By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mosmarrëveshja midis 4 anetareve te nje familje mbi perandorinë 8 miliardëshe të themeluar nga gjyshi i tyre grek
December 18, 2025
Gyulbasi me mish të përzier, kungull dhe gështenja
December 17, 2025
Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit
December 17, 2025
Rriten rastet e dhunës në familje dhe arrestimet për drogë në Kosovë
December 17, 2025
Kosova blen artileri moderne amerikane, forcohen kapacitetet ushtarake
December 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Minatorëve të “Trepçës” iu del gjysma e rrogës së qershorit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Minatorëve të “Trepçës” iu del gjysma e rrogës së qershorit
Lajme

Minatorëve të “Trepçës” iu del gjysma e rrogës së qershorit

Kosova Times
Last updated: 2023/07/12 at 4:30 PM
Kosova Times Published July 12, 2023
Share
SHARE

Minatorët e kombinatit metalurgjik “Trepça” kanë hyrë në grevë më 12 korrik. Kreu i sindikatës së punëtorëve të “Trepçës”, Ibrahim Januzi, tha për Radion Evropa e Lirë se greva ka nisur për shkak se atyre nuk u ka dalë paga e muajit qershor.

Ai tha se 300 punëtorë të ndërrimit të parë kanë mbajtur grevë të mërkurën.

“Greva ka filluar nga vetë punëtorët, por edhe Sindikata i përkrah kërkesat e tyre si kërkesa legjitime dhe të pamohueshme. Tani jemi në ndërrimin e dytë. Në bazë të informacioneve që kemi, tani është realizuar paga me 50 për qind. Jemi në pritje të punëtorëve se çfarë vendimi do të marrin ata”, tha Jonuzi.

Sipas tij, përveç mosrealizimit të pagës, punëtorët kanë edhe pakënaqësi të tjera për të mbajtur grevë.

“Pas komunikimit me punëtorët, ata kanë pasur edhe arsye të tjera sikurse mungesa e kushteve elementare, sigurimi shëndetësor, borxhi i madh ndaj punëtorëve në Trustin Pensional”, tha Jonuzi.

Sipas Januzit, menaxhmenti i kombinatit ka arsyetuar mosekzekutimin e pagave me mungesën e mjeteve financiare. Po ashtu, sipas Januzit, menaxhmenti po ankohet se nuk ka prodhim të mjaftueshëm, por sindikata, sipas tij, vlerëson se ka keqmenaxhim të kombinatit dhe mungesa e investimeve.

Pagat e punëtorëve në “Trepçë” sillen nga 600 deri në 800 euro, varësisht përvojës dhe përgatitjes profesionale. Por, asnjë prej punëtorëve nuk ka sigurim shëndetësor apo jetësor.

“Trepça” është shoqëri aksionare ku 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës, kurse 20 për qind janë aksione të punonjësve të kësaj ndërmarrjeje.

“Trepça” pritet që t’i kalojë nën pronësi Fondit Sovran, që sipas Qeverisë së Kosovës, do të ketë përgjegjësinë ekskluzive për të investuar në rritjen e vlerës së tyre.

You Might Also Like

Rriten rastet e dhunës në familje dhe arrestimet për drogë në Kosovë

Kosova blen artileri moderne amerikane, forcohen kapacitetet ushtarake

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Moti në Shqipëri me reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit

Moti sot i vranët dhe me interval me diell

Kosova Times July 12, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Zemaj kritikon mënyrën e kontaktimit individual të deputetëve

Kosova Times Kosova Times May 27, 2025
Rama: Trajtimi në QSUT, privilegj për të gjithë pacientët
Një skandal i ri trondit qeverinë e Orbanit
AAK kërkon mbështetje për mocion mosbesimi ndaj qeverisë Kurti
Sfida të shumta para Malit të Zi pas kompletimit të udhëheqjes shtetërore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?