By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur
January 1, 2026
U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025
January 1, 2026
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rasti “Brezovica”, Gjykata cakton masën e sigurisë ndaj shtatë të dyshuarve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rasti “Brezovica”, Gjykata cakton masën e sigurisë ndaj shtatë të dyshuarve
Lajme

Rasti “Brezovica”, Gjykata cakton masën e sigurisë ndaj shtatë të dyshuarve

Kosova Times
Last updated: 2023/07/16 at 1:19 PM
Kosova Times Published July 16, 2023
Share
SHARE

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së sigurisë kundër të pandehurve si vijon:

N.Xh., i dyshuar për shkak të veprës penale dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale nga neni 380 paragrafi 1; pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare nga neni 386 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

B.B., i dyshuar për shkak të veprave penale ushtrimi i ndikimit nga neni 424 paragrafi 1; dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale nga neni 380 paragrafi 1; pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare nga neni 386 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

I.S., i dyshuar për shkak të veprës penale pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare nga neni 386 paragrafi 1 nën paragrafi 1.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

J.V., i dyshuar për shkak të veprave penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1; marrja e ryshfetit nga neni 421 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

F.Z., i dyshuar për shkak të veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

R.C., i dyshuar për shkak të veprës penale ushtrimi i ndikimit nga neni 424 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

A.S., i dyshuar për shkak të veprës penale ushtrimi i ndikimit nga neni 424 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjykata në këtë rast gjen se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartpërmendura, dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë (5) të dyshuarve: N.Xh.,  J.V., F.Z., R.C., A.S., e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve i`u është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të përshkruara më lartë.

Të pandehurit I.S., i është refuzuar kërkesa e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit dhe i caktohet masë e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaji, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, sa i përket të dyshuarit B.B., i është refuzuar kërkesa e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit dhe i caktohet masë e sigurisë ndalimi për t`iu ofruar vendit apo personit të caktuar në kohëzgjatje prej një (1) muaji, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj

Kurti: KEK-u në moment historik transformimi

Nesër Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin e Kosovës

Begaj: Krenar për shërbimin e ushtrisë në misionet ndërkombëtare

AUV alarmon për Acrylamide në kafen “Caffe Monaco”

Kosova Times July 16, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti: Në Kullat e Isa Boletinit u mësua dhe u mbrojt historia

Kosova Times Kosova Times April 29, 2025
“Nëse s’nënshkruan, të djegin makinën”: Rrëfimet e punëtorëve të dorëhequr nga institucionet e Kosovës
Edu largohet nga Arsenal
Haradinaj nga Prizreni premton angazhim në mbrojtje të familjes
Klodiana Lala flet për sulmin me armë ndaj familjes së saj, gazetarja: Më kanë kërcënuar sërish me vajzat e mia
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?