By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ky është hoteli më i mirë në botë – Një grek në 20 më të mirët
November 1, 2025
Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”
November 1, 2025
Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat
November 1, 2025
Varrezat e Diktaturës: Një park i pazakontë në periferi të Budapestit që turistët e adhurojnë
November 1, 2025
Si e fundosi Putini – Lukoilin
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Polonia thotë se Bjellorusia e shkeli hapësirën e saj ajrore, çon më shumë ushtarë në kufi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Polonia thotë se Bjellorusia e shkeli hapësirën e saj ajrore, çon më shumë ushtarë në kufi
Rajon / Botë

Polonia thotë se Bjellorusia e shkeli hapësirën e saj ajrore, çon më shumë ushtarë në kufi

Kosova Times
Last updated: 2023/08/02 at 11:15 AM
Kosova Times Published August 2, 2023
Share
SHARE

Ministria e Mbrojtjes e Polonisë ka thënë se helikopterët luftarakë të Bjellorusisë që kryen ushtrime ushtarake afër kufirit, e kanë shkelur hapësirën ajrore të Polonisë më 1 gusht.

Ministria tha në një komunikatë se i ngarkuari me punë i Bjellorusisë do të thirret në Ministrinë e Jashtme të Polonisë për t’i shpjeguar rrethanat e incidentit.

Në komunikatë thuhej se helikopterët bjellorusë kaluan në hapësirën ajrore polake në një lartësi shumë të ulët, duke e bërë të vështirë detektimin e tyre.

Ministri i Mbrojtjes i Polonisë, Mariusz Blaszczak, e mblodhi në një takim Komitetin e Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes, për të biseduar për këtë çështje, ku edhe urdhëroi rritjen e numrit të ushtarëve në kufi, përfshirë edhe helikopterët luftarakë.

Polonia tha se NATO-ja është njoftuar për këtë incident.

Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë tha se akuzat për shkelje të hapësirës ajrore nga dy helikopterë të ushtrisë bjelloruse “janë të fabrikuara”.

Kjo Ministri tha në Telegram se ato u shpikën nga lidershipi politiko-ushtarak i Polonisë “për ta arsyetuar shtimin e forcave dhe resurseve afër kufirit me Bjellorusinë”.

Polonia, Lituania dhe vendet e tjera në pjesën lindore të NATO-s, kanë shprehur shqetësimin e tyre për një kërcënim të mundshëm nga Bjellorusia, e cila tani strehon mijëra trupa të grupit mercenar, Wagner.

Mijëra mercenarë të Wagner-it kanë mbërritur në Bjellorusi që nga rebelimi jetëshkurtër i këtij grupi në qershor.

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, tha më 29 korrik se një grup prej “100 mercenarëve të Wagner-it” në Bjellorusi janë zhvendosur më afër kufirit polak, duke e quajtur këtë “hap tjetër drejt sulmit hibrid në territorit polak”.

 

You Might Also Like

Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”

Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat

“Bota Serbe”, vëllai i “Botës Ruse”. Ëndrrat e Vulinit, një admirues i Kremlinit

Ukraina ka emëruar ushtarë të rinj të përfshirë në vrasjet e Bucha-s.

Kompani izraelite: Na kontaktoi një përfaqësues i hajdutit nga Luvri

Kosova Times August 2, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Prishtinë: Arrestohet një person, e sulmoi me thikë një tjetër

Kosova Times Kosova Times April 5, 2024
Subvencionohen pajisjet për ngrohje me energji elektrike në kohen kur paralajmërohet krizë energjetike dhe ngritje e çmimeve 
Alarm i kuq për Ballkanin – Një vend do të jetë i pari që do të goditet
ShBA: Kina po forcon makinerinë e luftës ruse në Ukrainë
Zelensky zbulon se sa ushtarë ukrainas vdiqën duke u mbrojtur kundër agresionit rus
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?