By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si në një film horror: Gaza po përjeton një “brez të heshtur”, fëmijët po humbasin aftësinë për të folur për shkak të traumës
October 21, 2025
VIDEO Zemërim në Dublin për sulmin e një emigranti ndaj vajzës (10). Shpërthejnë trazira
October 21, 2025
E djathta në Parlamentin e BE-së: Larg duart nga Serbia!
October 21, 2025
Ukraina qëlloi me raketa Storm Shadow një fabrikë të rëndësishme ruse
October 21, 2025
Zbardhet dokument i ri rus. A është kjo arsyeja pse dështoi samiti Trump-Putin?
October 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Autostrada e Gjilanit po bëhet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Autostrada e Gjilanit po bëhet
Lajme

Kurti: Autostrada e Gjilanit po bëhet

Kosova Times
Last updated: 2023/07/21 at 8:27 PM
Kosova Times Published July 21, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në pasditen e sotme ka vizituar nga afër punimet të cilat po realizohen për ndërtimin e autostradës së Gjilanit. 

I shoqëruar nga Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kryetari i Komunës se Gjilanit, Alban Hyseni, dhe me deputetët Arijeta Rexhepi e Luan Aliu, nga ajo çfarë u pa nga tre llotet e vizituara, kryeministri Kurti ritheksoi bindshëm se Autostrada Prishtinë-Gjilan po bëhet.

“I vizituam tre llotet. Llotin e parë në gjatësinë mbi 4.8 km, llotin e dytë 2.5 km dhe llotin e tretë 2.2 km, me ç’rast e pamë edhe punën që po bëhet për nënkalimin ndërmjet llotit të dytë dhe llotit të tretë që në këtë mënyrë do të mundësojë edhe lidhjen e fshatrave sikurse Smallusha që të ketë gjithashtu qasje”, deklaroi kryeministri Kurti.

Ai u zotua se do t’i kushtojmë rëndësi punimeve cilësore, por gjithashtu edhe ndriçimit dhe sinjalistikës. Po ashtu falënderoi edhe ministrinë, punëtorët e pronarët e operatorëve ekonomikë të cilët po e përmbushin kontratën me punë cilësore.

Në anën tjetër, Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi tha se punimet po zhvillohen me intensitet të lartë në 8 llotet dhe po bëjnë përpjekjet maksimale që punimet të përfundojnë gjatë këtij viti, sepse buxheti është ndarë për këtë dhe vizitat e shpeshta janë inkurajim për operatorët ekonomikë dhe për punëtorët që të punojnë me përkushtim, në mënyrë që kjo të përfundohet sa më shpejtë. Zëvendësministri shtoi se aktualisht janë në përgatitje e sipër të dokumentacionit të nevojshëm në mënyrë që në vitin e ardhshëm të fillojmë me vazhdimin e kësaj autostrade nga Bresalci deri te Dheu i Bardhë, për t’u afruar kështu me Korridorin 10 në një distancë prej vetëm 10 kilometra.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, falënderoi kryeministrin Kurti dhe zëvendësministrin për angazhimin e vazhdueshëm për përfundimin e autostradës së Gjilanit, projekt ky i cili siç tha kryetari, ka rëndësi të veçantë jo vetëm për Anamoravën por edhe për gjithë vendin tonë, për shkak të lidhjeve dhe korridoreve ndërkombëtare.

Ai tha se Anamorava dhe Gjilani që ishin në harresë të qeverisjeve të kaluara në kuptim të angazhimit dhe përkushtimin ndaj qytetit, tashmë kanë marrë vëmendjen e duhur dhe projekti është në rrugë të mirë që të përfundojë brenda këtij viti.

Në fund kryetari Hyseni u shpreh se përgatitjet dhe angazhimi i qeverisë është që ky projekt të përfundojë këtë vit, ndërkohë që nga punimet që po zhvillohen në terren, tregojnë që ky intensitet i punimeve do të jetë i pritur në fund me përfundimin total të autostradës deri në Bresalc. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kosova e gatshme të pranojë qendrën britanike për migrantët, thotë Kurti

Raporti i Helsinkit: `Bota Serbe`, instrument i Rusisë për ndikim në Kosovë

Afati për krijimin e qeverisë së re, partitë ende pa marrëveshje

Basha: UÇK-ja ka qenë kulmi i lavdisë dhe historisë sonë

Basha thotë se Kushtetuesja nuk ka bazë për masë të përkohshme

Kosova Times July 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Franca i bën thirrje veçanërisht Kosovës të pranojë propozimin e BE-së për targat

Kosova Times Kosova Times November 22, 2022
Sallata që të gjithë e adhurojnë është shkatërruese për shëndetin
Gjermania investon miliarda në strehimore. “Ata mund të na zhdukin me 9 deri në 12 raketa”
Hoxha për anëtarësime ndërkombëtare: Policia e Kosovës do ta luftonte krimin
Haradinaj thotë se investimet kapitale do të shkojnë në 25 miliardë euro
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?