By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen
January 2, 2026
Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë
January 2, 2026
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
January 2, 2026
Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para
January 2, 2026
Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vapa e madhe rrit numrin e pacientëve në QMF-të e kryeqytetit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Vapa e madhe rrit numrin e pacientëve në QMF-të e kryeqytetit
Lajme

Vapa e madhe rrit numrin e pacientëve në QMF-të e kryeqytetit

Kosova Times
Last updated: 2023/07/19 at 10:55 AM
Kosova Times Published July 19, 2023
Share
SHARE

Është rritur numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë në Qendrat e Mjekësisë Familjare, për shkak të temperaturave të larta.  Në anën tjetër mjekët apelojnë tek qytetaret të mos ekspozohen në diell dhe të kenë kujdes me konsumimin e ushqimit.

“Pak po na mundojnë temperaturat e larta por duhet të ruhemi mos me dalë kur është nxehti i madh, s’kemi çfarë të bëjmë”. Kështu është shprehur 65 vjeçari Naim Krasniqi, qytetar i cili po kërkonte ndihmë mjekësore në  Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

E që këtyre ditëve ka shtim të fluksit të pacientëve nga temperaturat e larta e thotë edhe  Specialistja e Mjekësisë Familjare, Drita Peqani Gashi. Ajo tha për Radio Kosovën se shkaktar janë temperaturat e larta që po mbretërojnë në vendin tonë. Ajo apelon që personat e moshuar, fëmijët dhe ata të cilët vuajnë nga sëmundjet e ndryshme të kenë kujdes në këto ditë të nxehta.

“Është një fluks më i madh i pacientëve dhe kryesisht pacientët vijnë me një përkeqësim të gjendjes momentale si shkak i temperaturave të larta. Pacientët kryesisht kanë rënie të tensionit, pastaj vijnë në gjendje marramendëse, molisje, djersitje etj. Por që kryesisht ankesa shëndetësore kanë më shumë pacientët që janë me sëmundje kronike”, tha ajo.

Peqani Gashi,  apelon te qytetaret që të kenë  kujdes edhe  me mënyrën e të ushqyerit në këto ditë të nxehta. Ajo sugjeron që të konsumohen ushqime që janë  lehtë të tretshme, si dhe të konsumojnë mjaftueshëm ujë.

Ndërkaq, Era Pireva nga Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka thënë që të moshuarit, personat me sëmundje të zemrës ose ata me diabet të mos ekspozohen në diell,  prej orës 10 deri në orën 17  të pasdites.

“Personat e moshuar assesi nuk duhet të ekspozohen në rrezet e diellit në intervalin kohor prej orës 10.00-17.00 , sidomos jo të moshuarit me sëmundje të zemrës ose ata me diabet.

Gjatë daljes nga shtëpia të moshuarit detyrimisht duhet ta mbrojnë kokën me kapelë ose shall, rrobat duhet të jenë të holla, komode, prej liri ose pambuku dhe me ngjyra të çelëta”, tha Pireva.

Po ashtu Instituti rekomandon që gjatë ditëve të nxehta është e domosdoshme marrja e dy litrave ujë ose lëngje tjera si dhe të konsumohen më shumë  pemë dhe perime sezonale.

You Might Also Like

Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen

Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë

Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta

Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para

Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë

Kosova Times July 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Me dashtë këtë vend, pak është!

Kosova Times Kosova Times May 9, 2024
AI: Autoritetet ruse sugjerojne mediat për të parandaluar protestat
Taktouka – sallatë e ngrohtë me domate, speca, hudhër dhe vaj ulliri
Kosova ne vendin e 80 ne renditjen e shtetit ligjor
Elon Musk njofton dorëheqjen e tij si CEO i Twitter
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?