By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 26 nëntor
November 26, 2025
Kurti: Behar Topilla mbetet një nga dëshmitarët më të fuqishëm të masakrave
November 25, 2025
Elezi: Nesër fillon afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës
November 25, 2025
Dënohet me 6 vite burg për tentativë vrasjeje A.H. nga Peja
November 25, 2025
Vdes Behar Topilla, i mbijetuari i vetëm i masakrës së Shavarinës në Drenas
November 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shkrimtarit Ismail Kadare i jepet nënshtetësia e Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Shkrimtarit Ismail Kadare i jepet nënshtetësia e Kosovës
Kulturë

Shkrimtarit Ismail Kadare i jepet nënshtetësia e Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2023/08/01 at 3:15 PM
Kosova Times Published August 1, 2023
Share
SHARE

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se shkrimtarit të famshëm shqiptar, Ismail Kadare, i është dhënë nënshtetësia e Kosovës.

Sipas njoftimit, presidentja Vjosa Osmani të martën ka nënshkruar dekretin e nënshtetësisë për Kadarenë, dhe ai do t’i dorëzohet autorit gjatë një vizite të saj në Shqipëri në një periudhë të afërt.

Presidentja, pas nënshkrimit të dekretit, citohet të ketë thënë se “dhënia e nënshtetësisë ikonës së letërsisë shqipe, shkrimtarit Ismail Kadare është nderim i shtetit të Kosovës për krijuesin, i cili vazhdimisht është pikë e rëndësishme referimi për shqiptarët kudo në botë”.

“Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj ndihen të nderuar nga personaliteti i shquar i kombit, shkrimtari ynë i përmasave botërore, Ismail Kadare, i cili me krijimtarinë e tij ka afirmuar gjuhën, kulturën dhe traditën tonë”, ka thënë Osmani.Ismail Kadare, këtë vit është dekoruar me urdhrin “Hasan Prishtina”, urdhër i cili jepet nga Presidenca e Kosovës për personalitetet më të shquara të kulturës, artit, dhe shoqërisë.

Autor i romaneve si “Prilli i thyer”, “Kronikë në gurë”, “Kështjella”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, si dhe shumë veprave tjera, Kadare, 87-vjeçar, është një nga figurat më të njohura të letërsisë shqiptare që nga vitet 1960.

Ai ka fituar shumë çmime për letërsi në mbarë botën përgjatë karrierës së tij, si dhe është përmendur disa herë si kandidat i mundshëm për dhënien e çmimit Nobel në Letërsi.

Veprat e tij janë përkthyer dhe botuar në rreth 30 gjuhë.

You Might Also Like

Show time`, drama e autorit Haqif Mulliqi, premierë në Teatrin e Podujevës

Ngjyrat më të bukura të flokëve të dimrit për vitin 2025: Këto janë nuancat luksoze kafe dhe blu që do të shënojnë sezonin

Modelja që fitoi vendin e 4-t në Miss Universe hoqi dorë nga titulli i saj: Mos lejoni që ata të na përcaktojnë se kush jemi

Trashëgimia kulturore shqiptare jehon në Medvegjë gjatë ‘Nëntor Lugine’

Aktorja franceze Brigitte Bardot u shtrua në spital

Kosova Times August 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rama poston foton me homologen italiane: “Motra nga Shqipëria, vëllai nga Italia”

Kosova Times Kosova Times August 17, 2023
Punëtorët e RTK-së pa paga në Ditën Botërore të Televizionit
Depay firmos me Corinthians në Brazil
Prigozhin për ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane: “Kemi ndërhyrë, ndërhyjmë dhe do të ndërhyjmë”
Spanja, Franca dhe Portugalia arrijnë marrëveshje për ndërtimin e tubacionit të gazit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?