By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Zbulohet motivi i masakrës në plazhin e Sidneit: Policia njoftoi se dyshohet se një sulmues i tretë ka marrë pjesë në të shtënat masive
December 14, 2025
Haradinaj për Mujë Krasniqin: Mbrojti nderin e atdheut
December 14, 2025
Shtëpia e Pierre Cardin në Côte d’Azur është aq e mirë sa hyri në tekstet shkollore të arkitekturës
December 14, 2025
30 Vjet Pas Daytonit – Mësime për Sot
December 14, 2025
Hamza nderon Mujë Krasniqin dhe 41 dëshmorë të UÇK-së
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor takim joformal sot në Tiranë, Kurti dërgon Besnik Bislimin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor takim joformal sot në Tiranë, Kurti dërgon Besnik Bislimin
Lajme

Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor takim joformal sot në Tiranë, Kurti dërgon Besnik Bislimin

Kosova Times
Last updated: 2023/07/17 at 7:47 AM
Kosova Times Published July 17, 2023
Share
SHARE

Një takim joformal i udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor do të zhvillohet sot në Tiranë. I pranishëm në këtë mbledhje pritet të jetë edhe komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheyli.

Takimi është menduar të zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për samitin e Procesit të Berlinit, që do të mbahet në kryeqytet, më 16 tetor.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vendi i të cilit këtë vit kryeson Procesin e Berlinit, ka paralajmëruar takimin joformal gjatë turneut të tij nëpër shtetet e Ballkanit Perëndimor, pak ditë më parë. Ky takim është thënë se ka për qëllim diskutimin dhe koordinimin, për të hartuar kërkesa të përbashkëta, për t’i paraqitur në samitin e tetorit, ku pritet të marrin pjesë udhëheqës të vendeve të Bashkimit Evropian.

Megjithatë, as ky takim joformal nuk pritet të ulë në një tryezë kreun e ekzekutivit shqiptar, Rama, dhe homologun e tij nga Kosova, Albin Kurti, marrëdhënia e të cilëve është ftohur prej disa muajsh.

Një projektstatut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, i propozuar nga kryeministri i Shqipërisë, si dhe anulimi i mbledhjes së përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, që ishte parashikuar të mbahej më 14 qershor, i ka rritur tensionet mes Ramës dhe Kurtit, të cilët kanë preferuar të argumentojnë me njëri-tjetrin nga distanca, përmes deklaratave.

Mospajtimet mes dy udhëheqësve kulmuan më 6 korrik, kur Kurti refuzoi të takonte Ramën, i cili qëndroi për vizitë zyrtare në Prishtinë. Rama u prit nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Raportohet se në takimin joformal të sotëm, Kosova do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi. Kreu i ekzekutivit kosovar, Kurti, sipas një njoftimi nga zyra e tij, sot do të jetë në Greqi, ku do të marrë pjesë në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, i cili është themeluar nga ish-kryeministri helenik, George Papandreou. Në takimin e së hënës mes udhëheqësve të rajonit, Serbia pritet të përfaqësohet nga kryeministrja Ana Bërnabiç.

You Might Also Like

Haradinaj për Mujë Krasniqin: Mbrojti nderin e atdheut

Hamza nderon Mujë Krasniqin dhe 41 dëshmorë të UÇK-së

Kurti nderon mësuesin Osman Jakupi

Gërvalla: Mbështetje humanitare për popullsinë civile në Gazë

PDK përkujton 27-vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit dhe 40 dëshmorëve

Kosova Times July 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News

Raportohet një rast i dhunimit në Mitrovicën e Jugut

Kosova Times Kosova Times July 31, 2025
Trupat ruse lëshuan më shumë se 30 dronë kamikaze në Ukrainë gjatë natës
Papa Françesku drejtuar rebelëve sirianë: Ruani unitetin kombëtar
Zgjedhjet në republikën ish-sovjetike të Gjeorgjisë dhe ndikimi rus
Shqipëri, kërkohet mocion për njohjen e gjenocidit serb në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?