By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Arsyet e vërteta pse njerëzit po lindin më pak fëmijë
June 10, 2025
BE përgatit sulm të ri ndaj Putinit. Detajet janë publikuar
June 10, 2025
Britania vendosi sanksione ndaj dy ministrave izraelitë
June 10, 2025
Trump dërgon marinsat në Los Angeles, kryebashkiaku i tërbuar. “Nuk e kemi përjetuar ende këtë”
June 10, 2025
Konfiskohen rreth 18 mijë euro të padeklaruara në një automjet në Vermicë
June 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çka nuk harrojnë Shtetet e Bashkuara dhe çka nuk falin kurrë?!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Çka nuk harrojnë Shtetet e Bashkuara dhe çka nuk falin kurrë?!
Opinion

Çka nuk harrojnë Shtetet e Bashkuara dhe çka nuk falin kurrë?!

Kosova Times
Last updated: 2023/07/21 at 6:08 PM
Kosova Times Published July 21, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Bajram MJEKU

Jetëshkrimi “Intervistë me vetveten” i shkrimtarit Petro Marko, është ndër autobiografitë më të trishta, që mund të ketë shkruar ndonjë shqiptar deri në ditët e sotme.

Në këtë libër, i cili të bën për vete edhe po ta rilexosh kushedisa herë, vendosa t’i publikoj tre paragrafë, për të rikujtuar se çka në fakt nuk falin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veçanërisht kur të trajtojnë partner strategjik!

Shkrimtari Petro Marko, luftëtari i Spanjës, i cili pësoi tragjedi të pafundme familjare nga regjimi stalinist në Shqipëri, pak ditë para se të arrestohej në vitin 1947, shkruan për çastet kur ai dhe kolegët e tij gazetarë u përshëndetën për të fundmen herë në Aeroportin e Tiranës me shefin e UNRRA në Shqipëri dhe kështu kujton takimin lamtumirës me të: “Shumë nga ata që kishin qenë në Shkollën Teknike të Fulcit, ishin arrestuar si spiunë amerikanë. Shumë nga ata që mund te takoheshin rastësisht, ose në tavernën e hotel “Dajti” me ndonjë nëpunës të UNRRA-s, arrestoheshin si agjentë anglo-amerikanë. Situata politike kishte ndryshuar. Erdhi koha që misionet anglo-amerikane, s’mund të qëndronin më në Shqipëri dhe vendosën të largoheshin…

Unë dhe gazetarë tjerë si Shefqet Musaraj, Javer Majo etj., përcollëm në aerodrom Misionin amerikan. Zoti Jakobs, shef i Misionit, një burrë i mençur dhe me autoritet, më hodhi krahun dhe më tha:

– Zoti Marko! Ne po largohemi, sepse po marrim në qafë shumë shqiptarë. E shohim se këtu shihemi si armiq, por mund t’ua them vetëm këtë: Ju mund të shani Ruzveltin, Ajzenhauerin e të tjerë, pastaj mua dhe gjithë autoritetet amerikane, por jo kurrë flamurin e lavdishëm të Amerikës. Ju atë e keni poshtëruar. Amerika këtë s’ka për ta harruar kurrë, kurrë!, – më tha me zemërim…”.

Pikërisht për këtë dhe gjatë gjysmë shekulli të regjimit stalinist, Shtetet e Bashkuara hoqën dorë nga Shqipëria dhe shqiptarët, të cilët dolën kombi më i katandisur nga kampi komunist, përfshirë këtu edhe shqiptarët në ish-Jugosllavi.

Nuk thuhet kot “historia është mësuesja e jetës”, por që edhe në ditët e sotme, duket që kemi mësuar shumë pak nga gabimet politike dhe tragjeditë kolektive, të cilat krejt “aksidentalisht”, mund të përsëriten…

Për ata që nuk e dinë, dua të kujtoj se Administrata e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Rindërtim, e cila njihet me akronimin UNRRA, u themelua më 9 nëntor të vitit 1943 në Uashington nga përfaqësuesit e 44 shteteve që përbënin atëherë Kombet e Bashkuara. Kjo organizatë, u vinte në ndihmë vendeve të çliruara nga pushtimi fashist me ushqime, veshmbathje, barna e gjësende tjera të nevojshme gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore.

You Might Also Like

Lamtumirë dr. Bujar Bukoshi!

Serbia po synon ripushtimin ose ndarjen e Kosovës

Migracioni ilegal dhe sovraniteti i Kosovës

Nëse dikujt i takon çmimi Oskar për poshtërsi, atëherë ju takon kuvendarëve të Kosovës

Spahiu reagon rreth heqjes se flamurit: Flamuri nuk vendoset aty ku nuk e ka vendin

Kosova Times July 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ukrainasit duhet të pajtohen me fitoren e Trump – mendimi i deputetit të Popullit

Kosova Times Kosova Times November 6, 2024
Meksika ndalon konsumimin e duhanit në hapësira publike
Një vit më pas: Oda Amerikane në Evropë është e palëkundur në mbështetje të popullit të Ukrainës
Departamenti i Shtetit: Investimi i madh i Kinës në manipulimin e informacionit
Ushtarët letonezë patrullojnë në Zubin Potok
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?