By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Inteligjenca e Ukrainës shkatërron Brigadën e 90-të të Mbrojtjes Ajrore të Rusisë në Krasnodar, dhjetëra të vdekur dhe të plagosur
August 8, 2025
Varroset gazetarja ukrainase që vuajti ‘tortura’ në robërinë ruse
August 8, 2025
Bisedimet SHBA-Rusi për Ukrainën: Çfarë dëshiron Putini për të ndaluar luftën
August 8, 2025
Departamenti i Shtetit: Forca e marrëdhënieve SHBA-Greqi është konfirmuar
August 8, 2025
Një autobus që po kthehej nga një funeral përmbyset, duke vrarë 21 persona
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lushtaku paralajmëron padi ndaj anëtarëve të Qeverisë Kurti
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Lushtaku paralajmëron padi ndaj anëtarëve të Qeverisë Kurti
Lajme

Lushtaku paralajmëron padi ndaj anëtarëve të Qeverisë Kurti

Kosova Times
Last updated: 2023/07/13 at 2:50 PM
Kosova Times Published July 13, 2023
Share
SHARE

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka paralajmëruar se do të paraqesë padi ndaj zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, pas përleshjeve fizike në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës më 13 korrik.

Në një konferencë për media të mbajtur në hollin e Kuvendit të Kosovës, Lushtaku tha se hedhja me ujë në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe zëvendëskryeministrit Bislimi, por edhe vendosja e pankartave, ishte “aksion politik” pas përgjimeve të publikuara.

Opozita ditëve të fundit, sikurse edhe në këtë seancë, ka qenë kritikuese ndaj pushtetit pasi në mediat në Kosovë kanë dalë përgjime të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila. Ajo ka pranuar që ka zhvilluar një bisedë me nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Lushtaku pohoi se është goditur me shishe të mbushur me ujë nga Bislimi, se është shtyrë nga ministrja Haxhiu dhe se është goditur me, siç tha ai, mjet të fortë nga ministri Murati.

“Asnjëherë nuk kisha në plan të kisha reagim të dhunshëm. Veprimi im ka qenë politik dhe si i tillë kam vepruar me gjuajtje të ujit. Mendoj se të gjithë kanë nevojë për një freskim, sidomos kjo Qeveri që më së shumti po i konvenon Serbisë dhe Rusisë sesa vetë Kosovës dhe strategjisë kombëtare. Unë do të padis këta njerëz të sipërpërmendur dhe sigurisht që organet do të japin fjalën e tyre”, tha Lushtaku.

Kurti ishte duke folur për situatën në veri të Kosovës, kur fjalimi i tij u ndërpre nga deputetët e opozitës që brohorisnin “rrenc”.

Më pas Lushtaku iu afrua foltores dhe gjuajti me ujë, veprim që u pasua nga përleshje fizike mes deputetëve të PDK-së dhe pjesëtarëve të kabinetit qeverisës.

Kuvendi ndërpreu më pas punimet, duke shkuar në pauzë, pasi kryeparlamentari Glauk Konjufca, tha se nuk ka kushte për të vazhduar seancën.

You Might Also Like

BE: Përmbajuni vendimit të Gjykatës Kushtetuese, gjeni kompromis

Kurti kujton heroizmin e zjarrfikësit Osmanaj në përvjetorin e rënies

LVV: Gjykata Kushtetuese nuk mund të krijojë norma të reja juridike

KQZ fton diasporën në takime për zgjedhjet nga 11 deri 29 gusht

Skandal punësimesh në M-NAV: 14 maqedonas, vetëm 2 shqiptarë, reagon BDI

Kosova Times July 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

OKB: Një çerek i popullsisë së Gazës është një hap larg urisë

Kosova Times Kosova Times February 28, 2024
Osmani: Regjimi gjenocidal i Millosheviqit dhunoi 20 mijë gra në Kosovë
PE-ja propozon reforma në procesin e zgjerimit të BE-së
Vdes disidenti sovjetik Viktor Fainberg i cili morri pjesë në aksionin në Sheshin e Kuq kundër hyrjes së trupave sovjetike në Çekosllovaki.
Osmani: Kosova, krenare me vajzat dhe djemtë tanë në uniformë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?