By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Qyteti ku mund të hash ushqim gurme për vetëm një euro
November 3, 2025
Protesta e paguar në Ambasadën e Ukrainës në Varshavë – provokim rus për 40 dollarë?
November 3, 2025
Picula: KE-ka qenë padrejtësisht e butë ndaj autoriteteve serbe
November 3, 2025
Sveçla: Serbia po vazhdon me veprime destabilizuese ndaj Kosovës
November 3, 2025
Keqinformimi ndikoi në zgjedhjet lokale 2025
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryeministrja italiane: Rrjedhat e emigrantëve dëmtojnë të gjitha shtetet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Kryeministrja italiane: Rrjedhat e emigrantëve dëmtojnë të gjitha shtetet
Uncategorized

Kryeministrja italiane: Rrjedhat e emigrantëve dëmtojnë të gjitha shtetet

Kosova Times
Last updated: 2023/07/23 at 4:47 PM
Kosova Times Published July 23, 2023
Share
SHARE

Rrjedhat ilegale të emigrantëve po i dëmtojnë të gjitha shtetet përgjatë Mesdheut, ka deklaruar të dielën kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, teksa u ka bërë thirrje vendeve që të luftojnë së bashku kundër trafikantëve të qenieve njerëzore.

Në kontrast me retorikën e saj të ashpër të së kaluarës, Meloni ka thënë në një konferencë ndërkombëtare në Romë se qeveria e saj është e hapur për pranimin e më shumë njerëzve përmes rrugëve legale, sepse “Evropës dhe Italisë i duhet emigracioni”.

“Emigrimi masiv ilegal dëmton çdonjërin prej nesh. Askush nuk përfiton nga ai, përveç grupeve kriminale, që pasurohen në dëm të më të brishtëve, dhe të cilët përdorin fuqinë e tyre edhe kundër qeverive”, është shprehur ajo më 23 korrik, raporton Reuters.

Më herët, këtë muaj, Italia është zotuar se do të lëshojë 452.000 viza të reja pune për qytetarët e vendeve joanëtare të Bashkimit Evropian, nga viti 2023 deri më 2025, duke rritur numrin e lejeve çdo vit në rekord 165.000 më 2025. Më 2019, para se pandemia e COVID-19 ta godiste, Italia lëshoi vetëm 30.850 viza.

Në konferencë, e cila synon të ndërtojë një partneritet ndërmjet shteteve për një varg çështjesh, po marrin pjesë përfaqësues të shumë shteteve, përfshirë Tunizinë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Qipron, Libinë, dhe të Bashkimit Evropian.

“Trafikuesit ndërkombëtarë të njerëzve nuk janë të mirëseardhur në vendin tonë”, ka thënë presidenti tunizian, Kais Saied, në konferencë.

Meloni, e cila drejton një qeveri të krahut të djathtë që nga tetori i vitit të kaluar, po angazhohet për të përfshirë vende të tjera në përpjekjet për të frenuar emigracionin masiv dhe për të luftuar trafikantët.

Arritjet e emigrantëve në Itali janë rritur më 2023, teksa mbi 83.000 njerëz kanë ardhur deri më tani këtë vit, krahasuar me rreth 34.000 gjatë së njëjtës periudhë të vitit 2022.

Meloni ka thënë se fokusi kryesor i konferencës është mbështetja e zhvillimit në Afrikë, me “partneritete jograbitqare afatgjata… të bazuara në respekt reciprok”.

“Perëndimi ka dhënë përshtypjen se është më i interesuar të japë mësime sesa të ndihmojë… dhe kjo e ka bërë më të vështirë arritjen e përparimit për çështje strategjike”, është shprehur ajo.

 

You Might Also Like

Moti me diell dhe me vranësira të shpërndara

Shqipëria shpall ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

Maliqi thotë se siguria në Aeroportin e Prishtinës është shumë e lartë

Belinda Balluku njoftohet për akuzë nga SPAK

Moti sot, me diell dhe vranësira, temperaturat në rritje

Kosova Times July 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Nis mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Kosova Times Kosova Times April 22, 2024
5 persona të lënduar nga aksidenti në Dubravë të Suharekës
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Qarku Fier kërkon dorëheqjen e ministrit Çuçi
Gërvalla: Vota prej 82% në KiE, konfirmim i fuqishëm për Kosovën
Osmani në Alpbach: Kosovë dhe Europa për vlera demokratike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?