By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Masat e BE-së ndaj Kosovës u hoqën sepse triumfuan faktet dhe dështoi propaganda
December 19, 2025
Putin flet për NIS për herë të parë – I dërgoi një mesazh Vuçiçit: Serbia duhet të përmbushë detyrimet e saj
December 19, 2025
Supremja refuzon ankesën e Koalicionit Vakat për kandidaten Ena Krasniqi
December 19, 2025
Si u bë kryeministri belg një gjemb në këmbë për Evropën
December 19, 2025
Ambasada e SHBA-së: Ushtrimi i përbashkët është përkushtim për sigurinë
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: 22 zyrtarët policorë u përjetësuan në historinë e vendit tonë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: 22 zyrtarët policorë u përjetësuan në historinë e vendit tonë
Lajme

Kurti: 22 zyrtarët policorë u përjetësuan në historinë e vendit tonë

Kosova Times
Last updated: 2023/07/26 at 8:01 PM
Kosova Times Published July 26, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka marrë pjesë në shënimin e Ditës Memoriale të Policëve të rënë në kryerje të detyrës.

Fillimisht kryeministri Kurti i shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule të freskëta në Lapidarin e zyrtarëve policorë të rënë në kryerje të detyrës, i cili gjendet në oborrin e përbashkët të ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë.

Para se të bëhej zbulimi i pllakës së Heroit Enver Zymeri në kampin “Belvedere”, kryeministri Kurti, zëvendëskryeministri Bislimi, ministrat Sveçla dhe Haxhiu, dhe Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha bashkë me të birin e Enver Zymerit, Sokol Zymeri, bënë homazhe dhe vendosën lule të freskëta edhe te vendi i rënies së tij me 26 korrik 2011.

Nga kampi Policisë që nga sot zyrtarisht do të bartë emrin e Enver Zymerit, duke përkujtuar 22 pjesëtarët e Policisë së Kosovës të rënë në kryerje të detyrës zyrtare, kryeministri Kurti tha se ata u përjetësuan në historinë e vendit tonë duke dhënë jetën në operacione kundër bandave dhe krimit të organizuar, në operacione për shtrirjen e rendit dhe sovranitetit, në ndërhyrje ndaj dhunës në familje, e në patrullime të rregullta.

“E sot, teksa kujtojmë të gjithë ata, bëhen 12 vjet nga vrasja e Enver Zymerit nga strukturat kriminale. Kampi ku jemi mbledhur këtu, ka qenë dalja e fundit e Enver Zymerit drejt operacionit për shtrirje të sovranitetit dhe ligjshmërisë në dy pikat kufitare me Serbinë”, tha kryeministri Kurti, duke shtuar se Enveri i rritur e i edukuar nga një familje patriotike që ishte e përndjekur nga regjimi serb, pas uniformës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vazhdoi shërbimin ndaj vendit me uniformën e Policisë së Kosovës dhe është shembulli i qytetarit që u angazhua për të kuptimësuar lirinë.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti u tha familjarëve të policëve të rënë në krye të detyrës se sakrifica e bijve të tyre, është shembulli më i mirë që kanë para vetes gjenerata të tëra të Policisë së Kosovës. “Ju i keni dhënë vendit tonë më të dashurit tuaj, teksa ata jetojnë gjithmonë mes nesh. Ata jetojnë në kujtimet më të mira e në përvojat më të vlefshme të kolegëve të tyre në Policinë e Kosovës”, tha kryeministri.

Ai theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës do të jetë gjithmonë përkrah jush e bashkë me ju, për të ndarë së bashku përvojat më të mira e sukseset e shumta për t’u ballafaquar me çdo sfidë që mund të dalë para nesh. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Supremja refuzon ankesën e Koalicionit Vakat për kandidaten Ena Krasniqi

Ministria e Drejtësisë demanton mediat për arrestimin e avokates shtetërore

Eurodeputët kërkojnë të hiqen menjëherë të gjitha masat ndaj Kosovës

Këtë vit janë gjetur gjithsej mbetjet mortore të 22 personave

Ministria e Drejtësisë: Nuk është arrestuar avokatja Nexhmije Karaqi

Kosova Times July 26, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ish-presidenti serb emërohet drejtor i një kompanie kineze në Serbi

Kosova Times Kosova Times October 4, 2024
“Vuçiq nuk zbuloi një gjë”: Si shkruajnë mediat botërore për bisedën telefonike mes presidentit të Serbisë dhe Putinit?
Rreth 15.000 refugjatë afganë largohen prej Pakistanit brenda 24 orëve
Çitaku: 2023-ta, viti më i dështuar në politikën e jashtme
Arrestohet zëvendëskryetarja e Leposaviqit, dyshohet se sulmoi një qytetare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?