi për Anëtarësim (MAP) për Ukrainën. MAP përbën një listë të qëllimeve politike, ekonomike dhe ushtarake që vendet e tjera të Evropës Lindore duhet të përmbushnin përpara se të bashkoheshin me aleancën.

“Ukraina ka bërë një rrugë të gjatë që kur morëm vendimin në vitin 2008 se hapi tjetër do të ishte Plani i Veprimit për Anëtarësim. Ukraina është shumë më afër NATO-s, kështu që mendoj se ka ardhur koha për ta reflektuar këtë në vendimet e NATO-s”, tha Stoltenberg.

Zelenskiy më 10 korrik u kërkoi përsëri aleatëve perëndimorë një “sinjal të qartë” mbi perspektivat e anëtarësimit të vendit të tij në NATO.

“Ukraina e meriton të jetë në aleancë. Jo tani, sepse tani ka luftë, por ne kemi nevojë për një sinjal të qartë dhe ky sinjal është i nevojshëm tani”, tha Zelensky në një video-mesazh të postuar në Twitter.

You Might Also Like

Horoskopi ditor për 6 shtator

Kushtetuta e Kaçanikut, hallkë e shtetformimit të Kosovës

Komisioni Europian gjobit Google me 2.95 miliardë euro, pavarësisht kërcënimeve të Trump

VIDEO Qytetari serb në videon e pengjeve të publikuara nga Hamasi

VIDEO Shkatërrohet rrjeti i drogës në Ekuador: Arrestohen serb dhe 11 ekuadoras

Kosova Times July 11, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani ka takuar kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq me të cilin diskuton për zhvillimet e fundit në rajon

Kosova Times Kosova Times October 6, 2023
Shtime: Inaugurohet Parku dhe këndi i lojërave në Davidoc
Shpallen fituesit e Konkursit të Fotografisë EcoKosovo4
Kina dënon me burgim të përjetshëm një shtetas amerikan
Lista e 10 njerëzve më të pasur në rajon, i pari….
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?