By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 dhjetor
December 10, 2025
Babai iku nga makina që po digjej dhe e la vajzen (2) te digjet?!
December 9, 2025
Një ushtar rus me kontratë, duke u kthyer nga robëria, qëlloi dhe vrau shtatë nga ushtarët e tij.
December 9, 2025
Heshtja e Pekinit: Evropa dështon ta bindë Kinën të ushtrojë presion mbi Rusinë
December 9, 2025
Zelenski publikoi një plan të rishikuar, BE është afër një vendimi të rëndësishëm
December 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rasti i Klan Kosovës, reagon presidentja Osmani
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rasti i Klan Kosovës, reagon presidentja Osmani
Lajme

Rasti i Klan Kosovës, reagon presidentja Osmani

Kosova Times
Last updated: 2023/07/29 at 8:02 AM
Kosova Times Published July 28, 2023
Share
SHARE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me vendimin e MINT-it për mediumin Klan Kosova.

“Liria e mediave nuk është privilegj, por një e drejtë themelore që mbështet funksionimin e një shoqërie demokratike. Është detyrë e secilit në shoqërinë tonë që ta vlerësojmë lirinë e mediave, ta mbrojmë atë dhe të krijojmë kushte për të, në përputhje me kornizat e përcaktuara me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës sonë. Respektimi i Kushtetutës dhe i ligjeve janë thelbësore për ruajtjen e rendit, drejtësisë dhe kohezionit social”, ka thënë Osmani, njofton Presidenca.

Osmani ka thënë se promovimi i lirisë së medias brenda kufijve të ligjit, sikurse edhe mbështetja ligjore e fjalës së lirë dhe të drejtës për informim janë “parime bazike të shoqërisë sonë, të cilat burojnë edhe nga akti më i lartë juridik i shtetit tonë”.

“Çdo dilemë ligjore rreth rastit të licencës së mediumit Klan Kosova, duhet të sqarohet deri në fund nga instancat përkatëse të sistemit të drejtësisë të Republikës së Kosovës. Presidentja e Republikës pret që kjo të bëhet duke zbatuar ligjin, pa ndërhyrje, bazuar në parimet e paanshmërisë dhe integritetit”, ka thënë tutje presidentja e vendit.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve ka marrë sot vendim për refuzimin e ankesës së Shoqërisë Tregtare “Klan Kosova sh.p.k.”.

Kështu, ky Komision ka konstatuar se ARBK-ja “në shkallën e parë, ka vendosur në përputhje me ligjin kur e pezulloi certifikatën e biznesit të Klan Kosovës sh.p.k.”. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kurti: Kosova drejt një shteti më të drejtë dhe të përgjegjshëm

Shoqëria civile kundër sulmeve ndaj gjyqtarëve

Sulmi në Ibër-Lepenc, FBI konfirmon prezencën e të pandehurve në Varagë

Ushtarët turq të KFOR-it patrullojnë në kufijtë e Kosovës

Basha priti ambasadorin e Gjermanisë, Reiner Rudolph

Kosova Times July 28, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kuitni

Horoskopi ditor për 25 shkurt

Kosova Times Kosova Times February 25, 2024
Higjiena në shkollat e kryeqytetit vazhdon të mbetet në nivel të ulët
Horoskopi ditor për 2 tetor 2025
Mjegull e madhe, Policia bën apel për kujdes gjatë vozitjes
Martynov: Kemi të bëjmë me një të çmendur që ka një bombë bërthamore dhe kjo është arsyeja kryesore pse Putini vazhdon të vrasë pavarësisht sanksioneve perëndimore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?