By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Digjet një anije mallrash pranë Holandës, vdes një person
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Digjet një anije mallrash pranë Holandës, vdes një person
Rajon / Botë

Digjet një anije mallrash pranë Holandës, vdes një person

Kosova Times
Last updated: 2023/07/26 at 3:42 PM
Kosova Times Published July 26, 2023
Share
SHARE

Një pjesëtar i ekuipazhit të një anije mallrash vdiq të mërkurën në afërsi të Holandës, pasi anija që po transportonte gati 3.000 vetura u kaplua nga zjarri.

Roja bregdetare holandeze tha se anija po vazhdonte të digjej dhe se edhe disa persona të tjera kishin mbetur të lënduar.

Tentimet për ta shpëtuar anijen po vazhdojnë ende pranë Holandës, në një vend të rëndësishëm për shpendët shtegtarë.

Varka dhe helikopterë u përdorën për t’i ndihmuar 23 anëtarët e ekuipazhit pasi ata u përpoqën ta shuajnë zjarrin, tha roja bregdetare në një deklaratë.

Disa nga anëtarët e ekuipazhit u hodhën nga kuverta e anijes në det dhe u kapën nga një varkë shpëtimi, tha kapiteni i varkës së shpëtimit për transmetuesin holandez NOS. Disa pjesëtarë të ekuipazhit pësuan kocka të thyera, djegie dhe probleme në frymëmarrje dhe u dërguan në një spital në Holandën veriore, thanë shërbimet e urgjencës.

“Aktualisht ka shumë anije në vendngjarje për ta monitoruar situatën dhe për ta parë se si të vihet nën kontroll zjarri”, tha në telefon zëdhënësja e roje bregdetare Lea Versteeg. “Por, gjithçka varet nga moti dhe dëmtimi i anijes”.

I pyetur nëse ishte e mundur që anija të fundosej, Versteeg tha se ky “është një skenar që po e marrim parasysh dhe po përgatitemi për të gjithë skenarët”.

Roja Bregdetare dha një përditësim pak para mesditës, duke thënë se situata nuk ishte ndryshuar.

Anija Fremantle po lundronte nga porti gjerman i Bremerhavenit për në portin Said në Egjipt kur u vë në zjarr rreth 27 kilometra në veri të ishullit holandez Ameland.

Vendndodhja e saj është afër një grumbulli ishujsh holandezë dhe gjermanë të njohur për turistët në detin e cekët Ëadden. Kjo zonë është e listuar në Trashëgiminë Botërore dhe përshkruhet nga UNESCO si “një nga zonat më të rëndësishme për zogjtë shtegtarë në botë”.

Shkaku i zjarrit nuk dihej menjëherë dhe nuk ishte e qartë se si ndodhi vdekja e anëtarit të ekuipazhit.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

Kosova Times July 26, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti dhe Vuçiq ftohen në Bruksel

Kosova Times Kosova Times November 18, 2022
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Digjet vetura e Prokurorit Xhelal Bajrami
Refuzohet kërkesa e mbrojtjes së Thaçit për ndryshim të protokollit
LVV: Rekordi i kontratave me procedurë të negociuar në kohën PDK-LDK
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?