By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi 8 Shkurt 2026
February 8, 2026
Katër persona humbën jetën nga orteqet në Italinë veriore
February 8, 2026
Rriten çmimet në bujqësi, ASK publikon statistikat
February 7, 2026
Haradinaj viziton Ambasadën e Kosovës në Uashington dhe inkurajon stafin
February 7, 2026
Pentagoni i jep fund marrëdhënieve akademike me Harvardin
February 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kushtetuesja: Shkarkimi i Bordit të RTK-së, antikushtetues
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kushtetuesja: Shkarkimi i Bordit të RTK-së, antikushtetues
Lajme

Kushtetuesja: Shkarkimi i Bordit të RTK-së, antikushtetues

Kosova Times
Last updated: 2023/08/01 at 6:38 PM
Kosova Times Published August 1, 2023
Share
SHARE

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se vendimi i Kuvendit të Kosovës më 8 korrik 2021 për ta shkarkuar Bordin e Radio Televizionit të Kosovës nuk është në përputhje me Kushtetutën, por vendimi nuk ka efekt prapaveprues dhe nuk afekton të drejtat e fituara të palëve të treta.

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se shkarkimi kolektiv i bordit të transmetuesit publik për “paaftësi profesionale”, të konstatuar përmes shqyrtimit të Raportit Vjetor të RTK-së për vitin 2020, Kuvendi ka vepruar pa bazë ligjore dhe në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për RTK-në.

Aktgjykimi thotë se Kuvendi ka tejkaluar kompetencat, ka cenuar pavarësinë e transmetuesit publikë, roli i të cilit është thelbësor për lirinë edhe pluralizmin e medieve në një shoqëri demokratike. Gjykata ka vendosur njëzëri që të deklarojë kërkesën të pranueshme dhe të refuzojë kërkesën për masë të përkohshme lidhur me efektet e vendimit të kontestuar.

Gjykata ka sqaruar se Aktgjykimi i Gjykatës, nuk ka efekt prapaveprues dhe nuk afekton të drejtat e fituara të palëve të treta, por kompensimin përkatës kur konstaton shkelje kushtetuese, anëtarë e shkarkuar të bordit mund të ndjekin procedurat përkatëse para gjykatave të rregullta.

Më 8 korrik 2021, Kuvendi i Kosovës shkarkoi Bordin e RTK-së të përbërë nga Sali Bashota, Agron Gashi, Lirim Geci, Fadil Miftari, Ilir Bytyçi, Bajram Mjeku, Petrit Musolli dhe Albinot Maloku.

Sipas njoftimit, Gjykata, ka vendosur njëzëri që të deklarojë kërkesën nga deputetët për Bordin e RTK-së të pranueshme dhe “të refuzojë kërkesën për masë të përkohshme lidhur me efektet e vendimit të kontestuar”.

“Ndërsa, me pesë vota për dhe dy vota kundër, Gjykata ka vendosur të konstatojë që vendimi [nr.08-V-036] i 8 korrikut 2021 i Kuvendit të Republikës së Kosovës për shkarkimin e të gjithë anëtarëve të Bordit të RTK-së nuk është në përputhshmëri me paragrafin 1 të nenit 7 [Vlerat] dhe paragrafin 9 të nenit 65 [Kompetencat e Kuvendit] të Kushtetutës; dhe konstatimi i lartcekur, përkatësisht Aktgjykimi i Gjykatës, nuk ka efekt prapaveprues dhe nuk afekton të drejtat e fituara të palëve të treta”, thuhet në njoftim.

Vendimi nuk do të prekë Bordin e ri të RTK-së. Por Bordi i shkarkuar ka të drejtë të ndjekë procedurat përkatëse në gjykatat e rregullta, sipas njoftimit të Kushtetueses. Vonesën dyvjeçare për të marrë vendim për këtë çështje, Kushtetuesja e ka arsyetuar se deri në dhjetor të vitit 2022, kur ishte dekretuar gjyqtari i radhës, nuk kishte kuorum vendimmarrjeje.

You Might Also Like

Haradinaj viziton Ambasadën e Kosovës në Uashington dhe inkurajon stafin

Kujdes në transit përmes Serbisë, veteranët rrezikohen nga arrestimi

Në vendin e punës, punëtori 43-vjeçar humb jetën

Haradinaj vlerëson mbështetjen e SHBA-së

Kearns: Kërcënimi i konfliktit në Ballkan mbetet gjithmonë i pranishëm

Kosova Times August 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

OKB-ja zgjat mandatin e EUFOR-it në Bosnje

Kosova Times Kosova Times November 2, 2022
Gjithçka gati për Evropianin e Hapur të Xhudos
KQZ: Numërohen 63.60% e vendvotimeve, nis numërimi edhe në veri
VIDEO: Ushtarët izraelitë rrahen në bazë, pamjet bëhen virale
Bajrami: KESCO po përjashton ndërmarrjet në kundërshtim me ligjin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?