By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 25 nëntor 2025
November 25, 2025
Shqiptarët grupi më i madh i sipërmarrësve të huaj në Greqi
November 24, 2025
Reuters: Arabia Saudite lehtëson kufizimet e alkoolit
November 24, 2025
Aleksandropolis: Zbarkim turk për blerje
November 24, 2025
Basha: 28 Nëntori na mban bashkë dhe na kujton sakrificat shekullore
November 24, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Yellen: Mbështetja për Ukrainën, rruga më e mirë për t’i ndihmuar ekonomisë globale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Yellen: Mbështetja për Ukrainën, rruga më e mirë për t’i ndihmuar ekonomisë globale
Rajon / Botë

Yellen: Mbështetja për Ukrainën, rruga më e mirë për t’i ndihmuar ekonomisë globale

Kosova Times
Last updated: 2023/07/16 at 10:03 AM
Kosova Times Published July 16, 2023
Share
SHARE

Dyfishimi i mbështetjes për Ukrainën është mënyra më e mirë për t’i ndihmuar ekonomisë globale, ka thënë Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen të dielën.

Duke folur në margjina të samitit të ministrave të Financave të 20 vendeve më industrializuara në botë (G20), që po mbahet në Indi, Yellen ka thënë se “prioriteti kyç” është që “të dyfishohet mbështetja për Ukrainën” teksa mbrohet kundër pushtimit rus.

Pas vizitës që ka realizuar në Kiev, në shkurt të këtij viti, Yellen ka thënë se e ka parë nga afër diferencën që po e bën ndihma për Ukrainën, si për civilët, ashtu edhe për ushtrinë ukrainase.

“Dhënia fund e kësaj lufte është thelbësore, dhe është gjëra më e mirë që mund të bëjmë për ekonominë globale”.

Lufta e Rusisë në Ukrainë e ka tronditur gjithë botën, pasi janë rritur çmimet e ushqimit dhe naftës.

Të dyja vendet janë ndër eksportueset më të mëdha të grurit në botë.

Një marrëveshje, që i ka mundësuar Ukrainës ta eksportojë grurin e saj përmes Detit të Zi skadon të hënën, përveç nëse Rusia pajtohet për ta zgjatur atë.

Të mërkurën, liderët e shtatë vendeve më të industrializuara (G7) janë zotuar se do ta mbështesin Ukrainën aq sa të ketë nevojë.

Plani i G7-ës parasheh një kornizë, sipas së cilës, shtetet individuale do të nënshkruajnë marrëveshje bilaterale me Kievin, për të konkretizuar llojet e armëve që do të dërgohen në Ukrainë.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

You Might Also Like

Reuters: Arabia Saudite lehtëson kufizimet e alkoolit

Aleksandropolis: Zbarkim turk për blerje

Zemërim në ishullin francez Oleron ndërsa ambasadori rus viziton për të vendosur lule në varret e luftëtarëve të Luftës së Dytë Botërore

Tsipras në kujtimet e tij: Edhe kolegët e tij nuk e duruan dot Varoufakisin

Plani i Trumpit është ndryshuar në mënyrë drastike. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar

Kosova Times July 16, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

SHBA-të dërgojnë dron strategjik në Detin e Zi për herë të parë pas një viti pas dështimit të bisedimeve në Stamboll

Kosova Times Kosova Times May 18, 2025
Zgjedhet plazhi më i bukur në botë për vitin 2024: Ndodhet në Evropë, la në hije Hawaiin
Një grua e zhdukur nga e shtuna në Podujevë, policia nis hetimet
BE e shqetësuar me Ligjin për zyrtarët publikë
Arrestohet një grua në Mitrovicë, pengoi zyrtarët në kryerje të detyrës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?