By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Afati për regjistrimin e votuesve nga diaspora mbyllet nesër
August 28, 2025
Ndërron jetë punëtorja e RTK-së, Sylvie Bajrami
August 28, 2025
Krasniqi: Ilmi Ramadani, figurë e shquar e rezistencës dhe shtetndërtimit
August 28, 2025
I është dhënë lamtumira e fundit veprimtarit Ilmi Ramadani
August 28, 2025
Berisha: Nuk i njohim zgjedhjet, ishin farsë elektorale
August 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lamtumirë miku im Haqif Mulliqi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Lamtumirë miku im Haqif Mulliqi
Lajme

Lamtumirë miku im Haqif Mulliqi

Kosova Times
Last updated: 2023/07/27 at 7:55 PM
Kosova Times Published July 27, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Ilir MUHARrEMI

Kaltërsia e qiellit bëhej verbuese dhe përvëluese. Dielli ishte ngjitur sipër dukej si një copë diamanti që shkëlqen.  Matanë horizontit pikturohet një figurë me sy të butë, është plot mirësjellje, dëgjohet një zë melankolik dhe frymëmarrje e rënduar.

Vdekja ankuese, tu afrua me hap hajduti, erdhi si pronare, por prapë mik i dashur je pronar i vetes tënde sepse e shohë fytyrën tënde atje matanë këtij horizonti .

Trupi pozon  i mbuluar me këto copa druri që ta ndalin frymëmarrjen. Vdekja është e lirë, është qëllim, por jo të gjithë e duam, ajo na do neve në realitetin e vet. Trupi yt sot pranon kurora lulesh të cilët më pas do të thahen në altarin e jetës. Tashmë sheh veten, duke hedh hapa drojshëm, nga kjo dërrasë e cila më vonë do kalbet, dëgjon pëshpërimën e zemrës që gatitej për horizontin e ri, e trupi po shndërrohet në ajër. Nga ky ajër raporti yt është i ndërsjellët me ne materie të vdekura, ose kufoma të gjalla që picërrimi i dritës tënde futet në porret tona. Shpirti e ndjen raportin tënd, por nuk e besojmë. Besojmë vetëm kur vdesim vet, mungesë argumenti mbi të vërtetën të cilës drita i bën ballë dhe shpall protagonistin.

Vdekja është më reale se jeta. Të vdesësh sot, nesër, pasnesër, pas një viti, e njëjta gjë është. Ndjehu i lirë sepse tashmë portat e triumfit të shpirtit u hapen dhe u krijua një vend ndoshta i ri ose ndoshta përsëritje shekujsh.

Personazhet e dramave, qëndisje e thellë filozofike, nuanca absurde, drejt një fundi pa fund, pa fillim, ndodhi, shkëputje, tension dhe tension. Personazhet u ringjallen nga dramat, të shikojnë, hedhin valle, prekin fytyrën tënde, disa të tërheqin, të zgjohesh nga ajo dërrasë monotone e cila zëvendëson shtratin tënd. Shijes i humb kuptimi, ngjyrat fitojnë tone  çudake, personazhet vërtiten rreth teje, kërkojnë replikën, konceptin regjisorial, presin këshillën, disa presin rendin t’i vije ta thonë tekstin, disa kërcejnë, vallëzojnë, këndojnë sepse festojnë përjetësinë. Vijat regjisoriale kalojnë në pronësinë  e personazheve të dramave, dikund në tekst shkruan “Pauzë”, vetat stepen, presin ta vazhdojnë dialogun, dialogu fillon nga pyetje të shkurtra, pa përgjigje, tashmë përgjigjet heshtin. Matanë personazheve qëndrojnë predikuesit e vdekjes së shpejtë. Ata thirren si stuhitë e së drejtës, shkundësitë e drejtë të pemës së jetës, ata u krijuan dhe u thirrën nga vet njerëzit, të cilët krijojnë vetëm gjëra tokësore. Personazhet vazhdojnë tekstin, dialog, dialog, pauzë, replika. Kaltërsia e qiellit vazhdon të jetë shumë përvëluese.

You Might Also Like

Joaquin Phoenix dhe Brad Pitt do të prodhojnë një film për një vajzë të vrarë nga ushtria izraelite

Festivali i Këngës i RTK-së do të mbahet më 6, 7 dhe 8 nëntor

Woody Allen i përgjigjet kritikave për pjesëmarrjen e tij në Javën e Filmit në Moskë

Koncert solemn për 115-vjetorin e lindjes së Shën Nënë Terezës

Gjakova dhe pasioni për librat

Kosova Times July 27, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
ShowBiz

Bella Hadid heq sytjenat e saj me një fustan të tejdukshëm ndërsa mahnite në Kanë

Kosova Times Kosova Times May 20, 2024
Trump refuzoi ftesën e Kamalës në debatin e CNN: “Është tepër vonë, votimi ka filluar”
Turqine e pret nje spektakel: Stambolli zgjidhet për Lojërat e katërta Evropiane
Horoskopi ditor për 3 maj 2025
“Përbindëshi i deteve” – ky është transportuesi më i madh i automjeteve në botë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?