By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme
June 28, 2025
Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”
June 28, 2025
Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow
June 28, 2025
Djathtisti zviceran poston video të rreme të të majtës, humb imunitetin
June 28, 2025
Dhjetëra mijëra njerëz protestojnë në Beograd, protestuesit hedhin shishe, vezë… Vuçiç nxit
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryeprokurori maqedonas paralajmëron krijimin e një fronti për luftimin e korrupsionit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kryeprokurori maqedonas paralajmëron krijimin e një fronti për luftimin e korrupsionit
Rajon / Botë

Kryeprokurori maqedonas paralajmëron krijimin e një fronti për luftimin e korrupsionit

Kosova Times
Last updated: 2023/07/13 at 3:47 PM
Kosova Times Published July 13, 2023
Share
SHARE

Kryeprokurori i Maqedonisë së Veriut, Ljubomir Joveski, ka deklaruar më 12 korrik se do të formohet një front i gjerë për luftimin e korrupsionit në vend, rreth një muaj pasi Shtetet e Bashkuara e futën në listën e zezë kryetarin e Strugës, Ramiz Merko.

Njoftimi i kryeprokurorit pason një raport të Komisionit të posaçëm të Prokurorisë republikane për punën e Komunës së Strugës, në jugperëndim të Maqedonisë së Veriut, i cili gjeti se nga 30 lëndë që ishin iniciuar ndaj kryetarit të kësaj komune, Ramiz Merko, asnjë prej tyre nuk është proceduar nga organet e ndjekjes penale.

Kryeprokurori Joveski në një njoftim me shkrim ka thënë se “do t’u japë udhëzime institucioneve përkatëse se si të veprojnë në kuadër të frontit antikorrupsion”, por ai nuk ka sqaruar se çfarë parasheh qëllimi i tij, apo pse deri tani organet e ndjekjes nuk kanë vepruar, por kanë pritur reagimin e SHBA-së për të ndërmarrë një nismë të tillë.

Në frontin antikorrupsion do të përfshihen Ministria e Punëve të Brendshme, Policia Financiare, Enti Shtetëror i Auditimit, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe organe tjera shtetërore.

Puna e Ramiz Merkos u hetua vetëm pasi emri i tij u vendos në listën e zezë të personave që u ndalohet hyrja në SHBA më 20 qershor, për shkak të përfshirjes në korrupsion të konsiderueshëm.

“Merko shpërdoroi fondet dhe ndërhyri në proceset gjyqësore dhe çështjet tjera publike, duke dëmtuar besimin e publikut në institucionet dhe zyrtarët demokratikë të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Departamentit amerikan të Shtetit.

Ramiz Merko, si kuadër i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) është në krye të Strugës për 14 vjet me radhë dhe denoncime për shpërdorime gjatë punës së tij ka pasur edhe shumë herë të tjera, por institucionet asnjëherë nuk kanë reaguar.

Ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Angela Ageler, në një prononcim për mediat maqedonase ka theksuar “dëshpërimin” e saj për dështimin e reformave në gjyqësor, pavarësisht ndihmës prej gjysmë miliard dollarësh në tridhjetë vjetët e fundit.

“Fatkeqësisht, investimi ynë në progresin e gjyqësorit nuk dha frytet e pritshme”, ka thënë Aggeler.

Institucionet tjera nuk e kanë komentuar paralajmërimin e kreut të organit të akuzës, por ato në vazhdimësi kanë theksuar angazhimin e tyre për luftimin e korrupsionit, në veçanti pas kritikave në rritje të komunitetit ndërkombëtar, por pa rezultate konkrete dhe kjo ka bërë që besimi i qytetarëve në organet e drejtësisë të shënojë ulje të vazhdueshme.

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, por edhe partia që ai përfaqëson, Aleanca për Shqiptarët, u bënë pjesë e Qeverisë, në mars të këtij viti, me premtimin për një veting ndërkombëtar në gjyqësor, por kjo është refuzuar nga BE-ja me arsyetimin se puna e gjyqësorit do të vlerësohet nga hetimi, që po zhvillohet në kuadër të procesit të integrimit evropian.

Njohësit e çështjeve politike, ndërkohë nuk presin asgjë nga paralajmërimi i kreut të Prokurorisë për një front për luftimin e korrupsionit.

“Vlerësoj se nuk ka mundësi absolute që kryeprokurori dhe ky gjyqësor të bëjë as minimumin në luftën kundër korrupsionit. Të gjitha anketat flasin se besimi te Prokuroria është vetëm dy për qind. A thua nga kjo prokurori të presim luftë kundër korrupsionit?”, thotë Fejzi Hajdari, njohës i çështjeve politike.

“Në fakt, janë pikërisht prokurorët e Prokurorisë së lartë ata të cilët nuk i kanë proceduar me dhjetëra lëndë për Ramiz Merkon që u përfshi në listën e zezë amerikane”, thekson ai.

Sipas tij, që lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të ketë sukses nevojiten kuadro të reja në gjyqësor dhe prokurori, që nuk janë të ndikuara nga partitë politike, të cilat, siç thotë ai, e kanë ulur besimin në gjyqësor si “asnjëherë më parë”.

“Sot në gjyqësor një pjesë të madhe e prokurorëve dhe gjykatësve i kanë emëruar direkt liderët e partive në pushtet. Pikërisht nga partizimi dhe politizimi i skajshëm i prokurorisë dhe gjyqësorit, sot jemi dëshmitarë të skandaleve milionëshe, të cilat me vite kanë qëndruar të fshehura në sirtarë pikërisht nga prokurorët që i kanë caktuar [kryetari i BDI-së] Ali Ahmeti dhe [kryeministri) Dimitar Kovaçevski”, vlerëson Hajdari.

Marko Troshanovski nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis”, thotë se rënien e besimit në gjyqësorin maqedonas e konfirmon edhe një hulumtim i fundit i Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI). Sipas këtij hulumtimi, gjyqësori “po prek fundin” kur është fjala për besimin e qytetarëve në institucione.

“Problemi më i madh është mungesa e përgjegjësisë dhe mosndëshkimit në funksionimin e institucioneve. Një shtet që nuk u beson institucioneve të tij nuk ka kuptim të ekzistojë, sepse institucionet pa besim janë rregulla dhe procedura boshe në letër”.

“Problem tjetër është kuadri pasi nuk promovohen dhe nuk bëhet fjalë për më të mirët dhe më të aftët, por shpërblehen servilët dhe ata që janë më besnikë ndaj partisë, por jo edhe profesionistët”, thotë Troshanovski.

You Might Also Like

Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme

Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”

Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow

Djathtisti zviceran poston video të rreme të të majtës, humb imunitetin

Dhjetëra mijëra njerëz protestojnë në Beograd, protestuesit hedhin shishe, vezë… Vuçiç nxit

Kosova Times July 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Prishtina pret eventin historik “WTT Feeder Prishtina 2024”-pjesëmarrës 87 sportistë nga 37 shtete

Kosova Times Kosova Times October 29, 2024
Prigozhin: Wagneri e mori qytetin pa asnjë të shtënë me armë
Meloni: Ushtarët tanë nuk do të jenë pjesë e forcës paqeruajtëse në Ukrainë
Haradinaj: Strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë duhet të trajtohen si çështje e zbatimit të ligjit, jo si çështje e Asociacionit
Grabitja e rende, therr me thikë shitësen por përfudon ne pranga
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?