By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ja alpinistët e rinj nga Dalmacia që vdiqën në një ortek, njëri vëlla sapo u martua, tjetri pritej së shpejti
October 6, 2025
Dacia në marshin e shtatë: Prezantojne konceptin Hipster
October 6, 2025
Zbulim i ri: Tankerë nga “flota në hije” e Rusisë po derdhin naftë në Mesdhe
October 6, 2025
Zgjedhjet, protestat dhe spreji me piper: Protesta të reja masive në Gjeorgji
October 6, 2025
Çmimi Nobel në Mjekësi u dha për kërkime në imunologji
October 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti para mërgimtarëve: Kosova po shënon progres demokratik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti para mërgimtarëve: Kosova po shënon progres demokratik
Lajme

Kurti para mërgimtarëve: Kosova po shënon progres demokratik

Kosova Times
Last updated: 2023/08/02 at 11:06 AM
Kosova Times Published August 2, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë për nder të Ditës së Diasporës ka organizuar pritje të veçantë për mërgimtarët në ambientet e “Ballkonit të Hapur të Qeverisë”.

Përmes një komunikate për medie bëhet e ditur se kryeministri Kurti njoftoi mërgimtarët e pranishëm mbi progresin e dukshëm demokratik e ekonomik të Kosovës të evidentuar nga të gjitha raportet ndërkombëtare kredibile, duke përmendur kështu rritjen mesatare ekonomike, rritjen e të hyrave tatimore, eksportet e investimet e huaja direkte, njëkohësisht, rritjen e vendeve të punës, miratimin e ligjit për pagën minimale e, së fundmi, edhe ligjin për njohjen e kontributeve të punëtoreve të viteve ‘90-ta, që kryeministri i cilësoi hapa të rëndësishëm në zhvillimin e Kosovës.

Paralelisht me këto progrese, kryeministri Kurti, veçoi se edhe mërgata jonë ka evoluuar dukshëm, vit pas viti, duke e zgjeruar përfaqësimin tonë kombëtar.

“Atë sot e gjejmë në format më të suksesshme në art, në kulturë, në sport, financa, e tash së fundmi edhe përfaqësim politik në shtetet e tyre, nga niveli komunal e deri te ai qendror. Disa prej tyre janë këtu në mesin tonë sonte”, shtoi kryeministri

Tutje, ai i prezantoi mërgimtarët edhe me programin për diplomaci publike “Citizen Diplomacy Fellowship”, që ka për qëllim ndërlidhjen me vendin e origjinës përmes angazhimit profesional, si dhe lansimin e platformës “Shijo Kosovën”, përmes së cilës mërgatës, sidomos gjeneratave të reja, u mundësohet njohja e vendit me anë të aktiviteteve kulturore, sportive e natyrore.

Gjithashtu, kryeministri foli për  lehtësimin e procesit së votimit në pjesëmarrjen e mërgimtarëve, derisa në kuadër të investimeve, kryeministri tha se po themelohet ‘Fondi Sovran’, përmes të cilit bashkatdhetarët tanë mund të bëhen aksionarë në ekonominë e vendit.

You Might Also Like

Kalon kufirin pa deklarim të mbi 10 mijë eurove, Dogana ndal personin

I vihet zjarri një veture në Vushtrri, pronari gjen një bidon benzinë

Policia e rajonit të Prishtinës ekzekuton 151 urdhëresa gjykate

Samiti i Bërdo-Brijunit, Begaj: Së bashku drejt së ardhmes evropiane

Përjashtohet mundësia e vetvrasjes të Ademajt, distanca e armës 2-5 cm

Kosova Times August 2, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Trepça kërkon unitet nga Torcida dhe Plisat

Kosova Times Kosova Times December 11, 2022
Atletico mposht minimalisht Mallorcan e Muriqit
VIDEO: Një fabrikë riciklimi në Stamboll në flakë
Deklarata skandaloze e ambasadorit rus Kalabuhov: “Para luftës Ukraina kishte rreth 40 milionë banorë, tani janë 19 milionë. Njerëzit po ikin sepse…”
Nis votimi për zgjedhjet parlamentare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?