By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Biznes mbi humbjet: industria e funeraleve në Rusi lulëzon mes luftës dhe arkivoleve në rresht”
December 19, 2025
Jashari e shefi i Mbrojtjes së Lituanisë flasin për situatën e sigurisë
December 19, 2025
Një dron rus Orlan u rrëzua në Turqi
December 19, 2025
A mund të shpërthejë një luftë e madhe në Evropë?
December 19, 2025
Një shtetas rus është ndaluar në Izrael me dyshimin për spiunazh për Iranin
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lideri i Koresë së Veriut ia reklamon raketat e ndaluara ministrit rus
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Lideri i Koresë së Veriut ia reklamon raketat e ndaluara ministrit rus
Rajon / Botë

Lideri i Koresë së Veriut ia reklamon raketat e ndaluara ministrit rus

Kosova Times
Last updated: 2023/07/27 at 12:49 PM
Kosova Times Published July 27, 2023
Share
SHARE

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, e shoqëroi liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, në një ekspozitë ku u paraqitën raketat balistike të ndaluara të Koresë së Veriut. Dy përfaqësuesit e Rusisë dhe Koresë së Veriut u zotuan të rrisin lidhjet mes dy vendeve, raportoi të enjten media shtetërore e Koresë së Veriut.

Ministri rus, Shoigu, dhe një delegacion kinez, përfshirë një anëtar të Byrosë Politike, mbërritën në Korenë e Veriut këtë javë për 70-vjetorin e përfundimit të Luftës së Koresë, të festuar në Korenë e Veriut si “Dita e Fitores”.

Raketat e shfaqura në ekspozitë ishin ndaluar me rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të dhe ishin miratuar edhe nga Rusia dhe Kina. Por, këtë javë ato u panë në sfond gjatë shfaqjes së solidaritetit mes tre vendeve të bashkuara shkaku i rivalitetit të tyre me SHBA-në, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.

Fotot e medias shtetërore tregonin liderin e Koresë së Veriut dhe të ftuarit e tij në një ekspozitë të disa prej raketave balistike të Veriut. Një tjetër imazh tregoi atë që analistët thanë se dukej të ishte një dron i ri.

Një analist tha se inspektimi i Shoigut në vizitën e raketave të Koresë së Veriut sugjeroi pranimin nga Rusia të programit bërthamor të Koresë së Veriut.

“Udhëtimi personal i Shoigut dhe gatishmëria e Shoigut për t’u fotografuar me Kimin gjatë këtij turneu është dëshmi se Moska është e kënaqur me modernizimin e vazhdueshëm bërthamor të Koresë së Veriut”, tha Ankit Panda nga Fondacioni Carnegie me seli në SHBA.

Kjo vizitë e Shoigut përbën vizitën e parë të një ministri rus të mbrojtjes në Korenë e Veriut që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.

Për Korenë e Veriut, ardhja e delegacioneve ruse dhe kineze shënon hapjen e parë të madhe ndaj botës që nga pandemia e koronavirusit.

Shoigu i dha liderit korean një letër nga presidenti rus Vladimir Putin, raportuan mediat koreano-veriore.

Kim Jong-Un falënderoi Putinin për dërgimin e delegacionit ushtarak të udhëhequr nga Shoigu, duke thënë se vizita kishte thelluar marrëdhëniet “strategjike dhe tradicionale” midis Koresë së Veriut dhe Rusisë.

“Ai shprehu vazhdimisht besimin se ushtria dhe populli rus do të arrinin suksese të mëdha në luftën për ndërtimin e një vendi të fuqishëm”, thuhet në deklaratën e Kim Jong-Un të publikuar nga mediat shtetërore (KCNA).

KCNA nuk iu referua luftës në Ukrainë, por ministri i mbrojtjes i Koresë së Veriut, Kang Sun Nam, u raportua të ketë thënë se Koreja e Veriut mbështet plotësisht “betejën” e Rusisë për drejtësi dhe për mbrojtjen e sovranitetit të saj.

You Might Also Like

Biznes mbi humbjet: industria e funeraleve në Rusi lulëzon mes luftës dhe arkivoleve në rresht”

Një dron rus Orlan u rrëzua në Turqi

A mund të shpërthejë një luftë e madhe në Evropë?

Një shtetas rus është ndaluar në Izrael me dyshimin për spiunazh për Iranin

Ekipet ukrainase, amerikane dhe evropiane do të zhvillojnë bisedime të reja në SHBA të premten

Kosova Times July 27, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Trajneri i Trepçës: Fitoren ia dedikojmë nënës së Drilon Hajrizit, Sadetes

Kosova Times Kosova Times April 30, 2023
Argjentina e nis me fitore Kupën e Amerikës
Ministria e Shëndetësisë hap tender për pajisje mjekësore për klinikat e QKUK-së
Gjenerali Qehaja zbulon skenarin: Serbia do të kërcënojë sërish me përdorim force, nuk do ta pranojë këtë plan!
Kryeministri Kurti mirëpriti familjarët e shkrimtarit të ndjerë, Moikom Zeqo
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?