By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Hetim për parregullsi votash edhe në Podujevë
February 2, 2026
Jahjaga merr pjesë në konferencën përtolerancë globale në Abu Dhabi
February 2, 2026
Sofja me rekorde në turizëm, më së shumti vizitorë të huaj nga Italia
February 2, 2026
Spitali i Mitrovicës nis ofrimin e shërbimit të Kirurgjisë Maksilofaciale
February 2, 2026
Policia po heton zhdukjen e dy personave në Fushë-Kosovë dhe Gjilan
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vazhdojnë të digjen zjarret në Greqi, trafiku në zonat e prekura është ndërprerë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Vazhdojnë të digjen zjarret në Greqi, trafiku në zonat e prekura është ndërprerë
Rajon / Botë

Vazhdojnë të digjen zjarret në Greqi, trafiku në zonat e prekura është ndërprerë

Kosova Times
Last updated: 2023/07/18 at 11:20 AM
Kosova Times Published July 18, 2023
Share
SHARE

Zjarrfikësit kanë vijuar sot luftimin e zjarreve në pyje jo shumë larg Athinës, ndërsa shumë banorë janë evakuuar nga zonat bregdetare të prekura nga vala e të nxehtit.

Zjarri më i madh që nga mëngjesi i sotëm është në pyllin 50 km në veri të Athinës, ku janë vendosur 140 zjarrfikës, me mbështetjen e gjashtë bombarduesve me ujë dhe helikopterëve, tha zëdhënësi.

Dje, autoritetet dhanë urdhër për evakuimin e disa vendbanimeve bregdetare drejt Athinës si masë paraprake, duke përfshirë vendpushimet e njohura të Lagonisit, Saronidës dhe Anavisos.

Në atë zonë u dogjën disa shtëpi dhe u evakuuan një klub kuajsh dhe një manastir, raportoi ERT.

Sot 230 zjarrfikëse me mbështetjen e pesë helikopterëve janë përfshirë në shuarjen e zjarrit në këtë pjesë të bregdetit grek. Komunikacioni është i ndërprerë në rrugët përreth lokaliteteve të prekura.

Zjarri i tretë vazhdon të digjet në resortin e Loutraki, rreth 80 kilometra në perëndim të Athinës, nga ku u evakuuan dje 1200 fëmijë nga resorti i fëmijëve.

Për shuarjen e këtij zjarri janë angazhuar 120 zjarrfikës, së bashku me pesë avionë dhe një helikopter.

Ashtu si pjesë të Evropës, Greqia u godit nga vala e saj e parë e të nxehtit të vitit këtë fundjavë me një temperaturë maksimale prej 44.2 gradë Celsius në rajonin e Tebës (në qendër), sipas Observatorit Kombëtar të Athinës.

 

Në Athinë, merkuri u rrit në 39 gradë të shtunën, ndërsa Akropoli u mbyll për disa ditë në pjesën më të nxehtë të ditës.

Ndërsa temperaturat pritet të zbresin nga dy deri në katër gradë deri të mërkurën, nga e enjtja pritet një valë e re e të nxehtit me 43 gradë në nivel lokal, sipas shërbimit kombëtar të motit EMI.

You Might Also Like

Si u rikthye AfD në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Numri 2 i kartelit më të madh të drogës vdes nga mbytja

Yulia Tymoshenko: Luhatja politike e politikanes më të njohur të Ukrainës

Ish-ministri britanik u largua nga Partia Laburiste për shkak të lidhjeve të reja me Epsteinin

Identifikohen agjentët që vranë Alex Pretti-n

Kosova Times July 18, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Çanak: Serbia nuk është më në Kosovë

Kosova Times Kosova Times September 4, 2024
Axhenda Nderkombetare
Policia kërkon ndihmën tuaj për kapjen e këtij personi të arratisur
Selver Lenjani viziton Shtëpinë e Bardhë, Kongresin dhe Senatin amerikan
FKEE lanson Programin e ri për Efiçiencën e Energjisë në Ndërtesat Publike të Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?