Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një qytetar në Dragash nën dyshimin se kishte ngacmuar seksualisht një të mitur.
Sipas njofrtimit, rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:30, ndërsa viktima është dërguar për tretman mjekësor.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare e mitur”, ka njoftuar PK.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Ngacmim seksual”.