By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Lëvizje dramatike nga Britania: Ata blejnë avionë amerikanë F-35, ata mund të mbajnë koka bërthamore
June 25, 2025
Trump: Të tre objektet bërthamore u goditën në mënyrë perfekte. Mediat nuk i respektojnë pilotët
June 25, 2025
A do të jetë samiti i NATO-s në Hagë më i rëndësishmi që nga Lufta e Ftohtë
June 25, 2025
Axhenda nderkombetare
June 25, 2025
Parashikimi i motit në Shqipëri
June 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bullgaria e ndryshon ligjin për mbrojtje nga dhuna në familje, pas protestave masive
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Bullgaria e ndryshon ligjin për mbrojtje nga dhuna në familje, pas protestave masive
Uncategorized

Bullgaria e ndryshon ligjin për mbrojtje nga dhuna në familje, pas protestave masive

Kosova Times
Last updated: 2023/08/07 at 4:13 PM
Kosova Times Published August 7, 2023
Share
SHARE

Parlamenti i Bullgarisë më 7 gusht i aprovoi ndryshimet në Kodin Penal dhe në ligjin për mbrojtje nga dhuna në familje, pas një rasti tronditës të dhunës ndaj një vajze 18-vjeçare, i cili nxiti protesta masive.

Deputetët, të mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme, i miratuan ndryshimet me 144 vota për dhe 58 kundër.

Këto ndryshime sigurojnë të drejtën për mbrojtje për njerëzit të cilët kanë përjetuar dhunë në marrëdhënie intime, apo për viktimat e dhunës të cilat as nuk janë të martuara me abuzuesin e tyre të mundshëm e as nuk janë në një lidhje dashurie.

Mijërat njerëz protestuan në Sofje dhe në qytetet e tjera bullgare, pasi një grua nga qendra e qytetit Stara Zagora u rrah dhe u ther plot herë me thikë nga i dashuri i vet.

Ky incident ishte bërë publik më 28 korrik, vetëm pasi familja kishte shprehur zemërimin me ritmin e ngadaltë të hetimeve.

Protestuesit e zemëruar bënë thirrje për ndryshimin e legjislacionit dhe për përmirësimin e masave mbrojtëse për gratë, duke bartur banerë me mbishkrimin: “Asnjë grua tjetër më shumë”.

I dyshuari 26-vjeçar, i identifikuar në media si Georgi Georgiev, u arrestua pas sulmit, por një gjykatë në Stara Zagora e liroi atë më vonë, pasi i cilësoi lëndimet e vajzës si të “lehta”.

Ai u arrestua përsëri më 31 korrik, pas zemërimit publik dhe zyra e prokurorit njoftoi se e kishte përshpejtuar hetimin.

Statistikat e policisë bullgare tregojnë se 18 gra u vranë në tre muajt e parë të këtij viti nga të dashurit e tyre të dyshuar. Aktivistët për të drejtat e grave thonë se ky numër është shumë më i lartë.

You Might Also Like

Jashari në takim lamtumirës me atasheun kroat të mbrojtjes

Aktakuzë për punime ndërtimore të kundërligjshme në qendër të qytetit

Kancelari gjerman, përshëndet armëpushimin mes Izraelit e Iranit

“Ra ky ‘mort’ e u pamë.”

Kurti: Rruga Prizren–Tetovë po afrohet, tuneli 6.4km do të lidhë dy qytetet

Kosova Times August 7, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Lumezi: Çfarë keni bërë ju përveç retorikes politike

Kosova Times Kosova Times January 16, 2023
Kancelarja e Austrisë bën thirrje për mbikëqyrje më të madhe të WhatsApp-it pas sulmit të planifikuar të koncertit
Vritet brutalisht një grua e re australiane. Ajo i dërgoi një mesazh shoqes së saj për “burrin e ëndrrave të saj”
Llukashenko heshtë, para hundës i përgatitën sabotazh: I dhanë goditje të madhe rusëve
Kushtet e këqija apo emigrimi, kush po i lë pa punëtorë bizneset?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?