By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Largohet nga jeta në menyrë të parakohshme gazetari Marin Nikolla
December 18, 2025
Margetiq: Dëshmitari kryesor në rastin e pjesëmarrjes së Vuçiçit në luftën në Sarajevë sapo ka vdekur
December 18, 2025
Lukashenko: “Raketat ruse Oreshnik janë vendosur në Bjellorusi”
December 18, 2025
Supë me kungull, receta për mbrëmjet e dimrit
December 18, 2025
Rusia – Britania: Krerët e MI6 dhe SVR zhvilluan një bisedë telefonike
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryeministri Kurti vizitoi organizatën joqeveritare Diakonie
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kryeministri Kurti vizitoi organizatën joqeveritare Diakonie
Lajme

Kryeministri Kurti vizitoi organizatën joqeveritare Diakonie

Kosova Times
Last updated: 2022/10/04 at 9:16 PM
Kosova Times Published October 4, 2022
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde, vizituan organizatën joqeveritare Diakonie, ku u pritën nga drejtori ekzekutiv, Bernd Baumgarten.

Kryeministri pa nga afër dhe vlerësoi punën që bëhet nga kjo organizatë në qendrën e trajnimeve, qendrën e terapisë, fermën që angazhon personat me aftësi të kufizuara,  punën në këshillim dhe ndihmë për të kthyerit, kopshtin e fëmijëve, si dhe punën në grupe psikosociale me të rinj dhe fëmijë. Gjatë vizitës u vlerësua veçanërisht përkrahja që u ipet personave në nevojë dhe të margjinalizuar, që kanë më së shumti nevojë për ndihmë.

Ai theksoi rëndësinë e qasjes nga poshtë-lart, kur bëhet fjalë për ndryshimet në status quo, e të cilin e zbaton kjo organizatë,  që sjellë ndikim të vërtetë dhe të qëndrueshëm në komunitet dhe shoqëri.

Po ashtu vizitoi qendrën e trajnimeve Diakonie Training Center (DTC), ku takoi të rinjtë nga komunitete të ndryshme që vijojnë trajnimet në këtë qendër në lëmi të ndryshme, si: ndërtim i thatë, instalime të ujësjellësit, instalime elektrike shtëpiake, qeramikë, instalime të ngrohjes qendrore, parukeri, rrobaqepësi, mobileri, berber dhe gjuhë angleze.

Përfaqësuesit e organizatës e njoftuan kryeministrin se në këtë qendër ndjekin aftësime profesionale rreth 600 kandidatë në vit. Po ashtu, biseduan për bashkëpunimin me shkollën e mesme Arkitekt Sinani, në Mitrovicë, për kryerjen e pjesës praktike profesionale në dy profile.

Duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme nga qeveria dhe organizatat gjermane, gjatë kësaj vizite u bisedua për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit dhe mbështetjes institucionale për veprimtarinë e kësaj organizate, në dobi të komunitetit dhe shoqërisë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Largohet nga jeta në menyrë të parakohshme gazetari Marin Nikolla

Heqja e 50% të masave të BE-së ndaj Kosovës vlerësohet si hap i rëndësishëm

KQZ: 88% e fletëvotime janë dorëzuar te votuesit jashtë Kosovës

Komunat në veri tërhiqen nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

Shfuqizohet kufizimi kohor për kompensimin e udhëtimeve zyrtare

Kosova Times October 4, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Cfarë po përgatit Putin kundër Zelenskit?

Kosova Times Kosova Times May 24, 2024
Qytetarët serbë, të dëshpëruar nga mbyllja e Postës në veri
Daçiq: Konfirmohet partneriteti strategjik ndërmjet Serbisë dhe Kinës
Arrestohet i dyshuari për `Mashtrim në prokurimin publik` në Gjilan
Opozita maqedonase kundër Ballkanit të Hapur, bllokon ligjet në Kuvend
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?