By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 20 dhjetor 2025
December 20, 2025
Një turmë e tërbuar në Bangladesh i vuri flakën zyrave të redaksisë së gazetave më të mëdha: Gazetarët mbetën të bllokuar në çati
December 19, 2025
Haradinaj premton anëtarësim në NATO brenda mandatit
December 19, 2025
Miliona përdorues të bankomateve do të marrin kompensim nga Visa dhe Mastercard
December 19, 2025
Hamza premton 50 për qind rritje të pensioneve për veteranët e UÇK-së
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shoqata e Prokurorëve dënon gjuhën e përdorur nga avokati Berisha ndaj prokurorit Maloku, kërkon nga OAK të ndërmarrë masa
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Shoqata e Prokurorëve dënon gjuhën e përdorur nga avokati Berisha ndaj prokurorit Maloku, kërkon nga OAK të ndërmarrë masa
Lajme

Shoqata e Prokurorëve dënon gjuhën e përdorur nga avokati Berisha ndaj prokurorit Maloku, kërkon nga OAK të ndërmarrë masa

Kosova Times
Last updated: 2023/07/18 at 2:29 PM
Kosova Times Published July 18, 2023
Share
SHARE

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Kosovës, përmes një reagimi, ka shprehur indinjatën e thellë ndaj gjuhës të përdorur nga avokati Besnik Berisha ndaj prokurorit Rasim Maloku, në intervistën e dhënë mbrëmë në emisionin “Ditari i Buzhalës”.

Në reagimin thuhet se, Shoqata e Prokurorëve dënon fuqishëm gjuhën e përdorur nga avokati Berisha dhe thekson se format e tilla të përdorimit të gjuhës nënçmuese dhe ofenduese janë të papranueshme dhe të drejtuara jo vetëm ndaj dëmtimit të integritetit të prokurorit Maloku, por edhe ndaj autoritetit tërësor të sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës.

Reagimi i plotë nga Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Kosovës:

Shoqata e Prokurorëve reagon për gjuhën e urrejtjes dhe ofenduese të avokatit Besnik Berisha ndaj prokurorit Rasim Maloku

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Kosovës, përmes këtij reagimi publik, shpreh indinjatën e thellë ndaj gjuhës së urrejtjes dhe ofendimeve ndaj prokurorit Rasim Maloku, të përdorura nga avokati Besnik Berisha, në intervistën e dhënë në emisionin “Ditari i Buzhalës”, intervistë kjo, e shfaqur dje, më 17 korrik 2023, në orët e mbrëmjes, me ç’rast gjatë intervistës, avokati Berisha ka ofenduar rëndë dhe me një gjuhë shumë të ulët prokurorin e çështjes, Rasim Maloku, për shkak se i njëjti e ka arrestuar një ditë më herët të njëjtin në bazë të autorizimeve dhe detyrave që ia lejon Ligji dhe Kushtetuta e vendit.

Me këtë rast, Shoqata e Prokurorëve dënon ashpër qasjen dhe veprimet e avokatit Besnik Berisha, duke shpërndarë gjuhën e urrejtjes, ofendimeve dhe kërcënimit ndaj prokurorit Maloku, në kundërshtim me parimet e përcaktuara, me ç’rast standardet e përcaktuara me Kodin e Procedurës Penale dhe me praktikat ndërkombëtare, të zbatueshme në Kosovë, ndalojnë qasjen ku avokatët, prokurorët apo gjykatësit, i trajtojnë çështjet penale publikisht nëpër media, duke ofenduar dhe përhapur të pavërteta.

Shoqata e Prokurorëve dënon fuqishëm gjuhën e përdorur nga avokati Berisha dhe thekson se format e tilla të përdorimit të gjuhës nënçmuese dhe ofenduese janë të papranueshme dhe të drejtuara jo vetëm ndaj dëmtimit të integritetit të prokurorit Maloku, por edhe ndaj autoritetit tërësor të sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës.

Shoqata e Prokurorëve, vlerëson se mbrojtja e pavarësisë dhe e autoritetit të prokurorëve është thelbësore dhe tejet e rëndësishme, andaj gjuha e tillë e përdorur është e patolerueshme dhe e dënueshme në një shoqëri moderne dhe demokratike.

Ju bëjmë me dije se Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Kosovës qëndron fuqishëm pranë prokurorëve dhe konfirmon përkrahjen dhe mbështetjen e parezervë të punës dhe veprimeve të prokurorit Rasim Maloku në ushtrimin e funksioneve të tij si Prokuror i Shtetit, duke i inkurajuar për përmbushjen e mandatit të tyre.

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Kosovës kërkon nga Oda e Avokatëve të Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të iniciuar procedura disiplinore për shkelje të Kodit dhe Etikë profesionale të avokatëve si dhe legjislacionit pozitiv, ku përmes veprimeve të tij avokati Berisha ka denigruar njërën ndër hallkat kryesore të sistemit të drejtësisë përkatësisht sistemit prokurorial.

Gjithashtu Shoqata e Prokurorëve fton Prokurorinë Themelore në Prishtinë të analizoj gjuhën e ultë të urrejtjes, ofenduese dhe kërcënuese të avokatit Berisha ndaj prokurorit Rasim Maloku dhe të ndërmarrë të gjitha veprimet sipas Ligjit të aplikueshëm në Kosovë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Haradinaj premton anëtarësim në NATO brenda mandatit

Hamza premton 50 për qind rritje të pensioneve për veteranët e UÇK-së

Kurti premton investim në Trepçë bashkë me një korporatë ndërkombëtare

Limaj me ish-luftëtarë të UÇK-së: E rëndësishme prezenca jonë në Kuvend

Presidentja Osmani: Njohja e Kosovës nga Bahamet, një moment historik

Kosova Times July 18, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haradinaj kujton masakrën e Kralanit: Përgjegjësit ende nuk janë vënë para drejtësisë

Kosova Times Kosova Times April 3, 2025
Brukseli propozon planin për konfiskim të aseteve të ngrira ruse
Moti gjatë javës do të jetë i ndryshueshëm
Lotët rridhnin vet: Messi shënoi golin e 800-të në karrierë, por bota e befasuar për një pritje të paharrueshme… (VIDEO)
Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin e masakrës ndaj familjes Berisha
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?