By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Shqetësime për thellimin e përçarjeve politike dhe polarizimin e shoqërisë”, analiza e VOA për protestën e veteranëve të luftës në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > “Shqetësime për thellimin e përçarjeve politike dhe polarizimin e shoqërisë”, analiza e VOA për protestën e veteranëve të luftës në Kosovë
Lajme

“Shqetësime për thellimin e përçarjeve politike dhe polarizimin e shoqërisë”, analiza e VOA për protestën e veteranëve të luftës në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2023/07/16 at 7:40 AM
Kosova Times Published July 16, 2023
Share
SHARE

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbajti të shtunën protestë në Prishtinë kundër Ligjit për pagën minimale, i cili nuk e përfshinë këtë kategori. Pensioni i veteranëve, është i barabartë me pagën minimale në vend, por në ligjin që u miratua të enjten në mbrëmje nuk është përfshirë edhe rritja e pensioneve të veteranëve.

“Kush do ta kishte menduar se sot gati 25 vite pas luftës do të dilnim këtu për të kërkuar edhe një herë lirinë dhe të drejtat tona. Sot ato nuk po mohohen nga një regjim i tmerrshëm i Slobodan Milosheviçit, por nga qeveria e shtetit për të cilin kemi dhënë gjithçka”, tha Avni Ajeti nga kjo organizatë, duke i bërë thirrje presidentes së vendit, Vjosa Osmani që të mos e nënshkruaj ligjin. Veteranët paralajmëruan protestave të reja nëse ligji hyn në fuqi.

Ligji për pagën minimale parasheh rritjen e saj në 264 euro, nga 130 deri në 170 sa është aktualisht. Nëse ky ligj hyn në fuqi, për çka kërkohet nënshkrimi i presidentes së vendit veteranët do të vazhdojnë të marrin 170 euro sa është pensioni aktual i tyre. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të shtunën se trajtimi i veteranëve të luftës së ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të zgjidhet me një ligj të ri dhe mbështet ofrimin e sa më shumë përfitimeve për këtë kategori, por ato përfitime nuk janë pagë.

“Ne jemi për benefite sa më të larta për veteranët e luftës çlirimtare, por këto benenifte nuk janë pagë sepse paga është për punë, ndërkaq benefitet janë mirënjohje e shoqërisë e cila i jepet veteranit të luftës për luftën çlirimtare e cila është në burim të shtetësisë, pavarësisë e të lirisë sonë”, tha kryeministri Kurti. Ligji i ri për pagën minimale parasheh ndryshimin e Ligjit për veteranët, asisoj që, siç thuhet, “deri në kategorizimin përfundimtar të listës së veteranëve qeveria e Kosovës, vendos për lartësinë e shumës së pensioneve të përcaktuara me këtë ligj”.

“Ne angazhohemi që të kemi një ligj të ri por për këtë gjë na nevojitet që faktet t’i kemi të sakta. Unë besoj që në luftën çlirimtare kanë marrë pjesë edhe më shumë se 60 mijë pjesëmarrës, mirëpo ka një lloj trefishimi të numrit të veteranëve. Andaj është e domosdoshme që gjërat t’i quajmë me emrat adekuat”, tha kryeministri Kurti.

Protestuesit kritikuan siç thanë, “veprimet skandaloze të qeverisë”, ndërsa kërkuan edhe dorëheqjen e shefes së grupit parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, Mimoza Kusari – Lila. Për disa ditë me radhë portali Nacionale publikoi disa biseda të shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me përfaqësues të Listës Serbe, përfshirë nënkryetarin e kësaj partie, Milan Radojçiç, i cili është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për “përfshirje në krim të organizuar dhe korrupsion”.

Përplasjet rreth kësaj çështjeje çuan në përleshje fizike në parlamentin e Kosovës ditën e enjte, duke nxitur shqetësime për thellimin e përçarjeve politike dhe polarizimin e shoqërisë në Kosovë./VOA

You Might Also Like

Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës

Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit

Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës

Osmani: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, patriotët që i dhanë gjithçka lirisë

Bekim Haxhiu i PDK-së ankohet në PZAP për votat me postë

Kosova Times July 16, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Ruben Amorim nis zyrtarisht epokën e re te Manchester United

Kosova Times Kosova Times November 15, 2024
Kjo është koha që po presin mërgimtarët për të hyrë dhe dal nga Kosov
Objektet e hotelerisë të mbyllura
Policia malazeze kap lypësin kosovar me xhepa plot ne bregdet
Bislimi me OTKT për rritjen e investimeve turke në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?