Mbrëmë, në fshatin Pleshinë të Ferizajt,ka ndodhur një aksident me fatalitet, ku ngasësi i mjetit motorik, mashkull, shtetas kosovar, ka humbur kontrollin e për pasojë ka gjetur vdekjen.
Sikundër njofton Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt, ngasësi i mjetit motorik, traktor me rimorkio, ngarkuar me dru, në rrethana të panjohura ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur me mjetin, duke u përmbysur e për pasojë, ngasësi ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.
Bëhet e ditur se njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e ngasësit të mjetit motorik.
Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë u është dorëzuar familjarëve.