By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Njerezit lëshojnë dritë të dukshme derisa të vdesin
May 14, 2025
Trump nënshkruan një marrëveshje me Katarin me vlerë mbi 1 trilion dollarë
May 14, 2025
Varroset nëna e dëshmorit Agron Mehmetaj, Haradinaj: Ishte një grua fisnike
May 14, 2025
Deputetja e LDK-së kërkon reflektim nga partitë për zhbllokimin e Kuvendit
May 14, 2025
Socialistët festojnë, Rama: Shqiptarët na besuan më shumë se kurrë
May 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosova dhe Serbia sot në Bruksel, BE-ja në kërkim të normalizimit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kosova dhe Serbia sot në Bruksel, BE-ja në kërkim të normalizimit
Lajme

Kosova dhe Serbia sot në Bruksel, BE-ja në kërkim të normalizimit

Kosova Times
Last updated: 2023/07/19 at 9:36 AM
Kosova Times Published July 19, 2023
Share
SHARE

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të qëndrojnë sot në Bruksel për takime në kuadër të dialogut, në një përpjekje për të kthyer procesin në normalitet.

Me ftesë të të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, në Bruksel qëndrojnë zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi dhe kryenegociatori i Serbisë Petar Petkoviq.

I pari është fokusi në implementimin e plotë të Marrëveshjes për të cilën palët ishin pajtuar me 27 shkurt në Bruksel si dhe aneksit për implementim të dakorduar në Ohër në muajin mars.

Qëllimi i dytë është të diskutohen hapat për uljen e tensioneve në veri të Kosovës. Për këtë, Kosova dhe BE-ja janë dakorduar në një takim të Lajçakut dhe shefit të delegacionit të Kosovës, Bislimi.

Kosova thotë se i ka ndërmarrë hapat për të cilat ishin pajtuar.

 

Sipas burimeve të BE-së janë dy qëllime kryesore të takimeve që Lajçak sot do të ketë me shefat e delegacioneve për dialog:

Hapat drejt shtensionimit të situatës në veri të Kosovës

Marrëveshja ndërmjet BE-së dhe Kosovës për zbatimin e deklaratës së 3 qershorit 2023 të 27 vendeve të BE-së

10 korrik 2023

HapiVeprimiKoha
1Qeveria e Kosovës deklaron publikisht gatishmërinë e saj për t’u angazhuar për shtensionimin e situatës dhe se nuk do të ndërmarrë asnjë veprim që mund të shkallëzojë situatën në veriun e Kosovës. Kjo përfshin një zvogëlim të menjëhershëm për 25% të pranisë policore në dhe rreth ndërtesave komunale.Java e parë
2Policia e Kosovës kryen vlerësime të rregullta të sigurisë bashkë me EULEX-in, dhe me KFOR-in, sipas nevojës, për të shikuar mundësinë për zvogëlim të mëtejmë të tërë pranisë policore në dhe rreth ndërtesave komunale.Nga java e parë, në vazhdimësi
3Qeveria e Kosovës bën një deklaratë publike, për të mbështetur mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në 4 komunat nveriore, pas verës. Kosova përkushtohet të sigurojë bazën e nevojshme ligjore për të mundësuar organizimin e zgjedhjeve.Nga java e parë, zbatimi sa më parë të jetë e mundur
4BE-ja do t’i ftojë dy kryenegociatorët në Bruksel, për finalizimin e planit të sekuencimit për Marrëveshjen drejt rrugës për normalizimin e marrëdhënieve, pas të cilit do të fillojë zbatimi i të gjitha neneve të marrëveshjes.Java e dytë
Burimi: Qeveria e Kosovës

Takimet pritet të nisin në mëngjes, por burimet në BE nuk kanë bërë të ditur se deri kur mund të zgjasin.

Edhe pse burimet e Bashkimit Evropian thonë se është synim që delegacionet e Kosovës dhe Serbisë të takohen edhe mes vete, një gjë të tillë nuk është konfirmuar.

Një burim i BE-së ka thënë se “kjo do të varet nga vullneti dhe gatishmëria e palëve, më saktësisht kryenegociatorëve, për t’u takuar mes vete“ ndërsa BE-ja “gjithsesi ka synim që të ketë edhe takim trepalësh“.

Deri me tash ka ndodhur shpesh që në takimet e dialogut të ketë vetëm takime dypalëshe mes përfaqësuesve të BE-së me delegacionet e Kosovës dhe Serbisë veç e veç, ndërsa palët kanë refuzuar disa herë që të ketë takime të përbashkëta.

Kështu kishte ndodhur edhe herën e fundit kur në Bruksel ishin kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq. Ata patën takime të ndara me Përfaqësuesin e lartë të BE-së Borrell, por jo edhe mes vete.

Kësaj here ishte presidenti i Serbisë, Vuçiq, ai i cili refuzoi të ketë takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Ka pasur raste kur edhe kryenegociatorët kanë refuzuar të ulen në takime të përbashkëta.

Në situata të tilla, lehtësuesit nga ana e BE-së diskutojnë herë me njërën, e pastaj me tjetrën palë, në përpjekje për të afruar qëndrimet.

Tensionet në veri të Kosovës që në fund të muajit maj e kanë kthyer procesin e dialogut në fazë të menaxhimit të krizave, dhe kanë hequr fokusin nga implementimi i marrëveshjes.

Bashkimi Evropian, në këtë fazë, dëshiron ta ringjallë procesin, dhe të kthejë një lloj normaliteti në dialog, në mënyrë që palët të mund të avancojnë drejt normalizimit.

You Might Also Like

Varroset nëna e dëshmorit Agron Mehmetaj, Haradinaj: Ishte një grua fisnike

Deputetja e LDK-së kërkon reflektim nga partitë për zhbllokimin e Kuvendit

Socialistët festojnë, Rama: Shqiptarët na besuan më shumë se kurrë

Costa: Masat ndaj Kosovës janë të lidhura me de-eskalimin në veri

Rama: Sabotazhi i `Pastrimit` nuk kalon, sonte fillon largimi i mbeturinave

Kosova Times July 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ilaçet që kishte blerë i kishin shkaktuar probleme shëndetësore, 37-vjeçarja hakmerret dhe i vë flakën farmacisë

Kosova Times Kosova Times May 10, 2023
Parandalohet kontrabanda në Vërmicë
Gazetarë shqiptarë dhe serbë në Kosovë kundërshtojnë ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave
Gashani: Rriten raportimet për të shtënat me armë në ahengje
Kroacia refuzon pjesëmarrjen në misionin e BE-së për trajnimin e forcave ukrainase
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?