By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Lakër jeshile me spinaq dhe kërpudha
November 4, 2025
Selanik: Përplasje me tre automjete – Rruga Periferike ishte mbushur me bukë
November 4, 2025
Dieta e balerinave ruse: Humbni deri në 5 kilogramë në 7 ditë, por duke respektuar 1 parim!
November 4, 2025
Raportohen disa raste të kanosjeve në 24 orët e fundit
November 4, 2025
Raporti i KE-së do t’i kërkojë Serbisë të vendosë: BE apo jo
November 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Putin: Rusia ka mjaftueshëm municione thërrmuese
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Putin: Rusia ka mjaftueshëm municione thërrmuese
Rajon / Botë

Putin: Rusia ka mjaftueshëm municione thërrmuese

Kosova Times
Last updated: 2023/07/16 at 11:58 AM
Kosova Times Published July 16, 2023
Share
SHARE

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se shteti i tij ka mjaftueshëm municione thërrmuese për t’iu përgjigjur Ukrainës, në rast se ajo përdor armë të njëjta.

Ukraina ka nisur të pranojë armë thërrmuese nga Shtetet e Bashkuara, veprim që ka rritur shqetësimet, për shkak të rrezikut afatgjatë që përbëjnë këto armë për civilët, në rast se nuk shpërthejnë menjëherë.

“Rusia ka lloje të ndryshme të municioneve thërrmuese”, ka thënë Putin në një intervistë për televizionin shtetëror rus.

Këto armë kontroverse mund të përhapin qindra copëza të vogla shpërthyese, të cilat mund të mbesin të pashpërthyera më pas në tokë.

“Nëse ato përdoren kundër nesh, ne e përdorim të drejtën për hakmarrje”, ka thënë Putin.

Ai ka shtuar se Rusia ende nuk i ka përdorur armët, pavarësisht “mungesës së disa municioneve tani për tani”.

Organizata për të drejta të njeriut, Human Rights Watch dhe forcat ukrainase, e kanë akuzuar Rusinë se veçse ka përdorur municione thërrmuese në fushëbetejë.

Këto armë janë të ndaluara në disa shtete – pjesën më të madhe të Evropës – të cilat e kanë shkruar Konventën e Oslos më 2008.

Megjithatë, atë nuk e kanë nënshkruar as Shtetet e Bashkuara, as Rusia, dhe as Ukraina.

Grupet humanitare e kanë dënuar ashpër vendimin e ShBA-së për ta furnizuar Ukrainën me municione thërrmuese.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se vendimi ka qenë “shumë i vështirë”, mirëpo ka theksuar se Ukrainës i duhen municione shtesë.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

You Might Also Like

Selanik: Përplasje me tre automjete – Rruga Periferike ishte mbushur me bukë

Raporti i KE-së do t’i kërkojë Serbisë të vendosë: BE apo jo

Tradhti në Al Fashir. Ushtria iku, duke ia lënë civilët paraushtarakëve: “Ata i vranë të gjithë”

Ukrainasi i mbijetoi disa prej betejave më të ashpra të luftës. U vra në ceremoninë e mirënjohjeve

Gruaja e re iraniane dënohet për vdekjen e burrit të dhunshëm. Duhet të paguajë 100,000 euro ose të vdesë

Kosova Times July 16, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Deçiqi arrin fitore si mysafir ndaj Dinamo Batumi

Kosova Times Kosova Times July 24, 2024
Ambasadorja e Izraelit uron besimtarët që festojnë Pashkët sipas kalendarit Julian
Gjermania paralajmëron ndalimin e hyrjes për sportistët rusë
Emigranti politik nga Azerbajxhani vdes pas sulmit në Francë
Të paktën 11 persona të vdekur nga uragani Milton në Floridë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?