By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kina raporton 8,000 raste të sëmundjes chikungunya, ndërsa virusi i përhapur nga mushkonjat përhapet në të gjithë botën
August 7, 2025
NYT: Trump dëshiron të takohet me Putinin dhe Zelenskyn dhe t’i japë fund luftës në Ukrainë
August 6, 2025
Dërgohet në mbajtje një person për armëmbajtje pa leje
August 6, 2025
Rudi kritikoi ish lidershipin e LDK dhe disa anëtarë për marshin: “Iu mallkoftë karroca e babit tim”
August 6, 2025
Dy gra nga Kosova fituese të çmimit `Cybersecurity Woman of the Year 2025`
August 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Koreja e Veriut lëshon raketa lundruese, mes tensioneve në rritje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Koreja e Veriut lëshon raketa lundruese, mes tensioneve në rritje
Rajon / Botë

Koreja e Veriut lëshon raketa lundruese, mes tensioneve në rritje

Kosova Times
Last updated: 2023/07/22 at 10:42 AM
Kosova Times Published July 22, 2023
Share
SHARE

Koreja e Veriut ka lëshuar “disa raketa lundruese” në Detin e Verdhë, ndërmjet Kinës dhe Gadishullit Korean, të shtunën, ka njoftuar Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë së Koresë së Jugut.

Provokimi i fundit i Phenianit vjen teksa shqetësimet po rriten për vendndodhjen dhe mirëqenien e një ushtari të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili bëri një kalim të paautorizuar në territorin e Koresë së Veriut, më herët gjatë javës, ndërsa regjimi i izoluar deri tani ka heshtur rreth incidentit.

Lëshimet e së shtunës janë vetëm të fundit në një varg të tillësh nga Pheniani, dhe vijnë teksa Seuli dhe Uashingtoni po forcojnë bashkëpunimin në mbrojtje, teksa marrëdhëniet ndërmjet dy Koreve janë pothuajse në pikën më të ulët ndonjëherë, raporton AFP.

Lëshimi i raketave lundruese ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit të së shtunës, sipas kohës lokale, ka njoftuar ushtria e Seulit.

“Autoritetet koreanojugore dhe amerikane të inteligjencës po i analizojnë lëshimet, përderisa po i mbikëqyrin shenjat e aktiviteteve të tjera”, ka bërë të ditur Koreja e Jugut.

Koreja e Veriut kishte lëshuar dy raketa balistike në det, nga bregu i saj lindor, në drejtim të Japonisë, vetëm tri ditë më parë.

Diplomacia ndërmjet Phenianit dhe Seulit ka ngecur, ndërsa udhëheqësi koreanoverior, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për shtimin e prodhimit të armëve, përfshirë ato bërthamore taktike.

Në kundërpërgjigje, Seuli dhe Uashingtoni kanë kryer manovra të përbashkëta ushtarake, me avionë të avancuar, të pakapshëm nga radarët, dhe me mjete strategjike amerikane, përderisa një nëndetëse bërthamore amerikane këtë javë vizitoi një port koreanojugor, për herë të parë prej dekadash.

You Might Also Like

NYT: Trump dëshiron të takohet me Putinin dhe Zelenskyn dhe t’i japë fund luftës në Ukrainë

Dy ministra vdiqën në një rrëzim helikopteri në Ganë. Gjithsej tetë të vdekur

VIDEO Trump ngjitet në çatinë e Shtëpisë së Bardhë. Gazetari: Zotëri, pse jeni në çati?

Rubio për sanksionet kundër Rusisë: Presim një njoftim sot, lajmet mund të jenë pozitive

Skandali i Epstein po përhapet. Letrat e publikuara të shkruara atij nga të pasurit dhe të famshmit

Kosova Times July 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Trajneri i Tanzanisë përjashtohet nga Kupa e Kombeve të Afrikës

Kosova Times Kosova Times January 19, 2024
Kamala Harris e pranon humbjen në zgjedhje
Papa bën thirrje për paqe në Ukrainë dhe Gaza në lutjen e parë
Ish-oficeri i lartë i NATO-s: Ukraina e ka rimarrë iniciativën nga armiku
Kremlini kundershton të njohë sulmin ndaj aeroplanit te Azerbajxhanit Airlines
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?