By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur
January 1, 2026
U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025
January 1, 2026
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurs për mbijetesë: Ukrainaset mësojnë përdorimin e armëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kurs për mbijetesë: Ukrainaset mësojnë përdorimin e armëve
Rajon / Botë

Kurs për mbijetesë: Ukrainaset mësojnë përdorimin e armëve

Kosova Times
Last updated: 2023/07/15 at 11:02 AM
Kosova Times Published July 15, 2023
Share
SHARE

Teksa lufta në Ukrainë tashmë ka hyrë në muajin e 17-të, për civilët në Kiev është mbajtur një trajnim për shkathtësi të mbijetesës, përfshirë gjuajtjen me armë zjarri.

Rreth 70 për qind e të regjistruarve ishin gra, të vendosura për të mbrojtur veten dhe fëmijët e tyre.

Dy gra me pushkë AK-47 të improvizuara duke ushtruar se si të gjuajnë me armë zjarri, gjatë një trajnimi në Kiev më 11 korrik. Autoritetet në kryeqytet po ofrojnë trajnime për mësimin e shkathtësive të mbijetesës për qytetarët, duke përfshirë edhe si të gjuajnë me armë zjarri, të japin ndihmën e parë mjekësore dhe t'i dallojnë minat në tokë.
Dy gra me pushkë AK-47 të improvizuara duke ushtruar se si të gjuajnë me armë zjarri, gjatë një trajnimi në Kiev më 11 korrik. Autoritetet në kryeqytet po ofrojnë trajnime për mësimin e shkathtësive të mbijetesës për qytetarët, duke përfshirë edhe si të gjuajnë me armë zjarri, të japin ndihmën e parë mjekësore dhe t’i dallojnë minat në tokë.
Pjesëmarrësit duke dëgjuar instruktorin gjatë trajnimit për gjuajtje me armë zjarri për qytetarët. Sipas zëvendësdrejtorit për siguri komunale në Kiev, Mykhaylo Shcherbyna, më shumë se 2000 persona janë regjistruar për trajnim, i cili u realizua më 11 korrik, ku 70 për qind e pjesëmarrësve ishin gra.  
Pjesëmarrësit duke dëgjuar instruktorin gjatë trajnimit për gjuajtje me armë zjarri për qytetarët.

Sipas zëvendësdrejtorit për siguri komunale në Kiev, Mykhaylo Shcherbyna, më shumë se 2000 persona janë regjistruar për trajnim, i cili u realizua më 11 korrik, ku 70 për qind e pjesëmarrësve ishin gra.

Një instruktor duke drejtuar qëndrimin e një gruaje, e cila është duke e mbajtur një pushkë AK-47 gjatë trajnimit për gjuajtje me armë zjarri. "Qëllimi kryesor këtu është që t'i mësojmë njerëzit se si të mbijetojnë dhe t'u përgjigjen këtyre kërcënimeve ushtarake që ekzistojnë", shpjegoi Shcherbyna. Autoritetet lokale po shpresojnë se kështu duke i trajnuar njerëzit, do të parandalojnë numrin e viktimave në të ardhmen.
Një instruktor duke drejtuar qëndrimin e një gruaje, e cila është duke e mbajtur një pushkë AK-47 gjatë trajnimit për gjuajtje me armë zjarri.

“Qëllimi kryesor këtu është që t’i mësojmë njerëzit se si të mbijetojnë dhe t’u përgjigjen këtyre kërcënimeve ushtarake që ekzistojnë”, shpjegoi Shcherbyna. Autoritetet lokale po shpresojnë se kështu duke i trajnuar njerëzit, do të parandalojnë numrin e viktimave në të ardhmen.

Pjesëmarrësit duke e shikuar një instruktor se si po shënjestron në ekran me një pushkë të improvizuar. Shcherbyna thotë se arsyeja pse nga numri i përgjithshëm i të regjistruarve për trajnim, shumica janë gra, është sepse një pjesë e madhe e burrave veçse janë në vijën e parë të frontit.
Pjesëmarrësit duke e shikuar një instruktor se si po shënjestron në ekran me një pushkë të improvizuar.

Shcherbyna thotë se arsyeja pse nga numri i përgjithshëm i të regjistruarve për trajnim, shumica janë gra, është sepse një pjesë e madhe e burrave veçse janë në vijën e parë të frontit.

"Unë i kam më shumë se 40 vjet. Posa erdhi mundësia, unë vendosa se duhet t'i ushtroj prapë disa aftësi, si dhe të mësoj diçka të re gjithashtu", tha Lada Bondarenko (në foto në mes), qytetare nga Kievi. Asaj i la shumë përshtypje mësimi i inspektorit për rrezikun që përbëjnë minat e vendosura në tokë.  
“Unë i kam më shumë se 40 vjet. Posa erdhi mundësia, unë vendosa se duhet t’i ushtroj prapë disa aftësi, si dhe të mësoj diçka të re gjithashtu”, tha Lada Bondarenko (në foto në mes), qytetare nga Kievi. Asaj i la shumë përshtypje mësimi i inspektorit për rrezikun që përbëjnë minat e vendosura në tokë.

Instruktori Oleksiy Ogirenko duke i treguar Iryna Chudnas se si të shënjestrojë me një pushkë gjatë stërvitjes me armë zjarri.  
Instruktori Oleksiy Ogirenko duke i treguar Iryna Chudnas se si të shënjestrojë me një pushkë gjatë stërvitjes me armë zjarri.

Ogirenko duke e mësuar Viktoria Ludchak se si ta mbajë armën e saj, teksa pjesëmarrësit e tjerë vëzhgojnë. Edhe pse Kievi nuk është tani në vijën e parë të frontit, rreziku nga minat e lëna nga rusët ekziston ende, të cilët pushtuan për pak kohë zona në periferi të kryeqytetit gjatë fazave të hershme të luftës. Ministria e Punëve të Brendshme vlerëson se potencialisht 451.000 kilometra katrorë të Ukrainës, ose pothuajse sa madhësia e Floridës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë të minuara.  
Ogirenko duke e mësuar Viktoria Ludchak se si ta mbajë armën e saj, teksa pjesëmarrësit e tjerë vëzhgojnë.

Edhe pse Kievi nuk është tani në vijën e parë të frontit, rreziku nga minat e lëna nga rusët ekziston ende, të cilët pushtuan për pak kohë zona në periferi të kryeqytetit gjatë fazave të hershme të luftës. Ministria e Punëve të Brendshme vlerëson se potencialisht 451.000 kilometra katrorë të Ukrainës, ose pothuajse sa madhësia e Floridës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë të minuara.

Sipas Shcherbynas, ata mësuan afërsisht 15.000 studentë vitin e kaluar dhe rreth 3.000 prej tyre iu bashkuan ushtrisë. "Lufta vazhdon dhe ne nuk e dimë se cili do të jetë kërcënimi i radhës", shpjegoi ai.  
Sipas Shcherbynas, ata mësuan afërsisht 15.000 studentë vitin e kaluar dhe rreth 3.000 prej tyre iu bashkuan ushtrisë.

“Lufta vazhdon dhe ne nuk e dimë se cili do të jetë kërcënimi i radhës”, shpjegoi ai.

You Might Also Like

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.

Kisha në Amsterdam shkatërrohet nga zjarri në natën e Vitit të Ri

Mamdani mori detyrën si kryetar bashkie i Qytetit të Nju Jorkut dhe bëri betimin mbi Kuranin

Në fjalimin e Vitit të Ri, Zelensky paralajmëron se bota duhet ta ndalë luftën e Rusisë ose të përfshihet në të

Kosova Times July 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti kujton Nënën Pashkë: Guri i pushon rëndë në Mejë, sa dhembja e saj

Kosova Times Kosova Times May 27, 2024
Molla japoneze kaki është një bombë e vërtetë shëndetësore: Ja çfarë shëron gjithçka dhe si ta hamë
Petkoviq dhe Bislimi takohen sot në Bruksel
Osmani në Forumi Alpbach flet për të ardhmen euroatlantike të Kosovës
BE paralajmëron Trumpin: Putin duhet të përgjigjet për krimet e luftës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?