By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Supë kremoze me kungull me një shije të parezistueshme
November 2, 2025
Një modele në një edicion të pazakontë, “akullorja shkrihet” mbi të: Dallimi yt është forca juaj
November 2, 2025
Ish-kreu i një burse kriptomonedhash gjendet i vdekur në qelinë e burgut në Turqi
November 2, 2025
Sulm në Angli, nëntë persona luftojnë për jetën. “Të plagosurit po iknin përmes trenit”
November 2, 2025
1,5 milionë meksikanë në paradën për Ditën e të Vdekurve
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dy rusë kërkojnë azil pasi mbërrijnë në ishullin amerikan në Alaska
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Dy rusë kërkojnë azil pasi mbërrijnë në ishullin amerikan në Alaska
Rajon / Botë

Dy rusë kërkojnë azil pasi mbërrijnë në ishullin amerikan në Alaska

Kosova Times
Last updated: 2022/10/06 at 9:20 PM
Kosova Times Published October 6, 2022
Share
SHARE

Dy rusë që thanë se janë arratisur për t’i shpëtuar shërbimit të detyruar ushtarak kanë kërkuar azil në Shtetet e Bashkuara, pasi mbërritën me avion në një ishull të largët të Alaskës, në Detin Bering, njoftoi të enjten zyra e Senatores së Alaskës, Lisa Murkowksi.

Karina Borger, zëdhënëse e Senatores Murkowski, njoftoi se zyra e saj ka qenë në kontakt me Shërbimin e Rojes Bregdetare të Shteteve të Bashkuara si dhe atë të Mbrojtjes së Kufirit dhe Doganave dhe se “dy shtetasit rusë thanë se u larguan nga një komunitet bregdetar në bregun lindor të Rusisë për të shmangur shërbimin e detyrueshëm ushtarak”.

Zëdhënësit e Rojës Bregdetare dhe të Mbrojtjes Kufitare i referuan pyetjet e gazetarëve tek Departamenti i Sigurisë Kombëtare, i cili nuk u përgjigj menjëherë të enjten.

Senatorët e Alaskas, republikanët Murkowski dhe Dan Sullivan, thanë të enjten se individët mbërritën në brigjet e Gambellit, një komunitet i izoluar me rreth 600 banorë, në ishullin St. Lawrence. Deklarata e senatorëve nuk detajon se kur ndodhi incidenti, megjithëse Senatori Sullivan u njoftua për çështjen “nga një zyrtar i këtij komuniteti nga rajoni i Ngushticës së Beringut”, të martën në mëngjes.

Një zëdhënës i Senatorit Sullivan, Ben Dietderich, tha se zyra e tij ka informacion se individët kishin mbërritur në rrugë detare.

Gambell gjendet rreth 320 kilometra në jugperëndim të komunitetit Nome, të Alaskës, dhe rreth 58 kilometra pranë Gadishullit Chukotka, të Siberisë.

You Might Also Like

Ish-kreu i një burse kriptomonedhash gjendet i vdekur në qelinë e burgut në Turqi

Sulm në Angli, nëntë persona luftojnë për jetën. “Të plagosurit po iknin përmes trenit”

1,5 milionë meksikanë në paradën për Ditën e të Vdekurve

Axhenda ndërkombëtare

Zjarr në një dyqan në Meksikë. Më shumë se 20 të vdekur

Kosova Times October 6, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani: Roli i SHBA-ve, kyç për të përfunduar procesi i dialogut

Kosova Times Kosova Times September 19, 2023
Hamasi sulmoi aeroportin afër Tel Avivit, jehojnë shpërthimet, qindra të vdekur në Gaza…
Pothuajse e tërë popullsia civile e qarkut kufitar rus evakuohet teksa Ukraina e vazhdon ofensivën
Kurti kritikon Prokurorinë, i quan “kërmij”: 11 ministri kanë dorëzuar 250 kallëzime penale
Shënohet 81-vjetori i lindjes së Ukshin Hotit, Kurti viziton shtëpinë muze
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?