By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dimiq: Urime Kryeministrit Albin Kurti
December 31, 2025
Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
December 31, 2025
Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimit
December 31, 2025
Abdixhiku: Rezultati i zgjedhjeve nuk ishte ai që synova
December 31, 2025
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë uron Vitin e Ri
December 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ekonomistët: Zvogëlimi i borxhit publik, mungesë e strategjive ekonomike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Ekonomistët: Zvogëlimi i borxhit publik, mungesë e strategjive ekonomike
Lajme

Ekonomistët: Zvogëlimi i borxhit publik, mungesë e strategjive ekonomike

Kosova Times
Last updated: 2023/08/10 at 3:27 PM
Kosova Times Published August 10, 2023
Share
SHARE

Raporti i fundit i BQK-së, për rritjen ekonomike dhe borxhin publik në vend, dëshmon mungesë të strategjive për zhvillim ekonomik dhe tregon varfërinë nëpër të cilën po kalon Kosova. Kështu vlerësojnë njohës të fushës së ekonomisë në vend, duke theksuar se borxhi publik, duhet të merret për projekte të mëdha që ndikojnë në rritje të zhvillimit ekonomik të vendit dhe mirëqenie të qytetarëve.

Banka Qendrore e Kosovës, në raportin “Vlerësimi Tremujor i Ekonomisë”, thekson se në Kosovë, ka një rritje ekonomike prej 4 për qind, përderisa theksohet se borxhi publik ka rënë në 18.1 për qind.  Kjo situatë nuk është reale, vlerësojnë njohës të ekonomisë.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulëzim Rafuna, thotë për Radio Kosovën se çështja e borxhit publik nuk është për t’u mburrur. Ai thotë se Kosova ka hapësirë ligjore për marrje të borxhit publik deri në 60 për qind, por duhet të ketë projekte konkrete, që ta kthejë atë borxh pa sfida përcjellëse.

“Ne duhet të marrim borxh për projekte që ndikojnë në zhvillim ekonomik, mos të mburremi që kemi borxhin më të ulët, por të mburremi që kemi marrë borxh dhe që kemi zhvillim ekonomik dhe që e kthejmë atë borxh pa asnjë problem dhe pa e pas një sfidë të vetme dhe, ideja për ta promovuar që kemi borxhin më të ulët, nuk më pëlqen, por duhet ta promovojmë që të kemi projekte të mira, të lëshojmë para në qarkullim, të kemi projekte që krijojnë vende për rininë që të angazhohet në vendin e vet dhe duke pas zhvillim ekonomik, e kthen edhe borxhin dhe nuk e ke problem, kështu që nuk është mburrje që e kemi borxhin më të vogël, por duhet të mendojmë pse e kemi këtë, pse nuk kemi projekte për ide më të mëdha dhe me hy me marrë borxh publik”.

E duke folur për rritje ekonomike, sipas raportit të BQK-së, ekonomisti Safet Gërxhaliu thotë për Radio Kosovën se kjo është një rritje e kamufluar dhe e pabazë.

“Në këtë kohë të inflacionit dhe në këtë kohë të krizës kur pakënaqësia sociale është në rritje e sipër, vlerësohet se kemi këtë bum ekonomik, nuk i bënë nder askujt. Nuk duhet të krenohemi që kemi borxh të vogël, sepse borxhi i vogël publik dëshmon mungesë të vizionit për zhvillim ekonomik, mungesë të një strategjie  afatmesme apo afatgjatë. Prandaj këto të dhëna na shqetësojnë, dhe fakti se çdo gjë është e bazuar në rritje të konsumit dhe kjo rritje e konsumit është falë inflacionit dhe rritjes së çmimeve, e dëshmon se ende jemi vend I varur nga importi”.

Ndryshe në raportin e BQK-së, kërkesa e brendshme vlerësohet si faktori kryesor që ka kontribuar në rritje ekonomike përderisa investimet vlerësohet të kenë pasur një efekt pozitiv në aktivitetin e përgjithshëm, e konsumi rritje të ngadalësuar, kryesisht për shkak të inflacionit të lartë. Për sa i përket tregtisë së jashtme, BQK vlerëson se eksportet neto kanë pasur ndikim negativ në rritjen e aktivitetit ekonomik.

You Might Also Like

Ismaili: Rritja ekonomike në 2025 përmbyllet me 3.9 për qind

Dogana vendin e parë për zhdoganim në BP, 135 milionë euro më shumë të hyra

ASK: Eksporti në muajin nëntor 2025 mbulon importin me 15,7%

Themelohet Forumi i Sektorit Privat në Kosovë

KESCO bën thirrje për kursimin e energjisë elektrike gjatë orëve të pikut

Kosova Times August 10, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Shiu vërshon Prishtinën

Kosova Times Kosova Times June 23, 2024
Minatorët e Kishnicës në grevë, shkak mosrealizimi i pagës së marsit
KFOR mohon spekulimet për ndalimin e lëvizjes së zyrtarëve të qeverisë ne veri te vendit
Bullgaria ndalon hyrjen e miliarderit pranë Kremlinit
`Miqtë e Amerikës` vendosin flamurin e ri te shtatorja e Clintonit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?