By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kremlini akuzon Mitsotakis, Gerapetritis, Sakellaropoulou dhe Christodoulides për “rusofobinë”
August 2, 2025
Si ta dallojmë të vërtetën nga e rreme në botën e inteligjencës artificiale?
August 2, 2025
Turqia shpall parqe detare në Egje dhe Mesdheun Lindor – Përjashton Kastellorizon
August 2, 2025
Kurti: Kanali i Ibër Lepencit po bëhet më i qëndrueshëm dhe më i sigurt
August 2, 2025
UNICEF: 18,000 fëmijë të vrarë në Gaza në 22 muaj, 28 në ditë
August 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Prigozhin shfaqet pas disa javësh dhe konfirmon largimin e Wagnerit nga Ukraina
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Prigozhin shfaqet pas disa javësh dhe konfirmon largimin e Wagnerit nga Ukraina
Rajon / Botë

Prigozhin shfaqet pas disa javësh dhe konfirmon largimin e Wagnerit nga Ukraina

Kosova Times
Last updated: 2023/07/19 at 10:04 PM
Kosova Times Published July 19, 2023
Share
SHARE

Udhëheqësi i grupit mercenar rus, Yevgeny Prigozhin, i cili e ka udhëhequr rebelimin e ndërprerë në Rusi javë më parë – është parë përmes një videoje në Bjellorusi, duke i mirëpritur luftëtarët e tij, dhe duke thënë se ata do të nisen drejt Afrikës.

Sipas Prigozhinit, grupi mercenar rus do ta ndalë angazhimin në luftën e Rusisë në Ukrainë.

Në një video të publikuar nga ekipi i tij në Telegram, Prigozhin është parë përpara një numri të madh të njerëzve të armatosur duke i përshëndetur “në tokën e Bjellorusisë”.

Prej kur lideri i Wagnerit është parë duke u larguar me makinë nga qyteti rus Rostov-on-Don, më 24 qershor, nuk është ditur më asgjë për vendndodhjen e tij.

Dikur Prigozhini ka qenë aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin.

“Ju keni bërë shumë për Rusinë. Çfarë po ndodh tani në front të luftës është trup në të cilin nuk kemi nevojë të marrim pjesë. Ne duhet ta presim momentin kur do të mund ta shprehim veten plotësisht”, ka thënë Prigozhin në video, data e incizimit të së cilës nuk dihet.

Mes tjerash, Prigozhin ka thënë se “kemi marrë vendim që do të qëndrojmë këtu në Bjellorusi për një kohë”.

“Përgjatë asaj kohe, unë besoj shumë që do ta shndërrojnë ushtrinë bjelloruse në ushtrinë e dytë më të mirë në botë. Ne duhet të trajnohemi më shumë, më pas të nisemi për në destinacionin e ri, në Afrikë, dhe më vonë, me siguri, do të kthehemi sërish te operacioni special ushtarak [në Ukrainë], kur të jemi të sigurt që nuk do të detyrohemi ta turpërojmë veten”, ka shtuar Prigozhin.

Fati i trupave të Wagnerit ka qenë i paqartë prej kur Prigozhini e ka nisur rebelimin më 23 dhe 24 qershor në Rusi, njëherësh kërcënimin më të madh për presidentin rus, Vladimir Putin, në 23 vjetët e tij sa është në pushtet.

Lideri autoritar i Bjellorusisë dhe aleati i ngushtë i Putinit, Alyaksandr Lukashenka, është përfshirë në bisedime për dhënie fund të rebelimit.

Në marrëveshjen e ndërmjetësuar mes Prigozhinit dhe Putinit, Lukashenka është pajtuar që ta pranojë Wagnerin dhe liderin e tij në Bjellorusi.

Para se të niste rebelimi, forcat e Wagnerit u kanë ndihmuar forcave ushtarake ruse në luftën kundër Ukrainës.

Megjithatë, në periudhën e fundit Prigozhin është ankuar se Kremlini nuk po i furnizon si duhet pjesëtarët e grupit të tij.

You Might Also Like

Kremlini akuzon Mitsotakis, Gerapetritis, Sakellaropoulou dhe Christodoulides për “rusofobinë”

UNICEF: 18,000 fëmijë të vrarë në Gaza në 22 muaj, 28 në ditë

Rusia godet Ukrainën me predha, Shaheda, dronë reaktivë, vret dy persona në Kherson

Hidhini një sy brenda bunkerit më të madh privat në Zvicër, i cili mban më shumë se 500 njerëz

Dronët ukrainas sulmojnë objektiva në Rusi dhe në Krimenë e aneksuar

Kosova Times July 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

BE fillon heqjen e masave ndaj Kosovës, por procesi mbetet i kushtëzuar

Kosova Times Kosova Times May 27, 2025
Shefi i CIA-s në Presidencën e Kosovës
Lansohet projekti “HybridLAB”, synon ta luftojë çrregullimin e informimit
Sot është Dita e Veteranëve të UÇK-së
Një intervistë e paparë më parë e Navalny: Ne perëndim ka njerëz që u shërbejnë banditëve rusë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?