By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash
October 10, 2025
70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
October 10, 2025
Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe
October 10, 2025
Trump dërgon 200 trupa në Izrael
October 10, 2025
Kush e merr sot Nobelin e Paqes?
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Igor Simiç: Pa shtensionim nuk ka kuptim të flitet për zgjedhjet në veri të Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Igor Simiç: Pa shtensionim nuk ka kuptim të flitet për zgjedhjet në veri të Kosovës
Lajme

Igor Simiç: Pa shtensionim nuk ka kuptim të flitet për zgjedhjet në veri të Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2023/07/29 at 6:38 PM
Kosova Times Published July 29, 2023
Share
SHARE

Përfaqësuesi i Listës Serbe, subjektit kryesor politik të serbëve të Kosovës, Igor Simiç, tha në një intervistë me programin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës se pa shtensionimin e situatës në veri të Kosovës është e pakuptimtë për flitet për zgjedhje të reja.

Igor Simiç së bashku me zyrtarin tjetër të Listës Serbe Slavko Simiç qëndroi në Uashington për takime me zyrtarët amerikanë, në kuadër të diskutimeve mbi situatën aktuale në veri të Kosovës dhe mundësitë e uljes së tensioneve.

Tensionet në veri u rritën në fund të muajit maj kur kryetarët shqiptarë të komunave veriore, morën detyrën me mbështetjen e policisë pas zgjedhjeve lokale të muajit prill të cilat u bojkotuan nga serbët.

Bashkimi Evropian kërkon uljen e tensioneve përmes një plani që parasheh pezullimin e operacioneve policore në veri, zhvendosjen e kryetarëve të komunave në zyra alternative dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme me pjesëmarrje të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës.

“Në një atmosferë frike për mbijetesën dhe sigurinë e popullit serb, është e pamundur të zhvillohet një fushatë normale. Është e nevojshme, që ato njësi të posaçme të tërhiqen, kjo është kërkesa e serbëve, kërkesa e Bashkimit Evropian, kërkesa e ShBA-së”, tha zoti Simiç, duke theksuar se fillimisht duhet të shtensionohet situata e pastaj të flitet për zgjedhjet.

Qeveria e Kosovës është pajtuar për hapat e parë të uljes së tensioneve, duke zvogëluar praninë e njësive të policisë me 25 për qind në ndërtesat komunale në veri, duke u hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme.

Igor Simiç tha se bashkëbiseduesit e tij në Uashington shpresojnë që do të ndodhë shtensionimi, për të cilin ai shprehet i rezervuar.

Mbi 90 pjesëtarë të forcave paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja u plagosën më 29 maj në përleshje me protestuesit serbë në veri. Zoti Simic thotë se ishte Prishtina ajo që krijoi një situatë nxitëse që çoi në përleshje “fatkeqe”, të cilat “nuk dërguan një pamje të mirë”. Megjithatë, sipas tij, prania e trupave të NATO-s në veri është e domosdoshme për të ruajtur paqen dhe sigurinë e komunitetit.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha gjatë javës se zgjedhjet në katër komunat në veri të vendit nuk mund të mbahen pa u shtensionuar plotësisht situata, ndonëse institucionet po përgatiten për mbajtjen e tyre.

You Might Also Like

Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash

70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe

Moti në Shqipëri i kthjellët me vranësira të pakta

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.

Kosova Times July 29, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gjenerali i Forcave Ajrore të SHBA-së u bën thirrje vartësve të përgatiten për luftë me Kinën në vitin 2025

Kosova Times Kosova Times January 28, 2023
Egjipti është i gatshëm të pranojë amerikanët nga Gaza, por Hamasi ndalon kalimin
Krasniqi: Asnjëherë s’kam qenë i përfshirë në vrasje e burgosje
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshimet në ligjin mbi ndarjet buxhetore
Si u takua Melania me Donald Trump dhe u bë një nga gratë më të fuqishme në botë: Këto foto ia ndryshuan jetën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?