By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rinovimet në spitalin e Ferizajt ndikojnë në kushte më të mira për punë
August 8, 2025
Inteligjenca e Ukrainës shkatërron Brigadën e 90-të të Mbrojtjes Ajrore të Rusisë në Krasnodar, dhjetëra të vdekur dhe të plagosur
August 8, 2025
Varroset gazetarja ukrainase që vuajti ‘tortura’ në robërinë ruse
August 8, 2025
Bisedimet SHBA-Rusi për Ukrainën: Çfarë dëshiron Putini për të ndaluar luftën
August 8, 2025
Departamenti i Shtetit: Forca e marrëdhënieve SHBA-Greqi është konfirmuar
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Prokuroria në Serbi do t’i kërkojë ShBA-së prova për rastin e Vulinit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Prokuroria në Serbi do t’i kërkojë ShBA-së prova për rastin e Vulinit
Rajon / Botë

Prokuroria në Serbi do t’i kërkojë ShBA-së prova për rastin e Vulinit

Kosova Times
Last updated: 2023/07/14 at 3:33 PM
Kosova Times Published July 14, 2023
Share
SHARE

Prokuroria Publike kundër Krimit të Organizuar në Beograd ka njoftuar se do të kërkojë informacione shtesë lidhur me rastin e drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA), Aleksandar Vulin.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj Vulinit më 11 korrik, nën dyshimet për korrupsion, trafikim droge dhe lidhje me Rusinë.

Prokuroria serbe përmes një deklarate tha më 14 korrik se do të kërkojë informacione shtesë nga institucionet vendore dhe gjyqësore të ShBA-së si dhe nga partnerët e tjerë ndërkombëtar. Ky institucion tha se do të kërkojë prova konkrete.

Prokuroria Publike kundër Krimit të Organizuar tha po ashtu se për sanksionet e ShBA-së ndaj Vulinit kanë mësuar përmes raportimeve të mediave.

Ky institucion tha se në kohën kur Vulin ishte ministër i Brendshëm dhe tani drejtor i BIA-s, institucionet ligjzbatuese kanë bashkëpuar dhe me sukses kanë zbuluar disa raste të krimit të organizuar, krimit të organizuar transnacional, dhe sipas prokurorisë zbulimi i këtyre rasteve u bë në bashkëpunim ndërkombëtar.

“Gjatë punës në këto raste, si dhe në raste të tjera të kësaj prokurorie, asnjë institucion ndërkombëtar policor apo gjyqësor, si dhe asnjë institucion vendor, nuk ka konstatuar se Vulin është përfshirë në ndonjë aktivitet kriminal”, tha prokuroria serbe.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Vulin është sanksionuar “sepse unë nuk kam vendosur sanksione ndaj Rusisë”.

Vuçiq po ashtu ka deklaruar se sanksionet ndaj Vulinit nuk kanë të bëjnë asgjë me armë apo drogë.

Pse është sanksionuar Vulini?

Departamenti amerikan i Thesarit ka thënë se Vulin është përfshirë në afera korruptive për “të shtyrë përpara agjendat e tij politike dhe interesat e tij personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.

Sipas ShBA-së, Vulin është përfshirë në krim të organizuar transatlantik, në operacionet joligjore narkotike dhe në keqpërdorim të detyrës zyrtare. Vulinin po ashtu akuzohet se ka “avancuar” korrupsionin brenda institucioneve qeverisëse serbe.

“Ai ka përdorur pozitat publike për të mbështetur Rusinë, për të lehtësuar aktivitetin malinj të Rusisë që degradon sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanin Perëndimor dhe i ofron Rusisë një platformë për të përhapur më tej ndikimin e saj në rajon”, është thënë në njoftimin e Departamentit amerikan të Thesarit.

You Might Also Like

Inteligjenca e Ukrainës shkatërron Brigadën e 90-të të Mbrojtjes Ajrore të Rusisë në Krasnodar, dhjetëra të vdekur dhe të plagosur

Varroset gazetarja ukrainase që vuajti ‘tortura’ në robërinë ruse

Bisedimet SHBA-Rusi për Ukrainën: Çfarë dëshiron Putini për të ndaluar luftën

Departamenti i Shtetit: Forca e marrëdhënieve SHBA-Greqi është konfirmuar

Një autobus që po kthehej nga një funeral përmbyset, duke vrarë 21 persona

Kosova Times July 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Nënës së dyshuar të fëmijëve, Shoigu, iu hoq leja e qëndrimit në Lituani

Kosova Times Kosova Times December 9, 2022
Palestinezë të vrarë gjatë një operacioni të Izraelit në Bregun Perëndimor
“Më është mbyllur dera e dytë e shtëpisë”: Handikosi me shërbime të ngrira
Kurti ngushëllon familjen Thaçi: Do të kujtohet për dashurinë ndaj vendit
Si Putin ashtu edhe Trump janë në nxitim për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Detajet e planit po rrjedhin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?