By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për të shtunën, 31 janar
January 31, 2026
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim publik
January 30, 2026
Rama: Asnjë kompromis me interesin publik, prona u kthye te qytetarët
January 30, 2026
AUV largon nga tregu dy linja të qumshtit për fëmijë ‘Aptamil’
January 30, 2026
Përfundon në tërësi rinumërimi i votave, nesër rezultatet përfundimtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Biden dhe i dërguari i Vatikanit takohen për të diskutuar luftën në Ukrainë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Biden dhe i dërguari i Vatikanit takohen për të diskutuar luftën në Ukrainë
Rajon / Botë

Biden dhe i dërguari i Vatikanit takohen për të diskutuar luftën në Ukrainë

Kosova Times
Last updated: 2023/07/18 at 1:35 PM
Kosova Times Published July 18, 2023
Share
SHARE

Presidenti amerikan Joe Biden do të takohet me të dërguarin e Papa Françeskut në kuadër të nismave paqësore dhe humanitare të Selisë së Shenjtë për Ukrainën.

Në krye të agjendës së takimit të tyre të martën është situata e fëmijëve ukrainas që u dërguan në Rusi, njoftuan Shtëpia e Bardhë dhe Vatikani.

Kardinali Matteo Zuppi do të qëndrojë në Uashington deri të mërkurën. Para kësaj, ai ishte në një mision në Moskë, pastaj në Kiev, ku u takua edhe me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre konfirmoi se Biden do të takohet me Zuppin të martën për të “diskutuar vuajtjet e shkaktuara nga lufta brutale e Rusisë në Ukrainë”.

Jean-Pierre tha gjithashtu se “përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe Selisë së Shenjtë për të ofruar ndihmë humanitare për të prekurit, si dhe fokusi i Selisë së Shenjtë në riatdhesimin e fëmijëve ukrainas të marrë me forcë nga zyrtarët rusë”, do të diskutohen.

Zuppi është një veteran i nismave paqësore të Kishës Katolike dhe u ngarkua nga Papa Françesku për të gjetur “shtigje të paqes” midis Rusisë dhe Ukrainës.

Në Moskë, Zuppi u takua me Maria Lvova-Belova, komisionerja ruse për të drejtat e fëmijëve, si dhe patriarkun Kirill, kreun e Kishës Ortodokse Ruse që mbështet fuqishëm luftën.

Françesku pranoi kërkesën e Ukrainës për të ndërhyrë kudo që të jetë e mundur në mënyrë që fëmijët ukrainas që u dërguan në Rusi pas pushtimit të Moskës, të kthehen në Ukrainë.

Në fund të marsit, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi një urdhërarrestim për Lvova-Belovan dhe presidentin rus Vladimir Putin, duke i akuzuar ata për rrëmbimin e fëmijëve nga Ukraina.

Françesku tha se shpreson se Selia e Shenjtë mund të lehtësojë bashkimin e familjeve, në të njëjtën mënyrë që Vatikani ka lehtësuar shkëmbimin e të burgosurve.

Papa ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur për t’i dhënë fund luftës, por nuk ka kritikuar hapur Moskën, pjesë e traditës së Vatikanit për të ruajtur neutralitetin diplomatik në konflikte me shpresën se mund të luajë një rol në arritjen e paqes.

Papa tha se Ukraina ka të drejtë për vetëmbrojtje, por kritikoi ashpër industrinë ushtarake, duke thënë se furnizimi i Ukrainës me armë nga Perëndimi është i pamoralshëm “nëse bëhet me qëllimin për të provokuar më shumë luftë ose për të shitur armë”.

Françesku u takua me Biden, i cili është katolik, në Vatikan në vitin 2021 dhe më parë në vitin 2015 gjatë vizitës papale në ShBA.

You Might Also Like

Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

Axhenda ndërkombëtare

BE po shqyrton ndalimin e hyrjes për të gjithë personat që morën pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

Kosova Times July 18, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Mbi 150 të vdekur nga i nxehti ekstrem në Meksikë

Kosova Times Kosova Times June 21, 2024
Rama: Kosova ka të drejtë të ketë rezerva për asociacionin, duhet dialog me Serbinë për të mos humbur edhe aleatët
Peci realizon vizitë në terren
Krasniqi takon Tërnavën: Gjatë Ramazanit të ftojmë për më shumë dashuri, paqe e vepra të mira
Austria goditet nga nje fortune e madhe: Regjistrohen 190 mijë vetëtima, janë shkaktuar dëme të mëdha
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?