By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 19 dhjetor
December 19, 2025
Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në
December 18, 2025
SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi
December 18, 2025
Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë
December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kina publikon dokumentar për aftësinë e ushtrisë për të sulmuar Tajvanin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kina publikon dokumentar për aftësinë e ushtrisë për të sulmuar Tajvanin
Rajon / Botë

Kina publikon dokumentar për aftësinë e ushtrisë për të sulmuar Tajvanin

Kosova Times
Last updated: 2023/08/07 at 4:05 PM
Kosova Times Published August 7, 2023
Share
SHARE

Kina ka publikuar një dokumentar të ri lidhur me gatishmërinë e ushtrisë së saj për të sulmuar Tajvanin. Në këtë dokumentar janë shfaqur ushtarët duke bërë betimin për të dhënë jetën e tyre nëse është e nevojshme, përderisa Pekini vazhdon të ashpërsojë retorikën ndaj ishullit vetëqeverisës.

“Ndjekja e ëndrrave”, një dokumentar me tetë pjesë, u transmetua nga transmetuesi shtetëror CCTV më herët gjatë kësaj jave për të shënuar 96-vjetorin e Ushtrisë Popullore Çlirimtare. Në të u shfaqën stërvitjet ushtarake dhe dëshmitë e dhjetëra ushtarëve, disa prej të cilëve shprehën vullnetin e tyre për të vdekur në një sulm të mundshëm kundër Tajvanit.

Kina pretendon se Tajvani – një demokraci vetëqeverisëse – është pjesë e territorit të saj dhe do të pushtohet edhe me forcë, nëse është e nevojshme.

Media shtetërore dhe ushtria kineze shpesh publikojnë materiale propaganduese, duke shfaqur modernizimin e ushtrisë, por edhe stërvitjet ushtarake.

Këto materiale përdoren për të rritur nacionalizmin kinez dhe për të shfaqur besimin e ushtrisë kundër Tajvanit, dhe në mënyrë implicite, raportet e ishullit me Shtetet e Bashkuara.

ShBA-ja nuk e njeh Tajvanin si shtet sovran, por është zotuar se do ta ndihmojë ishullin që të mbrojë veten në rast të një pushtimi.

Muajin e kaluar, Shtëpia e Bardhë njoftoi për një paketë të ndihmës ushtarake për Tajvanin në vlerë prej 345 milionë dollarësh. Ky vendim u kritikua nga Pekini.

Dokumentari “Ndjekja e Ëndrrave” shfaqi, mes tjerash, stërvitjet ushtarake të quajtura “Shpata e Përbashkët”, në të cilat u simuluan goditjet precize ndaj Tajvanit. Këto stërvitje u mbajtën në prill rreth ishullit vetëqeverisës pasi presidentja tajvaneze, Tsai Ing-wen, vizitoi ShBA-në.

Në dokumentar janë shfaqur edhe tri anijembajtëse kineze duke lundruar me disa luftanije të tjera.

Ushtria kineze muajve të fundit ka dërguar luftanije në Ngushticën e Tajvanit, që janë parë si kërcënim ndaj Tajvanit. Po ashtu, ushtria ka kaluar vijën ndarëse në këtë ngushticë dhe zonën joformale të demarkacionit mes dy shteteve, shpesh për të kundërshtuar ndërveprimet mes Tajvanit dhe ShBA-së.

You Might Also Like

Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në

SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi

Opozita kritikon Vuçiqin për mungesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 30-vjeçar nga Tepelena

Mbetjet e një aeroplani francez pasagjerësh të vitit 1968 gjenden në det pranë Nicës

Kosova Times August 7, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhër-arrest për dy bashkëpunëtorët e ngushtë të Putinit

Kosova Times Kosova Times June 25, 2024
Rikthehet procedura e lehtësuar në Morinë për fundjavat dhe ditët e festave
Woody Allen i përgjigjet kritikave për pjesëmarrjen e tij në Javën e Filmit në Moskë
Frika që pati ShBA-ja 30 vjet më parë për mundësinë e luftës Rusi-Ukrainë
Gurabija ishte në listën e “100 pjatave të vlerësuara më keq në botë”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?