By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 qershor 2025
June 7, 2025
Lajme të rreme ruse: Komandanti ushtarak i rajonit Kursk Eduard Moskaliov ‘iku’ në Francë
June 6, 2025
Ekspertët: 113 përfaqësues të mediave të vrarë në Ukrainë gjatë luftës ruse
June 6, 2025
WSJ: Shtëpia e Bardhë i kërkon Senatit të zbusë projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë
June 6, 2025
Kurbanet deri në 360 euro, interesim i madh për festën |VIDEO
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BERZh-i dhe NLB Prishtina bëhen bashkë për kreditimin e bizneseve të vogla në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > BERZh-i dhe NLB Prishtina bëhen bashkë për kreditimin e bizneseve të vogla në Kosovë
Financa

BERZh-i dhe NLB Prishtina bëhen bashkë për kreditimin e bizneseve të vogla në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2023/07/14 at 3:25 PM
Kosova Times Published July 14, 2023
Share
SHARE

NLB Banka Prishtinë është tashmë bankë partnere e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) në Kosovë. BERZh-i ka siguruar dy hua prej gjithsej 10 milionë euro për NLB Prishtina, e cila do t’i përdorë fondet për kreditim të mëtejshëm për klientët e vet biznese të vogla, duke përfshirë kompanitë e drejtuara ose në pronësi të grave.

Nga financimi i përgjithshëm, 7 milionë euro nga fondet e BERZh-it do të kanalizohen për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) në mbarë Kosovën. Kjo paketë, pjesë e kornizës së BERZh-it për ndërmjetësit financiarë (siç janë bankat partnere lokale), synon të mbështesë konkurrueshmërinë e huamarrësve dhe huadhënësve njëkohësisht. NMVM-të do të arrijnë të investojnë fonde për zhvillimin e kompanive, dhe banka partnere do të zgjerojë gamën e produkteve të veta për kreditimin e bizneseve të vogla dhe portofolin e vet të NVM-ve, duke përfshirë edhe rajonet më të largëta të Kosovës.

3 milionë eurot e mbetura do të mbështesin ndërmarrësinë e grave dhe do t’u ofrohen si kredi kompanive në pronësi ose të menaxhuara nga gratë. Kjo hua është pjesë e Programit të BERZh-it Gratë në Biznes, një kombinim i kreditimit dhe shërbimeve këshillimore biznesore për gratë ndërmarrëse. Si pjesë e projektit, NLB Prishtina do të testojë dhe prezantojë produkte të reja financimi të cilat do të jenë më gjithëpërfshirëse dhe më të përshtatshme ndaj specifikave gjinore. Veç kësaj, grave ndërmarrëse do t’iu ofrohen këshilla biznesore në kuadër të Programit të BERZh-it Këshillim për Biznesin e Vogël.

Kjo pjesë e huasë së BERZh-it do të mbështetet nga Qeveria e Suedisë si donatore e fondeve që do të përdoren për këshillim për gratë afariste dhe për ngritjen e kapaciteteve në NLB Prishtina. Mbështetja shtesë me fonde të donatorëve do të sigurohet në formën e mbulimit të një pjese të riskut dhe do të financohet nga Fondi i Posaçëm i Aksionarëve të BERZh-it.

NLB Banka Prishtinë është anëtare e NLB Group, një grup lider bankar dhe financiar me seli dhe interes strategjik ekskluziv në Evropën Juglindore.  NLB Prishtina ka bashkëpunuar me BERZh-in në të kaluarën në kuadër të Programit për Ndërmjetësim të Tregtisë, por ky projekt është bashkëpunimi i parë në formë të kredisë.

Kreu i BERZh për Kosovën, Sergiy Maslichenko, u shpreh se: “Jemi të kënaqur që po bëhemi bashkë me NLB Prishtina për kreditimin e bizneseve të vogla. Prioriteti ynë kryesor është mbështetja e sektorit privat, i cili luan një rol vendimtar në zhvillimin ekonomik të vendit. Mbështetja e NMVM-ve dhe grave ndërmarrëse të Kosovës do të thotë gjithashtu mbështetje për krijimin e vendeve të punës dhe inovacionin, sepse bizneset e vogla janë përgjegjëse për pjesën më të madhe të punësimit në vend. Në shumë raste, kreditimi për bizneset e vogla mund të ketë risk më të ulët sesa parashikojnë modelet ekzistuese të bankave lokale; por ne j’u ofrojmë bankave tona partnere edhe mbulimin e një pjese të riskut, çka ua mundëson ta rrisin edhe më shumë portofolin e tyre të NVM-ve”.

Gazmend Kadriu, kryetar i Bordit Udhëheqës në NLB Banka Prishtinë, u shpreh se: “I jemi jashtëzakonisht mirënjohës BERZh për besimin dhe bashkëpunimin e tyre. Ky partneritet është shembull i përkushtimit të fortë ndaj stimulimit të rritjes ekonomike dhe promovimit të ndërmarrësisë në mbarë Kosovën. Jemi besimplotë se kjo aleancë do të sigurojë rezultate të jashtëzakonshme, duke na lejuar të fuqizojmë NVM-të, të lartësojmë gratë ndërmarrëse, si dhe të krijojmë një të ardhme më premtuese për të gjithë të përfshirët.”

Deri më sot, BERZh-i ka investuar më shumë se 600 milionë euro në Kosovë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Rizvanolli: Që nga sot, KEK furnizon të gjitha ndërmarrjet në treg të lirë

Më 23 maj do të mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë

ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor

Për 4 muaj ATK-ja realizoi 390.2 milionë euro të hyra

BQK parashikon inflacion me 1.8% për vitin 2025

Kosova Times July 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Një superjaht u fundos në brigjet e Italisë: një person vdiq, gjashtë rezultojnë të zhdukur

Kosova Times Kosova Times August 19, 2024
ARBK shfuqizon vendimin, Klan Kosova falënderon ambasadat dhe mediat për mbështetje, institucionet për korrektësi
Shrëder pretendon se Shtetet e Bashkuara nuk e lejuan atë të pajtonte Rusinë dhe Ukrainën
Mehaj ua uron Krishtlindjen qytetarëve dhe ushtarëve e FSK-së
Borel: Në aneks shkruhet qartë se Prishtina duhet të krijojë menjëherë AKS!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?