By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Laura Pausini dhe Naomi Campbell priten në audiencë nga Papa
November 12, 2025
Ne kemi gjetur palltot më të mira prej leshi të sezonit, në të cilat do të jetoni shkëlqimin
November 12, 2025
Një parfum që të transporton menjëherë në një jaht në një det ekzotik
November 12, 2025
Zelensky përballet me një tjetër provë kyçe
November 12, 2025
Rusia dërgon trupa me nxitim në Pokrovsk, rezervat po mbarojnë
November 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjykata belge i hap rrugë këmbimit të të burgosurve me Iranin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Gjykata belge i hap rrugë këmbimit të të burgosurve me Iranin
Rajon / Botë

Gjykata belge i hap rrugë këmbimit të të burgosurve me Iranin

Kosova Times
Last updated: 2022/10/05 at 9:47 PM
Kosova Times Published October 5, 2022
Share
SHARE

Një gjykatë në Belgjikë ka mbështetur një trakt që lejon këmbimin e të burgosurve me Iranin, potencialisht duke i hapur rrugë një diplomati iranian, i burgosur nën akuza për terrorizëm, të dërgohet në Iran në këmbim të një punëtori belg të ndihmës.

Vendimi, sipas mediave belge, heq përkohësisht ndalesën për përdorimin e traktatit, për të cilën kishte vendosur një gjykatë e apelit më herët gjatë këtij viti.

Qeveria e kryeministrit Alexander de Croo tha se traktati është e vetmja mënyrë për të liruar Olivier Vandecasteele, punëtorin belg të ndihmës që gjendet në një burg në Teheran.

Vandecasteele, 41 vjeç, u ndalua nga autoritetet iraniane në shkurt, dhe ndaj tij me gjasë ende nuk është ngritur ndonjë akuzë.

Në këmbim, Irani me gjasë do të donte të kthente në shtëpi diplomatin iranian, Assadollah Assadi, i cili vitin e kaluar u dënua me 20 vjet burgim në lidhje me një komplot për sulm me bombë në një tubim të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit në Paris në qershor të vitit 2018. Ky këshill është grup opozitar iranian, që gjendet në mërgim.

Opozita belge ka pretenduar se marrëveshja me Iranin është bërë për të liruar Assadin, ndërkaq iranianët që gjenden në mërgim po ashtu kanë kundërshtuar ashpër këtë marrëveshje. Kjo ka shtyrë që një grup prej 11 organizatash për të drejtat e njeriut t’i kërkojnë Brukselit që ta anulojë marrëveshjen.

Organizatat thanë se ky traktat mund të rezultojë në lirimin e një të burgosuri për terrorizëm “dhe të legjitimojë marrjen peng nga ana e Iranit”.

Shtetet perëndimore vazhdimisht kanë akuzuar Iranin se po tenton të përfitojë nga shtetet e huaja, duke marrë peng qytetarët e huaj që kanë shtetësi të dyfishtë, dhe më pas duke i përdorur ata për shkëmbim të të burgosurve.

You Might Also Like

Zelensky përballet me një tjetër provë kyçe

Rusia dërgon trupa me nxitim në Pokrovsk, rezervat po mbarojnë

Imamoglu u përgjigjet prokurorëve për aktakuzën prej 4,000 faqesh: “Turp të keni”

Nesër, PE do të votojë për zgjatjen e privilegjeve tregtare për Ballkanin Perëndimor

BBC mbi sanksionet kundër NIS: Vuçiç shkëmben fyerje me Kremlinin, Serbia në konflikt me Moskën

Kosova Times October 5, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

CR7, golashënuesi i parë më i mirë në katër vende të ndryshme

Kosova Times Kosova Times May 28, 2024
Deputeti ukrainas: Serbia të heqë dorë nga prirjet perandorake dhe ta pranojë Kosovën
Murati kritikon opozitën për mosvotimin e Rashiqit
Draghi: Dallim i madh në marrëdhëniet BE-SHBA me Trump
OKB do të shtojë Izraelin dhe Hamasin në listën e shkelësve të të drejtave të fëmijëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?