By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 15 dhjetor
December 15, 2025
Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç
December 14, 2025
Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj
December 14, 2025
The Telegraph mbi vullnetarët serbë në Ukrainë: Ata kanë mbështetjen e Dodikut
December 14, 2025
Fitore dramatike për Prishtinën, Rahoveci triumfon bindshëm ndaj Pejës
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Papa kërkon veprime urgjente nga bota kundër ndryshimeve klimatike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Papa kërkon veprime urgjente nga bota kundër ndryshimeve klimatike
Rajon / Botë

Papa kërkon veprime urgjente nga bota kundër ndryshimeve klimatike

Kosova Times
Last updated: 2023/07/23 at 2:23 PM
Kosova Times Published July 23, 2023
Share
SHARE

Papa Françesku ka thënë të dielën se valët e fundit të të nxehtit në shumë pjesë të botës, dhe përmbytjet në vendet si Koreja e Jugut, kanë treguar se nevojiten më shumë veprime urgjente për të luftuar ndryshimet klimatike.

“Ju lutem, ua përsëris thirrjen time udhëheqësve botërorë të bëjnë diçka më konkrete për të kufizuar emetimet ndotëse”, ka thënë papa më 23 korrik, në fund të një adresimi para turmave në sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan.

“Është sfidë urgjente, nuk mund të shtyhet, i prek të gjithë. Le ta mbrojmë shtëpinë tonë të përbashkët”, është shprehur ai, raporton Reuters.

Françesku i ka bërë thirrje botës të heqë dorë sa më parë nga karburantet fosile, dhe e ka bërë mbrojtjen e mjedisit objektiv kyç të papatit të tij.

Ai ka thënë më 2015, në enciklikën e tij “Ti qofsh lëvduar o Zot”, se planeti “ka nisur t’i ngjasojë gjithnjë e më shumë një grumbulli të madh mbeturinash”.

Të dielën, papa ka shprehur solidaritetin e tij me ata që po vuajnë nga kriza klimatike dhe me ata që po u ndihmojnë atyre.

Disa pjesë të jugut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë goditur nga një valë rekorde e të nxehtit, përderisa temperatura ekstreme janë regjistruar edhe në Kinë dhe në Evropën jugore, përfshirë Italinë dhe Greqinë.

Një zjarr i egër në ishullin grek të Rodosit detyroi mijëra turistë dhe banorë të strehohen në shkolla dhe në stadiume të mbyllura, të dielën, pasi ata u evakuuan nga fshatrat dhe qendrat pushimore bregdetare.

You Might Also Like

Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç

Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj

Siri: Pesë të arrestuar për sulmin vdekjeprurës të ISIS-it ndaj amerikanëve

Zelensky takon të dërguarit e SHBA-së në Berlin për bisedime mbi përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë

Joseph: Nëse rusët do të interesoheshin për Serbinë, do t’ia shisnin NIS-in, topi është në fushën e Vuçiçit dhe kjo është pika e kthesës

Kosova Times July 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Van Dijk: Shënuam gol të rregullt kundër Francës

Kosova Times Kosova Times June 22, 2024
Ministrja Gërvalla i bën thirrje diasporës për regjistrim
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Nagavci: Mbi 194 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionim të librave
Kurti: Albanologjia, dije luftarake për të drejta të shqiptarëve në Ballkan
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?