By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kuvendi i Kosovës&Pallati i Dimrit të Madh!?
June 27, 2025
Radman: Ideja e botës ruse ndikoi në idenë e botës serbe
June 27, 2025
Irani pranoi dëmet e mëdha në objektet e tij bërthamore
June 27, 2025
Macut për TASS: Vëllazëria e serbëve dhe rusëve – e pathyeshme, bashkëpunimi me BRICS – një interes strategjik
June 27, 2025
Beogradi dhe Moska po përgatisin një marrëveshje të re shumëvjeçare bashkëpunimi
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti thotë se reforma në drejtësi është domosdoshmëri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti thotë se reforma në drejtësi është domosdoshmëri
Lajme

Kurti thotë se reforma në drejtësi është domosdoshmëri

Kosova Times
Last updated: 2023/08/09 at 12:06 PM
Kosova Times Published August 9, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti mbledhjen e radhës të ekzekutivit e ka nisur duke iu uruar mirëseardhje ministrit të ri të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, derisa e ka falënderuar edhe njëherë për kontributin, angazhimin dhe dedikimin e pashoq, ish-ministrin Armend Mehajn, ndërkaq bashkëshortes së tij i dëshiroi shërim të plotë  dhe të shpejtë.

Më pas Kurti ka folur për personat me vepra kriminale e që lihen të lirë. Tha se drejtësia jonë vazhdon të jetë jo efikase dhe e ngadaltë.

“Janë të shumta rastet kur si pasojë e mosveprimit të sistemit të drejtësisë, persona të ndryshëm me precedentë të shumtë penalë, lëvizin lirshëm, qoftë të liruar nga organet apo edhe të pandjekur fare penalisht, e të cilët rrezikojnë dhe marrin jetën e qytetarëve tanë”, ka thënë Kurti.

Sipas kryeministrit nuk mungojnë edhe rastet më ekstreme tash të njohura edhe për publikun nga dënimi me burgim të përjetshtëm e që instanca e fundit e drejtësisë, Gjykata e Supreme i ka ulur liruar tërësisht nga akuza të pandehurit, në një proces maratonik gjyqësor, të gjykuar dhe rigjykuar.

Tutje ai ka përmendur dënimin e Dardan Krivaqës, i cili privoi nga jeta Marigona Osmanin.

“Në shumë raste, kur ndodhë një krim, po duhet të ngritet shoqëria në mënyrë që të kemi vendim meritor nga Gjykata. Shembull është rasti i fundit me shqiptimin e dënimit me burgim të përjetshëm të vrasësit të së ndjerës Marigona Osmani, pra Dardan Krivaqa. U dashtë një shoqëri e një popull i tërë ta dënojë publikisht krimin, në mënyrë që Gjykata të mund ta nxjerrë një verdikt meritor”, ka shtuar i pari i ekzekutivit.

Për besimin në institucionet e drejtësisë, kryeministri theksoi se niveli i besimit i qytetarëve vazhdon të jetë ndër më të ulëtit në krahasim me institucionet tjera.

“Reforma është domosdoshmëri e Vettingu është zgjidhja. Tash e 5 muaj jemi në pritje që Gjykata Kushtetuese t’i hap sa më shpejtë rrugë jetësimit të kësaj reforme. E koha po kalon. Koha që kalon është kohë e humbur”, ka theksuar kreu i Qeverisë.

“Sipas Raportit të UNDP dhe USAID – Pulsi Publik, i publikuar këtë vit, teksa niveli i kënaqshmërisë për Qeverinë është rritur në mbi 50%, për organet gjyqësore dhe ato prokuroriale trendi i tillë vazhdon të jetë i ulët. Sipas po këtij raporti, kënaqshmëria e qytetarëve për performancën e sistemit të drejtësisë – gjykata dhe prokurorinë është vetëm 29%. Sipas statistikave të gjyqësorit, gjatë vitit 2022 Gjykata e Apelit kishte kthyer në rigjykim plotë 1,754 raste. Ky raport e rëndon sistemin e drejtësisë, e ngulfat atë, e vonon drejtësinë, e humb besimin e qytetarëve, dhe si efekt përfundimtar, në mungesë të ndëshkueshmërisë efikase, rrezikon të inkurajojë krimin dhe kriminalitetin”, ka nënvizuar Kurti.

Kurti falënderoi deputetët evropian për letrën drejtuar SHBA-së e BE-së, të cilët kanë bërë thirrje për një qasje më të ashpër ndaj Serbisë.

“Ne i jemi falënderues të gjithë përfaqësuesve politikë që i janë bashkuar kësaj thirrje të përbashkët dhe e mirëpresim secilin nënshkrim dhe mbështetje të radhës. Ky lloj i mbështetjes na e forcon përkushtimin tonë për de-eskalim të plotë të situatës në katër komunat në veri të Kosovës, angazhimin për demokraci, dhe bindjen për ligjshmëri e kushtetutshmëri”, ka përfunduar Kurti.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës në mesin e 12 pikave në rend të ditës, pritet të miratoi Projek-udhëzimin Administrativ për masat e duhura parandaluese dhe mbrojtëse për ndalimin e pjesëmarrjes së fëmijëve në klubet e natës dhe hapësira të tjera të ngjashme.

You Might Also Like

Kurti, rekrutëve të FSK-së: Po e vazhdoni ëndrrën e luftëtarëve për liri

Komuna e Prishtinës me apel për qytetarët : Priten erëra të forta

Edhe një aktvendim i Komerciales pezullon njoftimin e ZRRE-së

Osmani për rekrutët e rinj: Një zë i vetëm për Kosovën

Kishin fshehur 55 mijë euro në trup, dogana parandalon kontrabandën

Kosova Times August 9, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Ushqehen në Zvicër sulmojnë tifozët vendës!(VIDEO)

Kosova Times Kosova Times December 3, 2022
Në Barcelonë u zhvilluan demonstrata kundër turizmit masiv
Nagelsmann flet para ndeshjes me Danimarkën: Do t`i përmbushim pritjet
Çfarë ajri thithim?
Dy armiqtë e betuar që mbajnë çelësin për përfundimin e luftës në Gazë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?