By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Byroja Kundër Korrupsionit e Ukrainës përballet me akuza për spiunazh mes bastisjeve të SBU-së, pranon ‘rreziqet e infiltrimit’
July 21, 2025
Vdekja e dytë misterioze në kompleksin spanjoll: Ish-oficeri i policisë ukrainase gjendet i vdekur
July 21, 2025
Çmimet e naftës bien nën 69 dollarë
July 21, 2025
Trump publikon videon e arrestimit të Obamës me anë të inteligjencës artificiale
July 21, 2025
Më shumë se 20 vende kanë bërë thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftës në Gaza
July 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dy të arrestuar në 24 orët e fundit nën dyshimin për krime lufte në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Dy të arrestuar në 24 orët e fundit nën dyshimin për krime lufte në Kosovë
Lajme

Dy të arrestuar në 24 orët e fundit nën dyshimin për krime lufte në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2023/08/05 at 5:11 PM
Kosova Times Published August 5, 2023
Share
SHARE

Policia e Kosovës i ka arrestuar dy persona të dyshuar për krime lufte në Kosovë gjatë viteve 1998-1999, në dy operacioneve të ndara në dy ditët e fundit.

I dyshuari me inicialet Ž.Z., u arrestua të shtunën në mesditë në fshatin Lubozhadë në Istog, njoftoi Policia e Kosovës në një komunikatë për media më 5 gusht.

Ai dyshohet për veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë vitit 1998-1999 në Komunën e Istogut.

“Gjatë kohës së luftës në Kosovë në vitin 1998-1999 ka pasur pozitën e komandantit të Nën Stacionit Policor në fshatin Rakosh të Komunës Istogut. I njëjti është sjell në zyrat e DHKL-së ku pritet të intervistohet në cilësi të dyshuarit në prezencë të avokatit mbrojtës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Arrestimi i 69-vjeçarit të shtunën vjen vetëm një ditë pasi hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës e prangosën një të dyshuar tjetër të premten në pikën kufitare në Merdare.

“Këto hetime kanë qenë të përqendruara rreth zbulimit të autorëve të krimeve të kryera në periudhën 1998-1999 në rajonin e komunës së Istogut. Në vazhdën e angazhimeve hetimore është arritur të mblidhen dëshmi dhe prova për krimet dhe kryesit e këtyre veprave penale”, thuhej në njoftimin e Policisë të premten.

Policia tha se hetuesit policorë kanë pranuar dhe përpunuar informata të shumta operative në drejtim të identifikimit, vendndodhjes dhe lokalizimit të të dyshuarit, aktivitetit dhe lëvizjeve të tij, në dhe jashtë territorit të Kosovës, para se ta arrestonin të dyshuarin me inicialet M.P., në pikën kufitare me Serbinë.

“Nga bashkërendimi i aktiviteteve është bërë e mundur të identifikohet një i dyshuar për krime lufte, i cili në kohën e luftës 1998-1999 ishte krye-shef i milicisë në Istog. I dyshuari M.P… me aktvendim nga prokurori i njëjti është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.”

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj arrestimit të M.P., duke e kundërshtuar vendimin e autoriteteve kosovare.

Ai e zbuloi identitetin e të arrestuarit të parë, duke e emëruar si Momir Pantiq, dhe tha se “dje, ai duhej t’i merrte dokumentet në lidhje me pronën e tij në Istog, por në vend të kësaj u arrestua dhe u dërgua në Prishtinë”.

Pantiq besohet se pas luftës është zhvendosur nga Istogu dhe ka jetuar në Mladenovac të Serbisë.

“Prishtina i arreston serbët nën pretekstin për krime lufte dhe i paragjykon ata, duke u dërguar atyre mesazh të qartë se as nuk janë të mirëseardhur e as të dëshiruar në vatrat e veta shekullore”, tha Petkoviq.

You Might Also Like

Kurti për buxhetin e RTK-së: Ligji e thotë se ato ndahen nga Kuvendi

Kurti: VV ka dhënë ofertën ndaj NISMA-s, flasim kur finalizohen bisedimet

Policia në Pejë sekuestron motoçikleta dhe ndëshkon 62 kundërvajtës

Kurti: Deklaratat e Popoviq kërcënim, Vuçiq me deklarata të papranueshme

Osmani pret Orav, flasin për ndikimin e ngërçit përballë raporteve me BE-në

Kosova Times August 5, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ukraina pasqyron demet materiale nga lufta

Kosova Times Kosova Times April 12, 2023
Media ruse: Vuçiq tani pretendon se municionet dhe armët serbe mund të hyjnë në Ukrainë
Pas vendosjes së gurthemelit të QMF-së, Kurti vizitoi prodhuesit vendorë në Gjilan
Musliu: Vendimi për shkarkimin tim është puro politik
Sekretari amerikan i Shtetit mbështet vendimet e Schmidt
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?